Tregim emocionues: Një palë çizme dhuratë

Në një shkollë, mësuesja vendosi t’i motivojë nxënësit e saj. Ajo u dha atyre një ese me një temë që secili mund ta zgjidhte vetë, dhe fituesi do të merrte një dhuratë një palë çizme.
Çizmet i vendosi mbi bankë duke i motivuar kështu edhe më shumë fëmijët.
Pas një ore, mbaruan esetë dhe i dorëzuan tek mësuesja.
Ishte shumë e vështirë se kush do të ishte fituesi sepse të gjitha esetë ishin të shkruara bukur. Kush i meriton më shumë çizmet?" - pyeti ajo veten. Çfarë duhet bërë?
Pastaj ajo vendosi: “Do të hedhim short." Ajo i kërkoi secilit fëmijë të shkruante emrin e tyre në një copë letër dhe ta vendoste në një kuti.
Pasi përziu letrat, mësuesja nxori fituese vajzën me emrin WAFFA. Të gjithë fëmijët duartrokitën dhe përshëndetën WAFFA-n, ajo qau nga lumturia, duke përqafuar çizmet e saj.
E kënaqur me ditën e suksesshme, në mbrëmje mësuesja i tregoi bashkëshortit ngjarjen, duke qarë. Ai e dëgjoi, u gëzua, por e pyeti pse po qante pasi gjithçka përfundoi me sukses?
Pastaj gruaja përgjigjet:
E vërteta është se në kutinë me emrat e fëmijëve, të gjitha letrat kishin të njëjtin emër: WAFFA
Fëmijët e dinin për varfërinë në të cilën jetonte vajza e vogël dhe pa menduar për veten e tyre, vendosën ta ndihmonin duke bërë që t’i merrte çizmet.



E huazuar


Artikulli i kaluar
Të mbulosh diellin me dorë
Artikulli radhës
Besimi dhe ndershmëria

Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Simpozium shkencor për Muhamedin a.s. në Gjilan (VIDEO)