Falenderimet i takojne vetem Allahut, i Cili dalloj muajin e Ramazanit nga muajt tjere, duke bere agjerimin ne te, shtylle nga shtyllat e Islamit duke thene:
O ju qe keni besuar, u eshte bere obligim agjerimi, ashtu sic u ishte bere atyre qe ishin para jush, keshtu qe te beheni te devotshem. (E-Bekare, 183). Ne Ramazan ka filluar shpallja e Kuranit per te cilin Allahu i Madherishem thote: Ne muajin e Ramazanit ka filluar shpallja e Kuranit, i cili eshte udherrefyes per njerezit, sqarues i rruges se drejte dhe dallues (i te vertetes nga genjeshtra). E kush e perjeton prej jush kete muaj, le te agjeroj, ndersa kush eshte i semure ose ne udhetim, le te agjeroj aq dite nga ditet e mevonshme. Allahu me kete deshiron lehtesim per ju e jo veshtiresim. (te agjeroni ditet e leshuara me vone) qe te plotesoni numrin, te madheroni Allahun per ate se u udhezoi dhe ta falenderoni. (El-Bekare, 185)
Besimtare te dashur!
Qofte i lavderuar Allahu, Krijuesi i boterave. Ai e krijoi njeriun prej balte dhe e sajoi ne formen me te mire. Ai e ngriti mbi krijesat e tjera dhe iu urdheroi melekeve me te aferm te Tij qe ti perulen. E dalloj me mendje, e cila e shnderroi dyshimin e tij ne besim te fuqishem. Ia dha dy sy, gjuhen, dy buzet dhe ia tregoi rrugen e te mires dhe te keqes. Ju dergoj te Derguarit e Tij me lajme te mira dhe qortime.
Kete mesazh ia dergoj secilit mysliman i cili e pret muajin e Ramazanit me shendet dhe fuqi, per ta shfrytezuar ne bindje ndaj Krijuesit te Tij.
Si eshte menyra me e drejte qe t`a presim kete muaj fisnik?
Myslimani nuk duhet lejuar vetit qe te leshoje veprat e mira dhe te dobishme, vecanerisht kur kemi te bejme me ditet e vertetuara qe ne to veprat vleresohen shume me teper se ditet dhe muajt tjere, perkundrazi duhet te garohet ne berjen e veprave te mira, sic thote Allahu i Madherishem: "E per shperblim te tille le te garojne ata qe lakmojne te miren." (El - Mutaffifine, 26)
A duhet lutur ne muajin Ramazan?
Duhet lutur Allahun xh.sh. qe te mundesoje ta presesh muajin Ramazan me shendet dhe rehati per te kryer ibadetet, sikurse agjerimin, namazin, zekatin dhe dhikrin. Transmetohet nga Enes ibn Maliku r.a. qe ka thene: "Kur vinte muaji Rexheb, Pejgamberi s.a.v.s. bente lutjen: "O Allah, na jep miresi-bereqet ne muajin e Rexhebit dhe Shabanit dhe na mundeso ta presim muajin e Ramazanit." Paraardhesit tane te mire kane pasur tradite t'i luten Allahut xh.sh. qe t'ua mundesoje ta presin muajin e Ramazanit, qe Allahu xh.sh. t'ua pranoje veprat e mira qe kane bere ne muajin Ramazan.
A duhet ta falenderojme Allahun xh.sh. qe na mundesoi ta presim muajin e Ramazanit?
Ka thene imam En-Neveviu ne librin "El-Edhkar": "Dije qe eshte e lavderuar (mustehab) per secilin qe i perseritet nje begati e dukshme, ose i menjanohet nje fatkeqesi e dukshme, te beje sexhde falenderimi Allahut te Madherishem ose ta Lavderoje Ate ashtu si i takon Atij." Nuk ka dyshim qe pritja e muajit te Ramazanit me shendet eshte begati e madhe e Allahut xh.sh. ndaj njeriut dhe per kete duhet falenderuar Allahun xh.sh. me vepra dhe adhurime.
A duhet te ndjehemi te lumtur dhe te gezuar per shkak te ardhjes se muajit Ramazan?
Transmetohet qe Pejgamberi s.a.v.s. e ka pasur tradite qe t'i pergezoje sahabet, duke i paralajmeruar ardhjen e muajit te Ramazanit me fjalet: "Ju erdhi muaji Ramazan, muaj i bereqetit, muaj qe Allahu xh.sh. ua obligoj agjerimin, ne te hapen dyert e Xhennetit, ndersa mbyllen dyert e Xhehennemit."
A duhet qe muajin e Ramazanit ta shfrytezojme ne dobi maksimalisht?
