Ju jeni rezultat i mendimeve tuaja

Në fillim të vitit shkollor, drejtori i një shkolle fillore i ftoi tre mësues dhe u tha se ata ishin përzgjedhur mësuesit më të mirë në vitin e fundit shkollor. Më pas u tha se këtë vit ata duhet t’i mësojnë tri klasë të përbëra nga 90 nxënës më inteligjentë, por këtë nuk duhet t’ju tregonin nxënësve që mos t’i shqetësonin prindërit e tyre ose prindërit e fëmijëve nga klasat tjera.

Kështu filloi dhe mbaroi viti shkollor, dhe në fund të vitit vlerësimi mesatar i nxënësve në këto tre klasë ishte shumë më i mirë se sa në klasat tjera të shkollës, dhe suksesi i tyre ishte 20 deri në 30% më i mirë se mesatarja e të gjitha shkollave të zonës.

Drejtori i ftoi mësuesit dhe i pyeti se çfarë mendimi kishin dhe si e arritën këtë. Ata i thanë se kjo ishte një përvojë e mrekullueshme, dhe se puna e tyre u bë më e lehtë nga fakti se ata ishin nxënës të talentuar dhe të suksesshëm.

"Më lejoni t'ju them të vërtetën”, u tha drejtori atyre. “Në të vërtetë, ata nuk ishin nxënës të talentuar, e as inteligjentë siç ju kemi thënë në fillim. Por, ata ishin thjeshtë 90 nxënës të zakonshëm të cilët i kemi shpërndarë në ato tre klasë që ju i mësuat.

Mësuesit e hutuar pyetën: "Po, a jemi atëherë ne ata që kontribuan në suksesin e nxënësve?"

Drejtori u tha: "Tani më lejoni t'ju pranoj edhe një të vërtetë tjetër. Në një fletë letre kisha shkruar emrat e të gjithë mësuesve të shkollës, më pas i mbylla sytë dhe vura gishtin në tre emra - ata ishin emrat tuaj".

"Pra, atëherë cila është arsyeja?" pyetën ata.

"Arsyeja është se që nga fillimi keni pasur një qëndrim se do të arrini sukses në bazë të informacionit i cili ju ka bindur se do të keni sukses të jashtëzakonshëm, dhe kështu keni arritur rezultat, pa marrë parasysh se informacioni nuk ishte i saktë."



Nga kjo përvojë mund të nxjerrim disa mësime:

- Ju jeni rezultat i asaj që mendoni.
- Ajo që ju shpresoni do t'ju ndodhë, me ndihmën e Allahut xh.sh.
- Asaj që i frikësoheni - ajo do t'ju ndodhë.
- Bashkëpunoni në të mirë dhe do të keni sukses.
- Në rrethanat më të këqija mos mendoni për problemin, por si ta zgjidhni atë problem.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Shkolla Verore mirëpret fëmijët nga data 6 korrik