Myftiu Tërnava po qëndron në Kajro


Me ftesë të myftiut të Egjiptit, kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, po merr pjesë në konferencën e organizuar nga Myftinia e Egjiptit dhe sekretariati i përgjithshëm i myftinive dhe institucioneve të fetvasë në botë me temë “Institucionet e fetvas në kohën digjitale-sfidat e zhvillimit dhe mekanizmat e bashkëpunimit” e cila po mbahet në Kajro.

Myftiu Tërnava në kumtesën e tij në Konferencë u fokusua dhe theksoi rëndësinë e ngritjes së kapaciteteve të institucioneve fetare me teknologjinë më moderne në kohën e digjitalizimit dhe sidomos përgatitjen dhe ngritjen e kapaciteteve të liderëve fetarë në përdorimin e teknologjisë informative dhe rrjeteve sociale, si dhe përdorimin e platformave dhe aplikacioneve të reja për të përçuar mesazhin e vërtetë dhe mësimet e pastra islame, duke mos lënë hapësirën për grupet e ndryshme ekstreme, që të përhapin ideologjitë e tyre radikale përmes rrjeteve sociale.

Në këtë Konferencë po marrin pjesë mbi 85 delegacione të institucioneve fetare nga shtete të ndryshme të botës. Në ditën e parë të Konferencës, një pjesë e kryesuesve të delegacioneve u pritën edhe nga presidenti i Republikës Arabe të Egjiptit, Abdulfettah al Sisi.

Në këtë Konferencë, Myftiu Tërnava po shoqërohet nga kryeimami Vedat ef. Sahiti.








Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Gara ndërkombëtare e Kuranit në Kosovë: Juria e vlerëson si ndër më të mirat e organizuara deri tani