Togo - Përhapja e fesë islame në Togo


Të dhëna statistikore*

Emri ndërkombëtar në anglisht: Republic of Togo.
Emri zyrtar: Republika e Togo-s.
Sistemi i qeverisjes: Republikan.
Sipërfaqja: 56,785 km².
Numri i banorëve: 6.619.000 (2009).
Dendësia: 116.6 (banorë në 1 km²).
Feja: Muslimanë 13.7%, katolikë 27.8%, protestantë 9.5%, grupe të ndryshme krishtere 9.8%, besime lokale 33%, besime të ndryshme 1.2% dhe të pafe 4.9%.
Kryeqyteti: Lome (llogaritet edhe qyteti më i madh në vend).
Qytete tjera: Sokode, Palime, Atakpame, Bassar, Aneho, Bafilo, Vogan, Badou, Kande, Amlame, etj.
Grupet etnike: Afrikanë etnikë 99% (mbi 37 fise, prej tyre më të njohurat: Ewe, Mina dhe Kabye), evropianë, sirianë dhe libanezë 1%
Gjuhët kryesore: Frënge (gjuhë zyrtare) dhe disa gjuhë lokale, si: Ewe, Mina, Kabye dhe Dagomba.
Njësia monetare: Franku CFA (1.00 XOF = 0.0015 EUR).
Data e pavarësisë: më 27 prill 1960 (nga Franca)
Festë kombëtare: 27 prill (Dita e pavarësisë).

Pozita gjeografike

Republika e Togos si një ndër shtetet afrikane bie në perëndim të kontinentit, përkatësisht ka dalje në Oqe-anin Atlantik dhe llogaritet shteti më i vogël për nga sipërfaqja në Afrikën Perëndimore. Republika e Togos, për nga ana tokësore kufizohet me tri shtete fqinjë, nga veriu kufizohet me Republikën e Burkina Fasos me një gjatësi deri në 126 km, nga perëndimi me Republikën e Ganës në një gjatësi prej 877 km, nga lindja me Repub-likën e Beninit me një gjatësi deri në 644 km, ndërsa nga jugu kufizohet me Oqeanin Atlantik në një gjatësi prej 56 km2. Klima në Togo është e ndarë në dy segmente të veçanta. Në jug të vendit, mbizotëron klimë tropikale, me më pak shira se sa në vendet malore të cilat domi-nohen me lagështi dhe me të reshura atmosferike. Në veri të vendit klima i përket natyrës së llojit sudanez dhe me shira gjatë verës. Pra, klima në jug të Togos është e nxehtë dhe me lagështi, kurse në veri gjysmë e thatë. Ndërsa, temperaturat mesatare sillen rreth 27 gradë celsiusë. Sezoni i shirave në jug të vendit shtrihet nga marsi e deri në korrik dhe nga shtatori e deri në nëntor, kurse në veri prej prillit e deri në tetor.(3)
Lome: Kryeqyteti i Republikës së Togos si qyteti më i madh në vend shtrihet në Gjirin e Guinesë dhe lloga-ritet kryeqytet administrativ dhe industrial i vendit, si dhe aty gjendet porti kryesor i vendit. Prania e një raf-inerie në kryeqytet e rritë edhe më shumë rëndësinë e këtij qyteti. Ky qytet u themelua në shekullin e XVIII-të përmes fiseve vendase, ku në atë kohë ishte një fshat i vogël, e që quhej Bay Beach. Mirëpo, në vitin 1882 fsha-ti u bë një qendër kryesore tregtare në vend. Mandej, në vitin 1897 qyteti u bë kryeqytet i vendit. Tani numri i banorëve të këtij qyteti afërsisht arrin deri në 837.437 banorë (sipas vlerësimeve statistikore të vitit 2010).(4)

Përhapja e Islamit

Feja Islame në Togo ka arritur përmes rrugëve treg-tare, e që ishin ndërlidhëse me vendet fqinjë nga pjesa veriore e vendit, përkatësisht përmes shteteve islame të pellgut Niger dhe Sudanit perëndimor. Ky rajon ka qenë i banuar me pedagogë të shumtë muslimanë, të cilët më parë e kishin përqafuar Fenë Islame dhe kishin marrë me vete amanetin e përhapjes së Islamit nëpër vendet përreth. Në fund të shekullit XVIII-të tregtarët muslimanë filluan të vendosën në pjesën veriore të Republikës së Togos, respektivisht pranë udhëheqësit të grupeve idhujtare në pushtet, i cili quhej Orodjobo.
Pastaj, tregtarët muslimanë e ftuan popullatën e këtij vendit dhe udhëheqësin e tyre në Fenë Islame, ku në kuadër të këtij suksesi veçohet hoxhë El Haxh Abdul-lah Teravri, imami i muslimanëve të qytetit Durti, i cili kishte arritur t’a bindë udhëheqësin e fisve idhujtare t’a përqafoj Fenë Islame. Mandej, ky udhëheqës i fiseve idhujtare të vendit pasi që e pranoi Islamin u quajtë Tehari Malum. Mandej, si rezultat i raporteve shumë të mira me tregtarët muslimanë, ky udhëheqës u dha atyre të drejtën e vend-qëndrimit dhe të pronësisë së tokës në vend, ku ndikimi i muslimanëve në këtë rajon u rritë dukshëm dhe Feja Islame u bë fe zyrtare në vend. Ndërkohë, shumë muslimanë të fiseve Husa dhe Fulani erdhën për të mbështetur autoritetin e Tehari Malumit. Pas Luftës së Dytë Botërore, shumë grupe idhujtare të fisit Zengji emigruan nga Togo në Bregun e Fildishtë, të cilat atje kishin përqafuar Fenë Islame, ku me të kthyer të atyre grupeve - tani mus-limane - në Togo numri i muslimanëve u rrit, thirrja në Njëshmërinë e Allahut të Madhërishëm vazhdoi të zgjerohet dhe numri i muslimanëve në mes të fiseve idhujtare u shtua dukshëm. Prandaj, kështu musli-manët ishin prezentë kudo në vend, në çdo qytet e fshat të Republikës së Togos. Kjo atmosferë islame dukej më shumë në qytetet jugore të vendit, se sa në pjesët e tjera, përkatësisht në mes grupeve të fiseve Husa dhe Joruba, të cilat migruan në Togo në gjysmën e parë të këtij shekulli.5

