Ishte njëherë një vaiz (ligjërues), sapo u ngjit në minber, ngriti duart dhe filloi të lutej: "O Zot, mëshiroi ata që ua presin njerëzve rrugën, njerëzit e këqij, rebelët, ngatërrestarët! Mëshiroi të gjitha zemrat e kafeneve dhe atyre që tallen me njerëzit e mirë."
I thanë: "Ne deri më tani nuk kemi parë një zakon të tillë. Nuk është fisnike të bëhet lutje për ata që kanë devijuar (nga rruga e drejtë)."
Ai u përgjigj: "Unë ua kam parë hajrin atyre, prandaj lutem për ta. Aq shumë kanë bërë të këqija, zullum dhe tortura, sa që në fund më shpëtuan nga e keqja dhe më bashkuan me njerëzit e mirë. Sa herë që i jam kthyer dynjasë, prej tyre kam përjetuar tortura, vuajtje dhe rrahje. Për këtë arsye i jam bashkuar njerëzve të mirë. Këta njerëz të këqij mua më sollën në këtë rrugë. Ishin shkaku i mirësisë sime, prandaj unë lutem për ta."
Robi i drejtohet Zotit të tij nga dertet dhe kaderi. Ankohet për qindra vështirësi që e kanë goditur, dhe Allahu i thotë: "Tani ke parë, në fund vuajtjet dhe dertet të sollën në këtë situatë që t’më lutesh Mua, dhe të përmirësuan. Ti ankohesh për atë që të largon dhe të shtyn nga porta Jonë, që të largon nga rruga jote. Në realitet, secili armik është ilaçi yt, të sjell dobi që të ikësh prej tij, të tërhiqesh dhe të kërkosh mirësinë e Allahut."
Për këtë arsye profetët u përballën me aq shumë poshtërime dhe vuajtje. Vuajtjet që ata përjetuan ishin shumë më të mëdha se ato që ka përjetuar e gjithë bota. Vështirësitë që i përjetuan ata nuk i ka përjetuar asnjë grup tjetër njerëzish.
Nëse Allahu të sprovon me ndonjë bela, bëj durim dhe ji i kënaqur. Belaja që vjen nga Miku të pastron. Nëse një person sheh hajr në një bela, atëherë ajo bela bëhet e ëmbël. Kur një i sëmurë sheh se është shëruar, ilaçi i hidhur i bëhet i ëmbël.