Gjatë orës së mësimit, mësuesja e matematikës përpara nxënësve, në dërrasën e zezë filloi të shkruaj: nëntë herë një barazi me nëntë, nëntë herë dy barazim me tetëmbëdhjetë,… te gjitha shumëzimet e numrit nëntë me numrat tjerë deri tek e fundit nëntë herë dhjetë barazi me tetëdhjetë e nëntë. Pasi shkruajti këtë ajo u kthye nga nxënësit dhe vuri re se të gjithë ishin duke qeshur.
Mësuesja i pyeti se cila ishte arsyeja që ata po qeshnin. Në fillim, nxënësit hezituan, por pastaj njëri prej tyre u ngrit në këmbë dhe tha:
- Mësuese, rreshtin e fundit e ke shkruar gabim: nëntë herë dhjetë nuk bëjnë tetëdhjetë e nëntë, por bëjnë nëntëdhjetë.”
Pasi dëgjoi këtë, mësuesja buzëqeshi dhe tha:
- Rreshtin e fundit e kam shkruar gabim për një qëllim, sepse sot dua t’ju mësoj një gjë shumë të rëndësishme.
- Siç mund ta shikoni, nëntë rreshta i kam shkruar saktë, por askush nga ju nuk e vlerësoi këtë. Gjithsecili prej jush vuri re vetëm një gabim dhe për këtë ju qeshët dhe më vutë në lojë. Prandaj kjo është këshilla që kam për ju:
- Shumica e njerëzve në botë janë kështu, ata nuk do t’i vlerësojnë mijëra gjëra të mira që keni bërë, por me patjetër do t’ju kritikojnë edhe për një gabim të vetëm që mund të keni bërë. Askush nuk është i përkryer dhe ne të gjithë bëjmë gabime. Kështuqë, edhe nëse njerëzit do t’ju kritikojnë, mos lejoni që kjo t’ju dekurajoj. Gjithmonë bëni mirë dhe ndihmoni të tjerët, edhe nëse askush nuk e vë re atë. Sepse edhe një gjë e mirë, sado e vogël qoftë, do të jetë një ndihmë e madhe për një person në nevojë.
E huazuar ...