Shitësi i tullumbaceve dhe fëmija me ngjyrë


Një shitës tullumbacesh kishte ditë që nuk kishte shitur asnjë tullumbace

Ideja që i erdhi në mendje, ishte t’i fryjë disa tullumbace me gaz heliumi e pastaj t’i lëshojë në ajër. Me këtë ai dëshironte t’ju tërheq vëmendjen e kalimtarëve.

Kështu ai filloi dhe e lëshoi një tullumbace të bardhe, pastaj një të verdhë, e më pas një të kuqë, blu e kështu me radhë.

I mahnitur nga fluturimi i tullumbaceve, një fëmijë me ngjyrë iu afrua dhe e pyeti shitësin:
- Xhaxhi! Po një tullumbace me ngjyrë të zezë a mund të fluturojë?"

I mahnitur nga kjo pyetje, shitësi u përkul, e puthi në balle fëmijën dhe i tha:
- Padyshim që fluturon. Ajo që e bën tullumbacen të fluturojë nuk është ngjyra, por energjia e tij e brendshme.

_______________


Ajo që na nxit drejt përmbushjes së ambicieve tona dhe drejt suksesit është energjia jone e brendshme, është besimi dhe siguria që kemi tek Krijuesi Fuqiplotë, është vullneti ynë, ambiciet, vendosmëria...


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Në Gjakovë filloi trajnimi dyditor me imamë, hatibë dhe muezinë (VIDEO)