Njëherë e një kohë jetonte një lypës, i cili lypte pranë xhamisë ditëve të premte pas namazit të xhumasë.
Atij i lejohej të lypte për shkak së jetonte në kushteve shumë të vështira.
Megjithëse ishte një lypës, ai i kushtonte shumë rëndësi predikimeve që jepeshin gjatë hutbes së xhumasë.
Në njërën nga ato predikime imami foli për rëndësinë e fitimit hallall, se lutja nuk do të pranohet nga ata që pasurinë e tyre e fitojnë nga gjërat e ndaluara. Pasi dëgjoi këtë, lypësi vendosi të pranojë lëmoshë vetëm nga ata njerëz që dinte se pasurinë e tyre e fitonin hallall.
Fitimet e tij ditore u zvogëluan, por ai mbeti i vendosur në vendimin e tij.
Erdhi dita kur lypës u shpërngul për në botën tjetër.
Megjithëse ishte vetëm një lypës, funerali i tij i ishte sikur i një mbreti. Shumë njerëz të rëndësishëm të atij vendi e përcollën xhenazen e tij, sepse ata dinin për sakrificën e madhe që ai bënte çdo ditë, në mënyrë që të mos e shkelte urdhrin e Allahut.
Të dashur lexues, ky tregim na mëson që të jemi të kujdesshëm dhe t’i përmbahemi sinqerisht dhe me vendosmëri urdhrave të Allahut gjatë jetës sonë, pa marrë parasysh veshtirësive eventuale, dhe të shpresojmë që për këtë Allahu i Madhërishëm të na lartësoj në këtë botë dhe tjetrën.