Historia e Togos

Mes shekujve XI-të dhe XVI-të shumë fise afrikane depërtuan nga të gjitha anët në rajonet e Republikës së sotme të Togos. Mandej, mes shekujve XVI-të dhe XVIII-të rajoni bregdetar ka qenë një qendër e rëndë-sishme tregtare për evropianët që kërkonin skllevër, e që si rezultat i kësaj veprimtarie të evropianëve, Togo dhe rajoni përreth tij morri emrin “Bregdeti i skllevërve”. Ndërsa, në vitin 1884 Gjermania pasi që i okupoi regjionet e Togos së sotme, këtë vend e quajti me emrin “Togoland” dhe e shpalli atë protektorat të saj. Mirëpo, pas humbjes së Gjermanisë në Luftën e Parë Botërore vendi u nda në dy pjesë, përkatësisht mes Britanisë së Madhe dhe Francës, ku Togo ra nën mandatin e të dy këtyre shteteve. Ndërsa, pas Luftës së Dytë Botërore, Britania dhe Franca forcuan kontrollin e plotë të tyre mbi rajonin e Togos, duke qenë të përkra-hura nga një vendim i shpallur nga Kombet e Bash-kuara. Pastaj, pjesa e cila ishte nën kontrollin e Britanisë zgjodhi bashkimin me Republikën e Ganës. Ndërsa, pjesa tjetër e cila ishte nën kontrollin e Francës, në vitin 1956 vet Franca ishte ajo që lejoi themelimin e Repub-likës së Togos Franceze në kuadër të Federatës Franceze dhe i dha asaj vetëqeverisje të brendshme. Mirëpo, më datën 27 prill të vitit 1960 vendi fiton pavarësinë e plotë nga Franca dhe u quajt me emrin Republika e Togos.6

Gjendja Ekonomike

Republika e Togos është një vend i varfër, ku bujqësia llogaritet veprimtaria e parë ekonomike në vend. Pra, bujqësia kryesisht shtrihet në pjesën jugore të vendit. Prej kulturave më të rëndësishme në vend kryesisht janë: Kakao, pambuku, qumështi dhe vaji. Ndërsa, blegtoria llogaritet veprimtaria dominuese tek banorët e veriut të vendit. Përveç kësaj, mund të përmendim edhe disa xehe minerale, siç janë: Fosfati, boksiti, hekuri dhe pyjet e disa zonave të vendit që posedojnë pasuri të madhe të drurit. Përgjithësisht, ekonomia e këtij vendi të vogël dhe gjysmë-shkretinor varet shumë nga bujqësia dhe tregtia, në mënyrë që të plotësoj nevojat themelore të popullatës. Megjithatë, Togo ende detyro-het të importoj disa mallra ushqimore bazë. Bujqësia në vend gjithsej akomodon rreth 65% të fuqisë punëtore. Kurse, prodhimtaria e përbashkët e kakaos, qumështit dhe e pambukut siguron rreth 40% nga të ardhurat e eksportit. Ndërsa, pambuku konsiderohet kultura kryesore më fitimprurësja për vendin. Sa i përket nivelit industrial në vend, minerali fosfat llogaritet aktiviteti më i rëndësishëm, ngase e renditë Togon në vendin e katërt, në nivelin global, sa i përket prodhimit. Nxjerrja e përpunimit të fosfatit karakterizohet me kosto të ulët, duke mos anashkaluar edhe karakteristikat gjeografike që Togo i gëzon.7



*Përqindja e përkatësisë së muslimanëve në Togo ka dallime nga një burim në tjetrin, ku në njërin prej tyre përmendet edhe 60%.
1) Vladimir Zoto, Enciklopedi gjeografike e botës, f, 239. Dasara, 2007, Tiranë. Amir B. Ahmeti; Atlas i Botës islame f. 108, 109. Logos-a, 2009, Shkup. Muhammed Atris; Muxhem Buldan El Alem, f. 299. Mektebetul Adab, 2007, Kajro. wikipe-dia.org. www.moqatel.com.
2) www.moqatel.com.
3) www.afran.ir/ar.
4) wikipedia.org.
5) www.al-islam.com.
6) Mu-hammed Atris; f. 300, www.afran.ir/ar.
7) www.afran.ir/ar.



Mr. sc. Samir B. AHMETI


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

"Disiplinë dhe rregull" - Visar ef. Koshi