Disa njerëz preokupohen me mëkatet e të tjerëve, kurse të vetat i harrojnë. Në Ditën e Gjykimit, secili do të përgjigjet për atë që ka vepruar vetë e nuk do të përgjigjet për atë që ka vepruar dikush tjetër. Secili do të përgjigjet për mëkatet e veta dhe për veprat e tij të mira, jo për veprat e të tjerëve.
Allahu i Plotfuqishëm i udhëzon robërit e Tij me anë të Kuranit të shenjtë dhe të Pejgamberit (savs), në mënyrë që ata të mos humbasin në Ditën e Gjykimit. Për këtë çështje, Allahu i Plotfuqishëm, përmes këtij ajeti kura nor na këshillon: "Kjo, me të vërtetë, është këshillë; dhe kush dëshiron - le ta zgjedhë rrugën (që shpie) te Zoti i tij." (El-Muzzemmil, 19)
Kjo do të thotë se ky Kurani i shenjtë do të jetë udhëzues dhe paralajmërim për këdo që dëshiron ta zgjedhë rrugën e mëshirës së Zotit. Vetëm ai që e pranon Kuranin si udhërrëfyes për vete do ta fitojë mëshirën e Alla hut dhe do të arrijë sukses në Ditën e Gjykimit.
Edhe Ibrahimi (a.s.) tha:"Unë po shkoj te Zoti im. Ai do të më udhëzojë." (Es-Saffat, 99) Pejgamberi Ibrahim (a.s.) shkoi te Allahu i Plot fuqishëm, në mënyrë që ta fitonte dashurinë dhe kënaqësinë, gjithmonë duke iu robëruar dhe nënshtruar Atij dhe krejt këtë e bëri duke iu përmbajtur urdhëresave dhe ndalesave të Allahut.
Besimi në Allahun, bindja ndaj Tij dhe të bërët dhikër, është rruga që na çon tek Allahu dhe është mundësia që na ofrohet. Këtë mundësi duhet ta shfrytëzojmë para se ta humbasim. Al lahu i Plotfuqishëm na porosit:"Qysh do të ruheni ju (nga dënimet) nëse mbeteni jobesimtarë Ditën në të cilën fëmijët bëhen të thinjur (prej tmerrit të madh)?!" (El-Muzzemmil, 17)
Dita e Kiametit është dita kur nga forca e saj fëmijëve do t'u thinjen flokët. Nëse njeriu mendon pak, mund ta kuptojë se sa e frikshme dhe shkatërruese është ajo ditë. Pasiqë forca dhe pesha e asaj dite është e tillë, atëherë për ne paraqitet mundë si e madhe që në këtë botë ta fitojmë mëshirën e Allahut me ibadet, me bindje dhe me dhikër. Nëse ne bëjmë çmos që ta fitojmë mëshirën e Allahut, atëherë edhe për ne do të jetë gjithnjë e më lehtë, me vullnetin e Zotit.
Ne kurrë nuk duhet të harrojmë që ta imagjinojmë para syve tanë skenën e asaj Dite. Mos t'u japim mundësi atyre që duan të na bëjnë ta harrojmë atë Ditë. Prandaj, është e nevojshme që të mendojmë për të, duhet të fillojmë biseda të cilat do të na kujtojnë atë, sepse kjo është terapi për zemrat tona.
Nëse te një person ekziston besimi, ai me siguri do të dëshirojë të për gatitet për Ditën e Gjykimit. Secili njeri ka dëshirë ta bëjë këtë, mirëpo, sikurse edhe në kuptimin fizik që njeriu mund të infektohet me ndonjë së mundje, dhe dëshiron të ngrihet, por nuk mundet, dëshiron të ecë dhe të ushqehet, por as këtë nuk mund ta bëjë, gjithashtu ndodh që të sëmuret edhe shpirtërisht.
Kur njeriu sëmurët në kuptimin shpirtëror, ai nuk mund të bëjë vepra të mira, edhe nëse i dëshiron. Ai me atë rast, mbetet pa dashurinë dhe bindjen në Allahun për t'i respektuar urdhrat dhe ndalesat e Tij. Kjo do të thotë se, sikur që mjekohemi gjatë sëmundjes fizike, ashtu duhet të mjekohemi edhe në rastet e sëmundjes shpirtërore.