Shume njerez, bile edhe ata qe i permbahen fese dhe rregullave te saj, kane planet e dynjase te qarta dhe te pergatitura me precizitet, por pak jane ata qe i kane te pergatitura planet e ahiretit. Shkas i kesaj eshte mungesa e kuptimit te rolit te nje besimtari ne kete bote, apo harresa dhe indiferenca ndaj mundesive te shumta qe Allahu i Madherishem i ofron robit, qe t'i shfrytezoje ne dobi ndaj vetvetes, per te mbetur i fuqishem dhe i vazhdueshem ne fene e tij. Shembull i nje plani te sakte te ahiretit eshte planifikimi si ta shfrytezojme muajin e Ramazanit ne ibadet sa me te madh. Myslimani duhet pergatitur planprogramin sesi t'i shfrytezoje ditet dhe netet e muajit te Ramazanit. Kete qe po e lexon do te ndihmoje ta shfrytezosh muajin e Ramazanit ne bindje ndaj Allahut te Madherishem.
A duhet qe kohen e Ramazanit ta shfrytezojme ne berjen e veprave te mira?
Sigurisht, ngase kush eshte i sinqerte ndaj Allahut xh.sh., Allahu do t'ia lehtesoje rruget e miresise dhe do t'i ndihmoje te beje ibadete. Allahu i Madherishem thote:"... Do te ishte mire per ata te jene besnike ndaj All-llahut." (Muhammed, 21).
A duhet te kemi dituri per rregullat qe jane te lidhur me agjerimin e muajit te Ramazanit?
Eshte obligim i myslimanit ta adhuroje Allahun xh.sh. me dituri dhe nuk ka arsyetim per mosditurine tende kur jane ne pyetje obligimet (farzet) qe Allahu xh.sh. u ka percaktuar roberve te Tij. Prej ketyre obligimeve eshte edhe agjerimi i muajit te Ramazanit, per kete myslimani duhet t'i mesoje dhe studioje rregullat lidhur me agjerimin, para se te filloje muaji i Ramazanit ne menyre qe agjerimi i tij te jete i drejte dhe i pranuar te Allahu i Madherishem. Allahu i Madherishem thote: "... Pyetni pra dijetaret nese ju nuk dini." (En - Nahl, 43).
Si duhet pritur muajin e Ramazanit me vendosmeri te forte, qe t'i leni te gjitha llojet e mekateve me pendim te sinqerte nga te gjitha mekatet e bera dhe vendosmerine, qe me nuk do te ktheheni tek ato?
Muaji i Ramazanit eshte muaj i pendimit, ai i cili nuk pendohet ne muajin e Ramazanit, kur do te pendohet? Allahu i Madherishem thote: "O ju qe keni besuar, pendohuni tek All-llahu me nje pendim te sinqerte ..." (Et -Tahrime, 8).
Çfare funksioni kane ibadetet?
Çdo ibadet i caktuar ne Islam ka se paku dy funksione: i pari eshte rregullimi i raportit tone apo i borxhit ndaj Allahut te Lartesuar, kurse i dyti eshte avancimi apo permiresimi i raporteve tona reciproke. Natyrisht, per Allahun e Lartesuar nuk eshte i nevojshem ibadeti jone. Ibadeti eshte i nevojshem per vete neve. Ai, i Madherishmi, ka krijuar jeten dhe vdekjen dhe ka caktuar ibadetet, ne menyre qe te na sprovoje kush prej nesh do te jete me i mire. Nje nga ibadetet baze, i cili na bene me te mire ne cdo pikepamje eshte agjerimi.
Çfare kuptimi ka fjala agjerim?
