Një gjarpër ishte turrur pas një xixëllonjeje. Sapo ishte gati ta hante, xixëllonja i thotë:
- “A mund të të pyes diçka?”
- Gjarpri i tha: “Zakonisht nuk u përgjigjem pyetjeve të viktimave të mia, por po bëj një përjashtim, je e lirë të pyesësh.”
- Xixëllonja e pyeti: “Të kam bërë diçka?”
- “Jo.” - u përgjigj gjarpri.
- “A jam në listën tënde të ushqimit?
- “Jo” - u përgjigj gjarpri.
- “Atëherë pse dëshiron të më hash?”
- Gjarpri u përgjigj: “Nuk duroj dot të shoh dritën tënde, prandaj dua të të ha.”
Morali: Ndonjëherë edhe nëse nuk i bëni asnjë të keqe askujt, madje edhe nëse bëni çdo lloj mirësie, prapë e pësoni nga dikush. Sepse ata nuk e kanë dritën që e keni ju, prandaj bezdisen nga drita juaj dhe ju xhelozojnë (ju kanë smirë, zili, haset).
Përgatiti: Enes Koshi