Kryetari i Dijanetit të Turqisë Ali ef. Erbash përfundon vizitën në Kosovë


Kryetari i Dijanetit të Turqisë, Ali ef. Erbash, në shoqërinë e Kryetarit të Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiut Naim ef. Tërnava, ka vazhduar edhe të shtunën pasdite me vizita në institucionet fetaro-arsimore dhe monumentet kulturore e fetare në territorin e Kosovës.

Ai këtë të shtunë, pas vizitës që i bëri Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës dhe inspektimit të punimeve në xhaminë qendrore në Prishtinë, Ali Erbash vazhdoi me vizitë në Komunën e Mamushës dhe xhaminë e kësaj komune.

Ali ef. Erbash vizitoi edhe kompleksin e Medresesë së Vogël në Gjakovë, për të vazhduar më pas në institutin e Hivzit në Pejë, institut ky në të cilën nxënësit mësojnë përmendësh Kuranin.




Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Në Gjakovë filloi trajnimi dyditor me imamë, hatibë dhe muezinë (VIDEO)