Vete fjala arabe per agjerimin (sawm) ne vete barte dy kuptime: kuptimin e te permbajturit dhe kuptimin e heqjes dore. Kuptimi i te permbajturit manifestohet ne ate qe njeriu gjate agjerimit heq dore nga ushqimi, pijet, marredheniet intime dhe kenaqesite e tjera pas te cilave mallengjen shpirti njerezor. Kurse kuptimi i heqjes dore manifestohet ne ate qe gjate agjerimit heqim dore nga mendimet, shikimet, te folurit dhe veprat e tjera te keqija te cilat na prishin pastertine e agjerimit tone. Mos te mendojme se agjerimi perbehet vetem prej abstenimit nga ushqimi, pija dhe kenaqesite intime, sepse agjerimi i plote nenkupton permbajtjen dhe heqjen dore te te gjitha organeve trupore nga ajo qe eshte e keqe dhe e gabueshme. Prandaj, agjerimi eshte mjeti me i mire ta ngadhenjejme vetveten, ti kontrollojme epshet tona, kurse kjo eshte dic e madhe. Per kete agjerimi i ramazanit eshte shkolle unike e riparimit dhe riperteritjes se cilesive morale, me te cilen mesohemi si te sprapsen dhe te mposhten epshet vetjake, e edhe ato te cilat perndryshe jane te lejuara. Pikerisht ketu fshihet urtesia e madhe e dispozitave te fese: Ai i cili eshte ne gjendje ta braktise ate qe e ka hallall ose te lejuar, ai atehere do te jete me i forte dhe me i gatshem ta braktis ate qe e ka haram apo te ndaluar. Pejgamberi a.s. ka thene: Agjerimi eshte gjysma e durimit. Imam Gazaliu ne librin e tij per sekretin e agjerimit e shpjegon ne menyren vijuese: '' ... Caku i agjerimit eshte zbukurimi i nje prej cilesive te Allahut te Madherishem, d.m.th., cilesise se samed-ijetit (vetemjaftueshmerise) dhe pasimit te melekeve ne sprapsjen e epsheve, sa eshte kjo e mundur, sepse meleket jane te pagabueshem. Njeriu gjendet ne shkallen mbi kafshet, sepse e posedon cilesine e arsyes e cila e ndricon rrugen e thyerjes se epsheve, kurse ne shkallen nen engjejt, sepse epshet e perfshijne, dhe ai lufton kunder tyre. Sa here qe personi permbytet, iu bindet epsheve, bie ne boten e qenieve me te uleta dhe i afrohet pozites se kafsheve. Por, sa here qe i mposhte epshet, ngrehet ne boten me te larte, ne boten e 'ilijjn-eve, shkalla e melekeve. Meleket jane afer Allahut xh. sh., dhe kush i ndjek dhe dekorohet me cilesite e tyre, do te jete afer Zotit te Dashur, sikur meleket. (Ihja' 'ulumi'd-din, II, 99-100).
Si behet pergatitja shpirterore per pritjen e muajit te Ramazanit?
Pergatitja shpirterore per pritjen e muajit te Ramazanit behet nepermes leximit te librave islame, fletushkave, degjimit te ligjeratave, te cilat shpjegojne vleren e Ramazanit dhe rregullat lidhur me agjerimin.
Si behet pergatitja per aktivitete te thirrjes-da'ves islame?
Dhenia e keshillave gjithe atyre qe kane nevoje, shperndarja e broshurave apo e fletushkave lidhur me muajin e Ramazanit, pergatitja e ndonje dhurate p.sh., liber, etj., perkujtimi i te varfrit dhe nxitja ne dhenien e lemoshes ndaj te varferve, kurse zekati dhe sadekatul-fitrit te jepet per mirembajtjen e aktiviteteve te ndryshme te bashkesise islame te Kosoves, gje te cilen e ka deshmuar populli yne bujar me shekuj.
Si ta presim muajin e Ramazanit me flete te reja, te pastra dhe te shndritshme?
Me pendim te sinqerte ndaj Allahut xh.sh., me pasim dhe bindje ndaj Pejgamberit s.a.v.s. ne ato qe ka urdheruar apo ka ndaluar, mireso ndaj prinderve, te afermve, bashkeshortes, femijeve dhe brenga per ruajtjen e lidhjes familjare, behu i dobishem per komunitetin ku jeton, per te qene i mire dhe i dobishem per shoqerine. Ka thene Pejgamberi s.a.v.s.: "Me i miri i njerezve eshte ai qe me se shumti u sherben te tjereve." Secili mysliman duhet keshtu ta prese muajin e Ramazanit, sikur tokes se thare qe i nevojitet shiu, sikur te semurit qe i nevojitet mjeku per t'ia dhene ilacin, sikur ai i cili e pret personin e dashur qe i mungon e duhet te vije.
Cilat jane veprat dhe cilesite qe e mbrojne besimtarin?
Abdesi. I Derguari i Allahut, s.a.v.s, ka thene: Abdesi eshte arma e besimtarit. Kur besimtari merr abdes, ate Allahu i Madherishem e mbron nga hamendesimet, epshet, njerezit e keqij, syri i keq dhe magjepses, si dhe nga mekatet.
Duate dhe dhikri. Ne kete teme do te permendim disa dua dhe dhikre, ndaj lusim Allahun xh. sh., qe te na ndihmoje ne leximin e tyre ne mengjes e mbremje, si dhe para se te fleme.
