Mbreti dhe shërbëtori i tij i menqur

Një mbreti kishte dhjetë qen të egër, të cilët i shfrytëzonte për t’i torturuar shërbëtorët e tij që bënin gabime.

Një ditë njëri nga shërbëtorët e japi një mendim të gabuar që mbretit nuk i pëlqeu aspak. Kështu ai urdhëroi që shërbëtori të hidhej te qentë e egër.

Shërbëtori i frikësuar i tha mbretit: "O mbret im, unë ju kam shërbyer për dhjetë vite, si mund të ma bëni këtë? Ju lutem, më jepni dhjetë ditë para se të më hidhni te qentë e egër!”
Mbreti e pranoi lutjen e shërbëtorit dhe i dha dhjetë ditë.
Shërbëtori nuk humbi kohë dhe shkoi te roja që kujdesej për qentë dhe i tha ta lejoj atë që t’i shërbente qenve për dhjetë ditët e ardhshme. Roja i hutuar pranoi dhe shërbëtori filloi t’i ushqejë qentë, t'i pastrojë, t'i lajë dhe të kujdesej për ata.
Kur përfunduan ato dhjetë ditët, mbreti urdhëroi që shërbëtori të ndëshkohej për gabimin e tij dhe të hidhej te qentë. Kur ai u hodh brenda, të gjithë u mahnitën kur panë se si qentë e egër ia lëpinin këmbët e shërbëtorit!
Mbreti, i bezdisur me atë që po shihte, tha:
"Çfarë u ka ndodhur qenve të mi?"
Shërbëtori u përgjigj, "Unë u shërbeva qenve për vetëm dhjetë ditë, dhe ata nuk e harruan shërbimin tim. Ndërsa juve u kam shërbyer për dhjetë vite dhe në gabimin tim të parë, ju i harruat të gjitha!"
Mbreti e kuptoi gabimin e tij dhe urdhëroi që shërbëtori të lirohej.

Mesazhi i këtij tregimi:

Disa njerëz i harrojnë gjërat e mira që i bën një person për ta, sapo ai ta bënë një gabim ndaj tyre. Mos i hidhni gjërat që janë të mbushura me të mira për shkak të një gabimi që nuk ju pëlqen.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Dr. Violeta Smalaj - Prindërimi