Veprimet e urryera (mekruhet) gjatë ngrënies

Një ndër qëllimet e Islamit është udhëzimi i njerëzve drejt disiplinës në sjelljet e tyre, si dhe ngritja e tyre në
gjitha aspektet. Prandaj, ai e bëri qëllimin e ekzistencës së tyre më të nderuar sesa të ku?zohej në dëshirat materiale dhe tekat e trupit.
Islami e ngriti sjelljen e njeriut në të gjitha aspektet e jetës së tij, dhe nga kjo nuk përjashtoi asnjë aspekt të jetës së njeriut, sado i thjeshtë dhe i parëndësishëm të duket. Kështu, ai për ne ligjësoi etikën e ushqimit dhe pijes, me të cilat ne ruajmë shëndetin e trupit tonë, nëse ato i zbatojmë.
Islami në fushën e të ushqyerit erdhi mesatar, pa anuar nga privimi ndaj ushqimit e as ndaj të ngrënit të pakontrolluar e të tepërt. Në këtë kontekst vuri një rregull të mahnitshme në pak fjalë, kur Allahu tha: “Hani dhe pini e mos e teproni, pse Ai (Allahu) nuk i do ata që e teprojnë (shkapërderdhin).” (El Araf, 31). Ai po ashtu, urdhëroi me agjërimin e një muaji të plotë, një herë në vit, mes tjerash edhe për ta ruajtur shëndetin dhe entitetin e organeve të trupit.
Gjithashtu, udhëzimi i Profetit a.s. erdhi me etikën morale, me të cilën myslimani menaxhon ushqimin dhe pijen e tij, gjë që ajo i shton jetës së tij shoqërore një nuancë të mrekullueshme estetike të sjelljes.
Fokusi i trajtimit tonë këtu, do të jenë gjërat e qortueshme gjatë ngrënies. E pa dyshim se ndër to janë:
Heshtja gjatë ngrënies, sepse kjo i ngjason zjarrputistëve. Prandaj, për t’iu shmangur këtij qortimi, gjatë ngrënies ?itet, por, duhet pasur kujdes që mos ?itet përveçse mirë dhe të mos ?itet diçka nga e cila neveritet apo frikësohet njeriu, siç është përmendja e vdekjes, sëmundjes, etj..(1)
Edhe fryrja e ushqimit të nxehtë, në rast se nxirret zë, si: uf, është e qortuar, ndërsa fryrja pa zë nuk është e qortueshme. Se kjo është e qortueshme, e dëshmon hadithi, të cilin e transmeton Ibën Abasi r.a., i cili thotë: “I Dërguari i Allahut a.s. e ndaloi fryrjen në ushqim dhe pije.”(2)
Ndalimi i përmendur në hadith ka për qëllim qortimin, për shkak të transmetimeve të haditheve të tjera, të cilat e shpjegojnë këtë, ku njëra ndër to është hadithi, të cilin e transmeton Xhuvejrijeh r.a., e cila thotë: “Pejgamberi a.s. e urrente që ushqimi të hahej derisa të hiqej vlimi i avullit.”(3)
Se i Dërguari i Allahut a.s. nuk e hante ushqimin e nxehtë, por priste derisa largohej të nxehtit e lartë të tij, e dëshmon edhe hadithi, të cilin e transmeton Esma bint Ebi Bekër r.a., e cila kur përgatiste bukë të përzier me çorbë mishi, e mbulonte atë me diçka derisa të largohej të nxehtit e lartë, pastaj thoshte: “E kam dëgjuar të Dërguarin e Zotit a.s. të thotë: “Ajo është më e bereqetshme.”(4)
Në lidhje me fryrjen në ushqim, Ibën Bettali, citon nga El-Muhel-lebiu, të ketë thënë: “Ndalimi i të Dërguarit të Allahut a.s. nga fryrja në ushqim dhe pije, nuk është se pështyma që ?uturon në të është e papastër, por është nga frika se ngrënësi do të neveritet, prandaj urdhëroi mirësjelljen në këtë.”(5)
Përpos neverisë, ajo është edhe e dëmshme për shëndetin, siç shprehet El-Hatabiu, i cili thotë: “Ai (Pejgamberi a.s.) e ndaloi fryrjen në enë për dy arsye. Njëra prej tyre është se në të fryhet për shkak të nxehtësisë së saj të madhe, ndërsa ushqimi shumë i nxehtë është i dëmshëm, mandej është një nga shenjat e lakmisë dhe mungesës së vetëpërmbajtjes. Arsyeja tjetër është sepse ai nuk mund të sigurojë se nuk do t’i bjerë diçka nga pështyma dhe kështu do ta neveritë atë që ha. Meqenëse, neveria në çështjen e ushqimit dhe pastërtisë, është natyrë e shumicës së njerëzve, Pejgamberi a.s. e ndaloi atë që të mos prishej ushqimi për ata që duan të hanë dhe për këtë kuptim, Zoti e urren frymëmarrjen në të.”(6)
Është e qortuar gjithashtu ngrënia e pjesës së jashtme të bukës, apo vetëm e pjesës së brendshme të saj dhe hedhja e pjesës tjetër, në rast se bëhet pa arsye, sepse kjo është nënçmim i bukës, ndërsa nënvlerësimi i saj sjell uri dhe thatësirë.(7) Nga kjo bën përjashtim nëse ajo pjesë e lënë e bukës hahet nga dikush tjetër, si dhe në rast së është zgjedhur që është më e butë për shkak të mungesës së dhëmbëve.
