Haxhi 2023 fillon zyrtarisht - haxhinjtë nisën për në Mina

Haxhinjtë nga e tërë bota u nisën nga qyteti i shenjtë i Mekës për në luginën Mina, duke filluar kështu ritualet e Haxhit
Pas kryerjes së ritualit të tavafit në Qabe, ata janë nisur për në Mina ku do të kalojnë natën në kampet e përgatitura për ta.
Më pasl, gjatë ditës së martë haxhinjtë do të dalin në rrafshnaltën e Arafatit për të kryer njërin nga ritualet themelore të haxhit, ku qëndrojne deri në mbrëmje.
Pas lutjeve të bëra, besimtarët do të kenë mundësi të vizitojnë kodrën Jebel-i Rahme (Kodra e mëshirës), ku thuhet se janë takuar njeriu i parë Ademi dhe gruaja e tij Hava.
Pas qëndrimit në Arafat, besimtarët do të marrin rrugën drejt Muzdelifes, dhe më pas do të kthehen në Mina, për të kryer ritualin e “hedhjes së guralecëve” në tre vendet e quajtur “xhemrat”.
Hedhja e guralecëve, simbolizon luftën kundër djallit.
Të mërkurën, muslimanët anembanë botës fillojnë kremtimin e Kurban-Bajramit