Ndërpritet për pak çaste derbi Chelsea – Liverpool për të lejuar futbollistët myslimanë bëjnë iftar


Chelsea dhe Liverpooli kanë zhvilluar sonte ndeshjen e mbetur të xhiros së tetë në Premierligë.
Përballja e cila u zhvillua në stadiumin “Stamford Bridge” në Londër është ndërprerë në minutën e 25-të, shkruan lajmi.net.
Arsyeja e ndërprerjes së ndeshjes për pak çaste ishte që t’u jepet hapësirë futbollistëve mysliamanë që agjërojnë të bëjnë iftar.
Treshja e “Bluve” të Londrës, Koulibaly, Fofana dhe Kante u panë në pamje duke prishur agjërimin.
Federata Angleze e futbollit para muajit të shenjtë të Ramazanit u kërkoi gjyqtarëve të Premierligës të ndërpresin takimet në mënyrë që futbollistët që agjërojnë të bëjnë iftar.
Ndërprerje të ndeshjeve për të njëjtën arsye janë përsëritur edhe në takimet tjera të elitës së futbollit anglez.



Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Kush është Fadil Rashiti ?