Fillon therja e organizuar e kurbanëve nga Bashkësia Islame e Kosovës
Menjëherë pas faljes së Namazit të Bajramit, Bashkësia Islame e Kosovës, ka filluar therjen e organizuar të kurbanëve.
Që nga ora 7 e 30 në mëngjes nën organizimin e Bashkësisë Islame të Kosovës, ka filluar therja e organizuar e kurbanëve të cilët janë porositur nga besimtarët vendor dhe ata nga diaspora.
Inspektor nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë thonë se aktualisht çdo gjë po shkon në rregull, kurbanët janë të shëndetshëm dhe mishi po rezulton të jetë cilësor.