Besëlidhjet me dinakët përherë përfundojnë me dinakëri!

 


Dhelpra gllabëroi një kafshë që kishte vrarë. Papritur një kockë e vogël i ngeci në fyt dhe ajo nuk mund ta gëlltiste. Aty për aty ajo ndjeu një dhimbje të tmerrshme në fyt! Atëherë ajo filloi të vraponte përpara e mbrapa, duke rënkuar duke kërkuar dikë që ta ndihmonte.
     Ajo u përpoq të bindte të gjithë ata që i takonte për të hequr atë kockë! Atëherë ajo i tha gjelit: 
     Unë do të të jap çdo  gjë nëse e nxjerr jashtë!
     Gjeli pranoi të provonte! Dhelpra u shtri në anën e tij dhe hapi nofullat sa më gjerë që të ishte e mundur,
     Gjeli ia futi qafën e gjatë në fyt dhelprës. Me sqepin e liroi kockën dhe më në fund e nxori jashtë.
     Pastaj gjeli i tha: 
     A do të më japësh atë që më premtove?
     Dhelpra zhveshi zhavorret me një buzëqeshje dinake dhe i tha:
    Ji i kënaqur! Ti fute kokën në gojën e një dhelpre, dhe e nxora jashtë shëndoshë e mirë!  A nuk te mjafton ky shperblim?!



* Besëlidhjet me dinakët përherë përfundojnë me dinakëri!


 


Përktheu: Mulaim Shehu


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Pak, por e vazhdueshme