Tregim inspirues: Kërcimi i madh i bretkosës


Një pasdite të ngrohtë vjeshte një grup bretkosash, po ecnin nëpër pyll, kur papritur dy prej tyre bien në një gropë. Bretkosat tjera, sapo panë se sa e thellë ishte gropa nuk u permbjatën dot dhe filluan t’i thoshin bretkosave të rëna: “Nuk do t’ia dilni kurrë, edhe me gjithë forcën që keni nuk do të mund të dilni. Është shumë e thellë. Tashmë keni marrë fund!”.
Dy bretkosat, duke injoruar komentet, mblodhën gjithe fuqitë që kishin dhe filluan të kercenin për të dalë nga gropa. Beënin kërcime gjithnjë e më të larta, pavaresisht vështirësisë së madhe. Nga lart bretkosat vazhdonin të thërrisnin që të ndalonin, sepse ishte e qartë që nuk do t’ia dilnin dot. Pas disa tentativash njëra nga bretkosat e rëna u bind dhe e la veten të ngordhte. Bretkosa tjeter vazhdonte të hidhej me të gjithë forcën e saj, pa ndaluar, pavarsisht se ishte e rraskapitur. Nga lartë bretkosat tjera vazhdonin të therrisnin: “Mjaft vuajte, hiq dorë dhe lëre veten të ngordhësh, nuk e shikon që është e kotë?”. Surpriza ishte shumë e madhe kur me forcat e fundit që i kishin ngelur bën një kërcim aq të madh sa arrin të dalë nga gropa në të cilën kish rënë. Atëherë bretkosat tjera e pyetën: “ Si ia dole mbanë?”. Bretkosa u shpjegoi që ishte shurdhë dhe që në vërtetë mendonte që thirrjet e tyre ishin thirrje inkurajuese.

Ky tregim na mëson rëndësinë e të qenit të fortë dhe këmbëngulës në çdo kohë, madje edhe në fatkeqësi… dhe gjithashtu t’i injorojmë njerëzit që na dekurajojnë në planet ose projektet tona.
Fjala ka fuqinë e jetës dhe të vdekjes. Një fjalë shkatërruese e thënë për dikë që është poshtë mund të jetë ajo që përfundon duke i shkatërruar atë. Të jemi të kujdesshëm në atë që themi.
Sikur të ishim të shurdhër ndaj gjërave negative dhe të fillojmë t’i inkurajonim të tjerët të bënin diçka? Kjo kohë në të cilën jetojmë do të ishte shumë më mirë për të gjithë…


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Dedikime për Muhamedin a.s. në muajin e Mevludit - lindjes së tij.