Përfaqësuesit e Dianetit në Gjermani dhurojnë 100 pako ushqimore për Bereqetin, dega në Gjakovë


Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame të Gjakovës, Dr. Valon ef. Myrta me bashkëpunëtorë, priti në takim atasheun për çështje fetare në Ambasadën e Turqisë z. Nevzat Akin me përfaqësuesit e Dianetit në Gjermani, të cilët dhuruan donacion për Shoqatën Humanitare Bereqeti, dega në Gjakovë 100 pako ushqimore për rastet sociale në këtë komunë.

Kryetari Myrta shprehi falënderimet e tij në emër të institucionit për besimtarët nga Gjermania të cilët kanë menduar t’i gëzojnë sado pak familjet nevojtare në Komunën tonë.


[IMG]http://www.islamgjakova.net/uploads/2_1619712018.jpg[/IMG]

[IMG]http://www.islamgjakova.net/uploads/1_1619711927.jpg[/IMG]

[IMG]http://www.islamgjakova.net/uploads/179455587_10226_1619712041.jpg[/IMG]


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Bashkësia Islame e Kosovës shënon 40 vjetorin e përkthimit të parë të Kuranit në shqip