Tregim këshillues: Hiqe gurin nga ai vend biri im


Babë e bir punonin në kopsht. Babai pa një gur afër të birit, dhe i tha: “Hiqe gurin nga ai vend biri im, sepse aty do të mbjellim një lule të bukur.”
Me të dëgjuar babanë, djaloshi i përvoli mëngët dhe filloi punën. Por, përkundër përpjekjeve të shumta nuk arriti që ta lëvizte gurin nga vendi. I lodhur dhe i djersitur i tha të atit: “Babi, nuk mund ta bëj, guri është shumë i rëndë.”
“Përpiqu sërish”, i tha babai. “Përdori të gjitha mënyrat tuaja për ta larguar gurin nga ai vend.”
Djaloshi u përpoq sërish duke i përdorur të gjitha mënyrat që i kishte, por megjithatë nuk kishte forcë ta largonte gurin nga vendi. Pas të gjitha përpjekjeve djaloshi u demoralizuar dhe filloi të qajë.
Duke dëgjuar djalin e tij duke qarë, i ati erdhi me vrap, u ul pranë tij dhe i tha: “Pse po qan? Ti mund ta lëvizësh këtë gur. Të thashë të përdorësh të gjitha mënyrat për ta lëvizur atë gur.. apo jo?”
“E bëra. Babi u përpoqa të hiqja atë gur, por nuk munda ta bëja”, i tha djali me një shikim të trishtuar.
“Por, ti nuk i përdore të gjitha mynyrat. Më ke harruar mua i dashur. Pasi kishe nevojë për ndihmë, pse nuk më përfshive edhe mua në “mynyrat” tuaja?” i tha babai.
Me të dëgjuar këto fjalë inkurajuese, djaloshi u ngrit dhe tani me ndihmën e babait të tij, me lehtësi e largoi gurin e madh nga vendi i tij.


Mësimi:

Kur dështojmë në betejat e jetës dhe ndihemi të dëshpëruar, nuk duhet të harrojmë se ne nuk jemi vetëm, në jetën tonë ekzistojnë edhe të tjerë. Në fakt kjo është esenca e ekzistencës së tyre, të na ndihmojnë atëherë kur vetëm nuk ia dalim dot.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Shkolla Verore mirëpret fëmijët nga data 6 korrik