Gjithashtu, është e qortuar fshirja e gishtërinjve dhe thikës me bukë, siç veprojnë shumë njerëz, në qo?ë se ajo kafshatë me të cilën është fshirë nuk hahet, por disa dijetarë, këtë e kanë konsideruar të qortueshme absolutisht, pra në të gjitha rastet.(8)
Po ashtu është e qortuar edhe shkundja e duarve mbi enë, për shkak se të tjerët e urrejnë një gjë të tillë dhe çdo gjë që tjetri e urren, ajo është e ndaluar në ushqim.
Prej shprehive të qortueshme, që juristët kanë cekur dhe që kanë këshilluar që të shmangemi gjatë ngrënies, është hapja e gojës gjatë ngrënies,(9) në prani të të tjerëve, gjë që si rezultat i saj vjen deri te nxjerrja e zërit gjatë përtypjes. Tekste të shumta nga suneti kanë ardhur për të ndaluar ngjashmërinë me kafshët në grykësi dhe lakmi gjatë ngrënies dhe pirjes. Prej tyre, hadithi, të cilin e transmeton Ibën Abasi r.a., se Pejgamberi a.s. ka thënë: “Mos pini një herë si pirja e devesë,(10) por pini dy dhe tre herë (me ndërprerje) dhe thoni Bismilah kur ia ?lloni të pini, ndërsa thoni Elhamdulilah kur e lini.”(11)
Gjithashtu, në një transmetim tjetër nga Ibën ebi Husejni r.a., Pejgamberi a.s. ka thënë: “Kur ndonjëri prej jush pi, le të gëlltitë pak nga pak dhe mos gllabërojë (pa marrë frymë).”(12)
Ajo që nënkuptohet me këtë udhëzim profetik është udhëzimi për të pirë ngadalëngadalë, dhe mos të gllabërohet siç bëjnë kafshët, të cilat nxjerrin zhurmë me këtë, shto këtu edhe dëmtimit që i sjell kjo pirësit dhe shqetësimi i atyre që e rrethojnë. Prandaj, themi se prej mirësjelljes së të ngrënit është mbyllja e buzëve gjatë përtypjes, shmangia e tingullit kur përtypet dhe pihet dhe shmangia e të folurit kur goja është plot me ushqim, për ruajtjen e ndjenjave të të tjerëve.
Edhe vendosja e enës apo diçkaje tjetër mbi bukë është e qortuar, sepse të tjerët e urrejnë këtë, dhe sepse ne jemi urdhëruar ta nderojmë bukën, ndërsa në këtë ka fyerje të saj. Po ashtu, është e qortuar e kundërta e kësaj, e që është vendosja e bukës anash enës, në mënyrë që ajo të qëndroj drejt, sepse në këtë ka fyerje të bukës, ndërsa ne jemi urdhëruar ta nderojmë atë. Gjithashtu është e qortuar hedhja e bukës në tokë, sepse Islami e ka obliguar myslimanin që t’i respektojë dhuntitë e Zotit dhe t’i trajtojë ato me mirësjellje dhe në krye të këtyre dhuntive që na ka urdhëruar t’i respektojmë është dhuntia e ushqimit. Ajo që kërkohet nga myslimani është të sillet mirë me ushqimin dhe t’i përmbahet mirësjelljes që Islami nxit në ruajtjen dhe ngrënien e tij, qo?ë vetëm, apo në shoqërinë e të tjerëve. Prandaj, nëse mblidhen copa buke dhe personi nuk dëshiron t’i hajë ato, me to mund t’i ushqejë kafshët dhe nuk duhet t’i hedhë në rrugë, apo diku tjetër, përveç nëse vendosen për t’i ngrënë milingonat apo diç tjetër. Prandaj, nëse njeriu gjen bukë, ose diçka tjetër të ngjashme, në ndonjë vend të papastër, atë duhet ta largojë dhe ta vendosë në ndonjë vend të pastër. Është me rëndësi të theksohet se është e qortuar edhe ngrënia në rrugë, duke qëndruar në këmbë apo duke ecur, për shkak se kjo bie ndesh me virtytet morale, e në veçanti për pronarët me pozita të larta, ku nga ky veprim ulet prestigji i tyre dhe bie nga syri i njerëzve. Kjo ndryshe nga ajo, nëse fshihet prej tyre pas ndonjë perdeje, mbyllje ose muri, e në këto raste nuk është e qortueshme.
