Fëmija pa nënë si nata pa hënë!


Nëna e një djali, që nuk ishte më shumë se gjashtë vjeç vdiq, kështu që babai i tij u martua me një grua të tjetër! 
Një ditë babai e pyeti djalin e tij: 
Cili është dallimi midis nënës sate të vjetër dhe nënës sate të re?
Djali i vogël u përgjigj me plot çiltëri: 
Nëna ime e vërtetë më gënjente, kurse nëna ime e re është e sinqertë!
Babai u habit nga fjalët e të birit, e shikoi me habi dhe çudi, andaj e pyeti: 
Si është kjo?
Djali i vogël tha: Atëherë kur luaja dhe e zemëroja nënën time, andaj ajo më thoshte: 
Nëse bëhesh i padëgjueshëm dhe i pasjellshëm, atëherë unë nuk të ushqej ty! A dëgjove mirë?
Por, mua nuk më interesonte çfarë thoshte ajo, sepse e dija se ajo do të dilte duke endur nëpër fshat duke më kërkuar, që të më kthente në shtëpi dhe të më ushqente!
Kurse tani kur luaj, nëna ime e re më thotë: 
Nëse nuk ndalon së luajturi nuk do të të ushqej! Dhe ja, ku jam që dy ditë qëndroj i uritur!


 


Përktheu: Mulaim Shehu


 


Artikulli i kaluar
E mira e ka të mirën!
Artikulli radhës
Litari i elefantit