Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e radhës

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, mbajti sot mbledhjen e saj të rregullt, të cilën e hapi dhe e kryesoi kryetari i saj, Myftiu Naim ef. Tërnava.

Kjo mbledhje filloi me lutjet dhe këndimin e një Fatihaje për shpirtin e imamit të xhamisë “Haxhi Ejup” të Vushtrrisë, Hajrullah ef. Musës, i cili ndërroi jetë dhe u varros dje.

Në këtë mbledhje, Kryesia shqyrtoi dhe miratoi Raportin e Kryesisë për vitin 2022, shqyrtoi dhe miratoi Pasqyrën financiare për vitin 2022, shqyrtoi dhe miratoi llogaritë përfundimtare të këshillave të BI-së për vitin 2022, si dhe diskutoi për përgatitjet e mbledhjes së rregullt të Kuvendit të Bashkësisë Islame të Kosovës. Gjatë kësaj mbledhje, po ashtu u shqyrtuan lëndë të ndryshme dhe u morën vendime në bazë të kompetencave që i takojnë kësaj Kryesie.

Myftiu Tërnava falënderoi Zotin për të gjitha begatitë dhe mirësitë e Tij të pakufishme, kurse më pas shprehu falënderime dhe konsideratë për punën dhe angazhimin e të gjithë anëtarët e Kryesisë. Ai, nga anëtarët e Kryesisë, kërkoi që edhe më tutje të vazhdojnë punën e tyre në shërbim të besimtarëve tanë.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Pak, por e vazhdueshme