Edukoje sot, që të krenohesh me të përgjithmonë

 


I dashur prind!
Nesër kur të gjithë fëmijët e nxënësit iu kthehen shkollave, mos harro se:
-Fëmijët tuaj janë emanet nga Zoti juaj, nëse i edukoni e i pajisni me moral të lartë, e keni kryer emanetin e Zotit, dhe tek Ai është shpërblimi madhështor. Por nëse jo, konsideroheni që e keni thyer besën e dhënë dhe keni shkelur amanetin tuaj..
-Fëmijët tuaj, ua mbushin jetën tuaj në të ardhmen me krenari e lumturi vetëm nëse atyre sot iu keni dhuruar kujdes, edukatë e dashuri.
-Përgatitja e fëmijës për shkollë është shumë më tepër se sa sigurimi i veshmbathjes, e librave e gjërave materiale të tyre, të cilat s'dojnë asgjë më shumë se sa para. Ndërsa edukata dhe etika e mirë që ju kujdeseni t'ua mbillni çdo ditë në shpirt është esenca edhe ai është fanari që ua ndriçon atyre rrugën e jetës.


I dashur pedagog!
-Ti, para se të mendosh se çfarë duhet t'i ofrosh një nxënësi nga dija jote e çmuar, pyete veten a je i denjë që të jesh model në sytë e tij. Model dhe shëmbëlltyrë nuk të bën vetëm dituria, por çdo minutë, çdo sjellje, madje çdo mimikë e buzëqeshje në sytë e tyre.
- Ti je një pedagog i mirëfilltë e i suksesshëm vetëm nëse nxënësit tuaj ndihen të vlerësuar në praninë tënde dhe nëse ata kanë siguri që tek ti t'i shpalosin preokupimet e tyre të përditshme.
-Mos u dëshpëro asnjëherë, edhe nëse ndien në shpirt se fjalët tuaja kanë mbetur pa vlerë e pa efekt tek nxënësit tuaj, ngase edukata e arsimimi rëndom frytet e tyre i vonojnë.
-Aq sa ti u jep atyre dije e edukatë, mos përjashto mundësinë që nga ta të përfitosh gjëra madhështore. Fëmijët janë thesar që çdo ditë na zbulojnë diç nga margaritarët e tyre...
Zoti ynë, na ndihmo në këtë mison aq të dëlirë, në këtë kohë goxha të vështirë!


 


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Rikthimi te rrënjët, vakëfi dhe historia që u ringjall në konferencë