Nëse mjekohemi, atëherë ndodh që njeriu bën ibadet, i bindet Alla hut, bën dhikër dhe i shërben Islamit, por për këtë nuk është i vetëdijshëm. Ndërsa kur sëmuret, ai nuk mund ta bëjë këtë, pa marrë parasysh sesa dëshiron dhe përpiqet. Ilaç për zemrën tonë është tevbeja - pendimi. Tevbeja është fillimi i çdo terapie. Tevbeja është serum, injeksion, ilaç i madh shpirtëror. Nëse një njeri së pari pendohet, dhe pastaj fillon të bëjë ibadet, do ta ndiejë përmirësimin e zemrës së tij. Prandaj le ta kuptojmë tevben si një mundësi të madhe, dhe le t'u flasim për të edhe miqve tanë myslimanë. Le të jemi të vazhdueshëm në ibadet dhe bindje.
Çdo njeri duhet të pendohet
Është e sigurt se çdo person do të pendohet kur të vdesë dhe kur ta shohë atë skenën e tmerrshme në Ditën e Gjykimit, do të thotë: "O Zoti im, më kthe mua në këtë botë (dynja), në mënyrë që të bëj vepra të mira!" Me siguri secili do ta thotë këtë. Ata që bëjnë vepra të mira në dynja, do të thonë: "Sikur të kishim bërë edhe më shumë!" Ndërsa ata që nuk bëjnë vepra të mira,do të thonë: "Sikur të isha penduar dhe të kisha bërë vepra të mira."
Para se të vijmë tek ai pendim, le të mendojmë në një mënyrë sikur kemi vdekur dhe sikur e kemi parë botën tjetër, le t'i përvishemi ibadetit, në mënyrë që Allahu të jetë i mëshirshëm për ne në Ditën e gjykimit. Nëse përpiqemi të bëjmë aq sa mundemi, veçanërisht nëse këtë e kërkojmë nga Allahu, kjo do të jetë shkas që Allahu të na falë dhe mëshirojë.
Edhe Pejgamberi (s.a.v.s.) i është lutur Allahut për falje, edhe pse ai ishte i preferuari i Tij. Pejgamberi (s.a.v.s.), është lutur kështu: "O Allah, më dhuro sy që qajnë, ashtu që zemra ime me atë qarje të gjejë shërim!"
Allahu i Plotfuqishëm i dhuron robit të Tij gjithçka për të cilën i lutet. Nëse dikush e dëshiron këtë botë dhe punon për të, Allahu ia jep. Disa luten për këtë botë dhe për botën tjetër, siç thuhet në ajet kuranor: "E, disa nga njerëzit thonë: "Zoti ynë, jepna të mira në këtë jetë dhe në jetën tjetër! Dhe na ruaj nga dënimi i zjarrit!" (El Bekare, 201)
Ajo që me të vërtetë ka rëndësi është bota tjetër, sepse kjo botë është e përkohshme, do të përfundojë. Ne shohim se si e mbjellim grurin në tokë, pastaj ai piqet dhe ne e korrim. Edhe njerëzit janë kështu. Ata para nesh janë plakur, tani asnjëri prej tyre nuk është më në këtë botë. I numërojmë dhe shohim se asnjë prej tyre nuk ka mbetur. Të gjithë janë kositur. Kështu pra, është kjo botë. Dhe meqenëse kjo botë është e këtillë, atëherë bota tjetër është e rëndësishme. Kjo është arsyeja, pse ne duhet ta kërkojmë botën tjetër sa të mundemi.
Le të kemi frikë nga bërja e mëkatit, për të mirë. Fudajl ibn Ijadi ishte njeri i madh. Tregohet se ai e kishte parë një person, i cili kishte veshur rroba të holla. Moti ishte aq i ftohtë saqë edhe ajri ishte i mprehtë dhe i ftohtë. Mirëpo ai pa se njeriu ishte djersitur sikur të mbretëron te nxehtësia e ditës së verës.
U habit dhe e pyeti: "Pse je i tillë?" Ai u përgjigj: "Dikur një burrë këtu në këtë vend e ka kryer një mëkat. Unë desha ta ndaloja, por nuk pata sukses. Andaj, saherë që vij këtu, ai më bie ndër mend, për këtë arsye unë djersitem kështu nga frika e Allahut." Edhe ai ishte rob i Allahut, por edhe ne jemi robër të Allahut. Pse ai u frikësua aq shumë nga Allahu dhe u turpërua, pse edhe ne të mos frikësohemi?! Le t'i lutemi Allahut, andaj edhe neve do të na japë një gjendje aq të bukur, nëse do Allahu.
