Paragjykimi, një sëmundje vrastare!


Në një fshat jetonte një piktorë i shtyrë në moshë. Ai, edhe përkundër faktit që jetonte në një fshatë të vogël ishte shumë i zoti në pikturë. Andaj pikturonte piktura shumë të bukura dhe i shiste me një çmim mjaft të volitshëm.

Një ditë prej ditësh, atij i erdhi një prej skamnorëve të fshatit dhe duke iu ankuar i tha: Ti fiton mjaftë para me pikturat tuaja, por përse nuk i ndihmon skamnorët dhe të varfërit e fshatit?. Përse nuk merr mësim nga kasapi i fshatit i cili edhe pse nuk fiton shumë ai nuk heziton që për çdo ditë të shpërndajë mish falas për skamnorët?. Apo nga bukëpjekësi i fshatit i cili është jo edhe aq i pasur dhe përkundër asaj që ka familje të gjerë, ai përsëri gjen vullnet dhe për çdo ditë shpërndanë bukë falas për të varfëritë e fshatit?.
Piktori i moshuar nuk i tha asgjë! Ai e dëgjoi në heshtje dhe pas përfundimit të ankesave të skamnorit, piktori plak vetëm buzëqeshi. Kjo e hidhëroi skamnorin dhe pasi u largu prej piktorit plak, ai fillojë të përhap fjalën se piktori ishte një koprrac i keq i cili edhe përkundër pasurisë që kishte nuk ndihmonte askënd dhe nuk dhuronte asgjë nga pasuria e tij.
Një shpifje e tillë kishte bërë që i tërë fshati të acaroheshin nga veprimet e piktorit dhe si pasojë e kësaj ata u distancuan prej tij dhe bojkotuan blerjen e pikturave të tij.
Pas një kohe të shkurtër, piktori plak ishte sëmurë... por, ai nuk u vizitua dhe ndaj tij nuk u ofrua asnjë përkujdesje nga banorët e fshatit. Kjo bëri që piktori të vdiste i vetmuar dhe pa u vënë re prej askujt!
Ditët kaluan...
Me kalimin e ditëve, skamnorët dhe të varfëritë e fshatit vunë re se kasapi kishte hequr dorë nga shpërndarja e mishit, e edhe bukëpjekësi bujar tanimë ishte kthyer në një koprrac! Ata kishin hequr dorë nga bamirësia edhe përkundër kërkesave të shumta dhe lutjeve që u bëheshin nga skamnorët.
Pas disa ditësh, dhe pas përkeqësimit të gjendjes së skamnorëve, ata u pyeten rreth arsyes se përse kishin hequr dorë nga ndihmesa dhe përkrahja e të tjerëve...?
Përgjigjja e tyre i kishte habitur të gjithë! Ata, pa hezituar fare, treguan se kjo ishte si pasojë e vdekjes së piktorit! E kjo e shtoi edhe më shumë habinë e fshatarëve ngase nuk e kuptonin arsyen, por kasapi dhe bukëpjekësi u treguan se ata shpërndanin mish dhe bukë falas ngase piktori ua paguante çmimin e sasisë së shpërndarë falas për çdo fillim muaji dhe me që piktori kishte vdekur edhe kjo pagesë ishte ndërprerë. E si pasojë e kësaj, ata kishin hequr dorë nga të ndihmuarit dhe shpërndarja falas e mishit dhe bukës.


Disa njerëz mund të kenë mendim të gabuar ndaj teje, e disa të tjerë mund te të mendojnë më të pastër se uji i reve, por as nuk do te të bëjnë dëm të parët e as që do të të ndihmojnë të tjerët. Ajo që është më rëndësi është realiteti yt, e vërteta jote dhe ajo se si të njeh Zoti ty!.
Mos harro...
Asnjëherë, mos gjyko të tjerët nga pamja e jashtme pasi që në jetën e tij mund të ketë veprime dhe sjellje të cilat po që se i kupton do ndërrosh mendjen dhe bindjen tënde ndaj tij.
Një njeri kishte vdekur në kafene ndërsa tjetri në xhami? Por, mos harro se, i pari kishte hyrë që të ftonte njerëzit për në rrugën e Zotit ndërsa tjetri kishte shkuar në xhami për të vjedhur këpucët e tyre...?
Andaj, nuk jemi as ne e as ju që gjykojmë njerëzit se kush do jetë në Xhenet e kush në Xhehenem!
Lexoje edhe një herë se ndoshta nuk e ke kuptuar si duhet...
Mos i gjyko njerëzit nga pamja e jashtme, ngase Zoti i zemrave e di më së miri se çka në shpirtrat e tyre andaj edhe Atij i takon gjykimi...



Nga arabishtja: Artan Musliu