Papagalli dhe fjala “La Ilahe ila Allah”

Ishte një hoxhë i cili nxënësve të tij ua mësonte akiden. Ua mësonte fjalën “La Ilahe ila Allah”, ua shpjegonte rëndësinë e kësaj fjale dhe i edukonte në frymën e kësaj fjale.

Një ditë erdhi një nxënës dhe ia dhuroi hoxhës një papagall, pasi e dinte se hoxhës i pëlqenin shumë zogjtë.
Me kalimin e kohës hoxha u lidh aq shumë me papagallin sa që e merrte me vete edhe në ligjëratat e tij, në mënyrë që edhe papagalli ta mësonte shqiptimin e fjalës “La Ilahe ila Allah!”
Dhe ashtu ndodhi, papagalli e mësoi fjalën “La Ilahe ila Allah” dhe e shqiptonte atë ditë e natë.
Pas një kohe nxënësit e gjetën hoxhën e tyre duke qajtur. Kur e pyeten se përse qan, ai u tha se macja ia kishte ngrënë papagallin. Për ta qetësuar nxënësit i thanë se do ta sjellin një tjetër edhe më të mirë se ai. Por, hoxha ua ktheu: Nuk po qaj për këtë, po qaj sepse në momentin kur e sulmoi macja, papagalli filloi të bërtiste me zë të lart deri sa dha shpirt, megjithëse gjithmonë e shqiptonte fjalën “La Ilahe ila Allah”, në momentin kur e sulmoi macja e harroi këtë fjalë dhe vetëm lëshonte bartma. I gjori papagall kur e thoshte fjalën “La Ilahe ila Allah”, e thoshte thjesht pa e ditur domethënien e kësaj fjale, e thoshte vetëm me gjuhën e tij dhe nuk kishte mundësi që këtë fjalë ta ndiej me zemër.
Pastaj hoxha vazhdoi: Kam frikë se mos bëhemi si ky papagall, jetojmë jetën tonë e shqiptojmë fjalën “La Ilahe ila Allah” me gjuhët tona e pastaj kur të na vjen vdekja ta harrojmë shqiptimin e kësaj fjale sepse zemrat tona nuk e njohën këtë fjalë dhe rëndësinë e kësaj fjale.
Nxënësit filluan të qajnë prej frikës së mos sinqeritetit të kësaj fjale “La Ilahe ila Allah”.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Kush është Fadil Rashiti ?