Bisedë me të urtin

 


Tregon një njeri:


Ëndërrova duke folur me të urtin.
- Pra, ti dëshiron të bisedosh me mua. – më tha i urti.
- Nëse ke kohë. – i thashë.
I urti buzëqeshi: - Kohën time m’u në këtë e shfrytëzoj. Çka dëshiron të pyesësh?
Çka më së shumti të befason te njerëzit? – e pyeta.
I urti u përgjigj: - Fëmijëria u duket monotone. Nxitojnë të rriten, e pastaj përsëri dëshirojnë të jenë fëmijë. Harxhojnë shëndetin për të arritur pasuri, e pastaj e harxhojnë pasurinë për ta kthyer shëndetin. Mendojnë për të ardhmen duke harruar të tashmen. Në këtë mënyrë nuk jetojnë as në kohën e tashme e as në të ardhmen. Jetojnë sikur nuk kanë për të vdekur kurrë, e pastaj vdesin sikur nuk kanë jetuar asnjëherë.
Pastaj e pyeta: - Si prind, çfarë këshilla jetësore do t’ju jepje fëmijëve tu?
- Të mësojnë se askush nuk mundet me forcë t’i detyrojë t’i duan. Të mësojnë se më e vlefshme nuk është ajo që e posedojnë, por kush janë në jetë. Të mësojnë mos të krahasohen me tjerët. Të mësojnë që i pasur nuk është ai që ka më shumë, por ai që i duhet më pak. Të mësojnë që mjaftojnë disa sekonda që ta lëndojnë personin e dashur, e pastaj nevojiten vite të tëra që ta shërojnë. Të mësojnë t’i falin të tjerët. Të mësojnë që me të holla mund të blihet çdo gjë, pos lumturisë dhe kënaqësisë. Të mësojnë që dy persona mund të shikojnë një gjë të njëjtë, por e shohin ndryshe. Njerëzit do të harrojnë çfarë ke thënë. Njerëzit do të harrojnë çfarë ke bërë. Por, asnjëherë nuk harrojnë çfarë ndjenja ke zgjuar tek ata! Të jetosh d.t.th. të rritesh përbrenda në vetvete. Nuk është jetë nëse nuk dimë ta duam veten dhe tjerët. Ajo që nuk dhemb nuk është jetë. Ajo që nuk kalon nuk është lumturi.
Sa shpesh hidhërohemi kur bëjmë ndonjë gabim në jetë, dhe sa herë një dështim na humb shpresën. Por, përsëri jemi pak të vetëdijshëm që m’u ato gabime na formësojnë jetën tonë dhe na orientojnë. Përcaktimi i Zotit është vërtet i befasishëm kur shohim që ndonjë mossukses është shkas i triumfit tonë në ardhmëri.
Gëzoju çdo dite tënde, jeto jetën me kreativitet, dhe ndaj gëzimet tua ditore me miqtë sepse ata e meritojnë këtë.


 


Përktheu dhe përshtati:
Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Pak, por e vazhdueshme