Simboli i së mirës dhe i së keqes

Gjyshi ishte ulur para kasolles së tij bashkë me nipin e vet. Te dy bashkë shikonin dy qenë që po ziheshin me njëri-tjetrin. Njëri prej qenve ishte i bardhë, ndërsa tjetri ishte i zi. Ata vazhdimisht ziheshin me njeri-tjetrin para kasolles së gjyshit.


Fëmija mendonte se vetëm njërin prej tyre mjafton për mbrojtjen e kasolles, dhe nuk e kuptonte pse gjyshi e mbante edhe atë tjetrin. Pastaj atij i interesonte pse njëri kishte ngjyrë të bardhë, ndërsa tjetri ngjyrë të zezë. Andaj e pyeti me kureshtje gjyshin:


Gjyshi buzëqeshi dhe i tha:


"Ata për mua janë dy simbole. Simboli i së mirës dhe i së keqes. E mira dhe e keqja luftojnë vazhdimisht brenda nesh njëlloj si këta dy qenë që po i shikon. Kur i shoh ata, në mendje gjithmonë më vjen kjo që të thashë. Për këtë arsye, gjithmonë i mbaj pranë."


Fëmija mendoi se nëse ka një betejë, duhet të ketë edhe një fitues. Kështu që i bëri edhe një pyetje tjetër gjyshit:


"Gjysh i dashur! Cili e fiton këtë betejë sipas teje?"


Gjyshi e shikoi nipin me një buzëqeshje të ëmbël dhe ia ktheu:


"Cili? Ai që e ushqej më mirë, nipi im i dashur!"


 


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Dr. Violeta Smalaj - Prindërimi