Ajetul-Kursia - Ky ajet ka nje domethenie te madhe tek besimtaret, dhe ata ndaj tij sillen me nje respekt te vecante. Dobite e ketij ajeti mund ti dine vetem ata qe vazhdimisht e lexojne. Per kete arsye, Ibn Kajjimi r.a. thote: E lus Allahun e Madherishem qe te me beje te jetoje deri sa nuk shkruaj vellime librash te komentimit te ketij ajeti dhe gjersa nuk u tregoj njerezve per thesaret e vazhdueshme te cilat jane te fshehura ne te. Megjithate Ibn Kajjimi vdiq para se te arrij ta plotesoj deshiren e tij. Myslimani i cili e lexon kete ajet Kuranor, ai eshte ne mbrojtje te Allahut, xh.sh.
Ajetet e fundit te sures El- Bekare - Aliu r.a., per dy ajetet e fundit te sures El-Bekareh, ka thene:
Habitem me myslimanin i cili bie ne gjume dhe nuk i lexon ajetet e fundit te sures Bekareh.
Suret El-Felek dhe En-Nass - I Derguari, s.a.v.s., njerit prej shokeve te tij i tha: Para se te flesh lexo: Kul-huvallahu-ehad , Kul-eudhu brabbil- felek, dhe Kul- eudhu birabb-nas, dhe keto do te mbrojne nga cdo e keqe.
Dhikri - Nuk ka Zot tjeter pervec Allahut te Madherishem, te Vetmit i cili nuk ka shok, dhe Atij i takon i tere Pushteti dhe Falenderimi. Ai jep jeten dhe vdekjen dhe Ai eshte i Plotfuqishem. Ai i cili lexon keto fjale ne mengjes e mbremje nga njeqind here, premtohet nga Allahu xh.sh. se do te pergezohet me kater te mira. Ka per tiu shkruar njeqind vepra te mira kurse i fshihen njeqind te keqija. Shperblimin do ta kete sikur t`i liroje dhjete rober. Kjo do ti jete mbrojtje prej shejtanit gjate tere dites deri ne mbremje dhe askush ne diten e gjykimit nuk do te vij me dicka me te mire, perpos njeriut i cili ka lexuar te njejten apo edhe me teper nga ajo.
Cila eshte mbrojtja me e mire per myslimanin?
Mbrojtja me e mire per myslimanin eshte leximi i Kuranit dhe fjala La ilahe il-lallah
Si mund qe njeriu te jetoje ne kete bote pa lexuar dic nga Kurani? Si ka mundesi qe ditet dhe netet ti kaloj, e te mos lexoj nga Kurani Fisnik? Nafiu, nxenesi i Abdullah ibn Omerit rrefen se : Ibni Omeri r.a. nuk bente asgje kur ishte ne shtepine e tij, vecse merrte abdes dhe lexonte Kuran.
Ajo qe me se shumti do ta bente te lumtur besimtarin dhe qe do tia hapte zemren e tij, eshte falja e dy rekateve ne pjesen e trete te nates, madje edhe disa minuta para ezanit te sabahut. Ashtu i qete ngrihet per namaz , ne kohen kur Allahu xh.sh., zbret ne qiellin e tokes, atehere kur pjesa dermuese e njerezve flejne, atehere kur nuk ka biseda dhe fjale te kota. Atehere Allahu xh.sh. pyet: A ka ndonje qe lutet, e ta plotesoj lutjen e tij? A ka ndonje qe kerkon dicka, dhe t`i dhuroje? A ka ndonje qe kerkon falje, dhe tia fale atij?
E cmendon per nje besimtare i cili ne keto caste i lutet Allahut te Madherishem? Allahu xh.sh. pyet : A ka ndonje qe kerkon falje? E ti ne ato caste thua: Allahu im me fal mua. A ka ndonje qe lutet, e ti pergjigjem? E ti thua: O Allahu im, pergjigju, me jep mua. Ky pra eshte suksesi me i madh qe mund te arrij besimtari i sinqerte.
Prej veprave qe e mbrojne besimtarin llogaritet edhe falja e namazeve vullnetare-nafileve, veprave te mira vullnetare, per arsye se Allahu xh.sh., ne nje hadith kudsij thote: Robi im vazhdon te me afrohet gjithnje me vepra vullnetare, derisa une ta dua ate. Dhe kur une e dua, atehere Une jam Degjimi i tij me te cilin degjon, shikimi me te cilin shikon.
Punoni sa me shume vepra te mira, qe Allahu i Madherishem tju dhuroj cdo te mire ne kete jete dhe ne jeten tjeter.
I lutemi Allahut te Madherishem, te na dhuroje suksese dhe te beje qe kjo veper te jete sinqerisht per Te dhe ne Emer te Tij!
O Allahu yne i Dashur, na mundeso t`a presim muajin e bekuar te Ramazanit dhe pranoje nga ne, Ti je Ai i Cili Degjon dhe Din cdo gje! AMIN, AMIN, AMIN...
Visar ef Koshi
Kryeimam në KBI Gjakovë