Një ditë një baba i pasur e dërgon të birin ta kaloj natën në një familje shumë të varfër, me qëllim që të sheh se si jetojnë njerëzit që nuk kanë shumë para për të shpenzuar.
Të nesërmen, gjatë kthimit në shtëpi, babai e pyet për mësimin që kishte marrë nga e gjithë kjo.
"Ishte një përvojë shumë e bukur” Iu përgjigj i biri. “Unë mësova se ne kemi një qen, ndërsa ata i kanë katër. Ne kemi një pishinë shumë të bukur, por ata kanë një lumë. Ne kemi një çati transparente, por ata kanë qiellin me yje dhe hënë. Ne kemi një tarracë të madhe me kopsht të bukur, por ata kanë pyllin ... Sot mësova se sa të varfër jemi!”
Nga ne varet se si i shikojmë gjërat që i posedojmë
Nëse kemi shëndet, miq, dashuri, mendime të mirë e të pastra, aftësi për të dalluar të mirën nga e keqja - ne kemi çdo gjë në jetë.
Ndalu një moment dhe mendo:
A je i pasur apo i varfër?