Po ashtu, është e qortuar ngrënia nëpër varreza, për shkak të neglizhencës në respektimin e varrezave të besimtarëve dhe marrjes së mësimit për të cilin edhe vizitohen varret.
Përveç rasteve të lartpërmendura, mund të themi se është detyrë e çdo myslimani që të kujdeset për gjithçka që mishëron i vlerat, parimet dhe etikën e fesë së tij. Ai duhet të ketë sjellje të mirë dhe cilësi ?snike, që e bëjnë atë një imazh të bukur të fesë dhe kombit të tij. Ai gjithashtu, duhet të marrë parasysh etiketën e shijes publike që miratohet nga zakonet dhe normat shoqërore, përderisa ato nuk bien ndesh me Sheriatin islam, dhe të shmanget nga veprimet dhe sjelljet që mund të shkaktojnë shqetësim dhe neveri tek ata që e rrethojnë. Imam Jakub ibën es-Sejidi, në lidhje me këtë, ka thënë: “Ai nuk duhet të bëjë diçka që neverit të tjerët”(13), që do të thotë se njeriu gjatë ngrënies duhet të shmanget nga çdo gjë, nga e cila neveriten të tjerët nga ajo.


____________________
1 Ed-Durrer el-Mubaha, fq.34; Mefatihu el-Xhinan, fq.300.
2. Ahmedi, nr: 2817, 5/27, Shejh Shuajbi thotë: “Senedi i tij është sipas kritereve të dy shejhave”.
3. El-Mu’xhem el-Kebir, nr: 172, 24/66. El-Hejthemi, në Mexhma ezZevaid, 5/19, thotë: “E transmeton Taberaniu dhe në të ka një
transmetues të pa emërtuar, ndërsa pjesa tjetër e senedit të tij është i mirë”. ElMenavi, në Et-Tejsiru bisherhi el-Xhami es-sagir, 2/283, thotë: “Senedi i tij është i mirë”.
4. Ahmedi, nr: 26958, 44/521; Ibën Hibani, nr: 5207, 12/67-, Shejh Shuajbi thotë: “Hadithi është i mirë”; El-Mustedrek, nr: 7124, 4/131, El-Hakimi thotë: “Ky hadith është sahih sipas kritereve të Muslimit”. Këtë e miraton edhe Dhehebiu.
5. Sherh Sahih el-Buhari i Ibën Bettalit, 1/291.
6. Garibu el-Hadith, 1/631.
7. Mefatihu el-Xhinan, fq.293.
8. El-Muhit, 5/353;El-Bahru err-Rraik, 8/210.
9. Shih: Ed-Durrer el-Mubaha, fq.49; Mefatihu el-Xhinan, fq.293. Ibën Mulekkin esh-Sha?i, në et-Tevdih li sherhi el-Xhami es-Sahih, 26/94, thotë: “Nëse ngrënësi është mysa?r, le t’i shmanget njëzet e nëntë të metave, që i kemi transmetuar në librin “Fevaid el- Mevaid” - në mesin e tyre e ka përmendur - dhe nuk e bën kafshatën në gojë në atë formë të përthithjes e të dëgjohet zë nga ajo.” Në lidhje me këtë, edhe Ibën el-Imad esh-Sha?i, në Adabu el-Ekel, fq.28, thotë: “Ngrënësi duhet t’i bashkojë buzët kur ha për dy kuptime: e para është se ai sigurohet nga ajo që del nga pështyma në rast të përtypjes dhe kjo mund të bjerë në ushqim, dhe e dyta nëse ai i bashkon buzët në gojën e tij nuk ka mbetur hapësirë.”
10. Siç pi deveja menjëherë, sepse ajo merr frymë në enë. Mirkatu elMefatih, 7/2752.
11. Et-Tirmidhi, nr: 1885, 3/366, dhe thotë: “Ky hadith është i vetmuar”;
ElMu’xhem el-Kebir, nr: 11378, 11/166.
12. Es-Sunen el-Kubra i Bejhekiut, nr: 14659, 7/464 dhe thotë: “Ky është muresel (i tejkaluar).
13. Mefatihu el-Xhinan, fq.294.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Pak, por e vazhdueshme