Le ta ndreqim veten
Le të merremi me veten sa më shumë që mundemi, mos të merremi me të tjerët. Disa njerëz janë të preo upuar me të tjerët, në vend se ta rregullojnë veten. Ata pyesin pse dikush vepron ashtu e kështu me radhë.
Ebu Bekri (r.a.) i lexonte këto ajete dhe mendonte: "O besimtarë! Ruajuni! Kur të gjendeni në rrugën e vërtetë, nuk do t'ju dëmtojë ai që është i humbur. Te Allahu të gjithë do të ktheheni e do t'ju lajmërojë për atë që keni punuar." (El-Ma'ide, 105). Kjo do të thotë se Zoti ynë na porosit si në vijim: "Në Ditën e gjykimit ju nuk do të jeni përgjegjës për mëkatet e të tjerëve, nëse ju do të kujdeseni për veten tuaj, ju nuk do të jeni përgjegjës për ta."
Kur një person merret me të tjerët, në vend se të kujdeset për veten, ai atëherë vuan. Ai preokupohet me të, merret me atë tjetrin, në këtë mënyrë ai vetes ia rëndon gjendjen dhe e prish edhe rrethin e tij. Nëse të gjithë do të kujdeseshin për veten e vet dhe do të punonin për veten, atëherë edhe bota do të përmirësohej dhe jeta jonë do të ishte edhe më e bukur.
Edhe të dashurit e Allahut kanë qenë të tillë. Marufi Kerhi, kështu ka folur për veten e tij: "O shpirti im, bëju i ndershëm, le të jenë veprat e tua vetëm për hir të kënaqësisë së Allahut. Atëherë do të jesh i ruajtur nga dënimi dhe do të jesh i shpëtuar."
Nëse veprojmë kështu, atëherë ve primet tona do të jenë të pranuara tek Allahu sikur të ishin shumë, edhe nëse janë pak. Nëse themi: "O Zoti im, këtë vepër po e bëj vetëm për hir të kënaqësisë Tënde, gjithashtu, edhe nga mëkatet largohem vetëm për hir të kënaqësisë Tënde!", sikur askush tjetër në botë të mos ekzistojë, nëse ne kujdesemi për kënaqësinë e Allahut, atëherë nga ajo vepër ne do të kemi dobi. Në veprën e ndershme nuk ka pjesë nefsi (epshi), prandaj ajo vepër nefsit i duket më e vështirë. Por a e di dikush tjetër, përveç Allahut që kjo vepër i është dukur e rëndë nefsit?
Duhet ta dimë se mëshira e Allahut është e pafund. Dera e mëshirës së Allahut është e hapur për ne. Ndonjëherë dikush vjen dhe flet se të gjitha dyert i janë mbyllur. Ankohet për gjendjen e tij dhe pohon se nuk po ka sukses, çka do që po provon. Mirëpo, nëse shikojmë në Librin e Allahut, do të shohim se Ai na porosit kështu:"…e kush i ruhet Allahut, Ai i bën rrugëdalje atij. Dhe e furnizon atë prej nga nuk e pret; kushdo që mbështetet te Allahu, Ai i mjafton atij. Allahu, me të vër tetë, i zbaton deri në fund punët e Tij; Allahu, për çdo gjë ka caktuar afatin." (Et-Talak, 2-3)
Kjo do të thotë se Allahu i Plotfuqishëm na porosit se do t'ia hapë një derë atij i cili është i devotshëm për hir të kënaqësisë së Allahut dhe i cili largo het nga mëkatet dhe bën vepra të mira.
Tek Allahu janë çelësat për thesaret e universit. Allahu i Plotfuqishëm do ta hapë derën e mirësisë për një njeri që lutet. Nëse ne i lutemi Allahut, ai me siguri do të na hapë derën e Tij. Dera e mëshirës së Allahut nuk është e mbyllur. Mjafton që ne prej Tij ta kërkojmë. Asnjëherë mos të biem në depresion. Mos të themi se kurrsesi nuk po na shkon. Le të jemi të devotshëm, t'i robërohemi Allahut, le të kërkojmë nga i Plotfuqishmi atë që duam, qoftë për këtë botë apo për botën tjetër.
Sipas një transmetimi, ky ajet i nderuar është shpallur pas kësaj ngjarjeje: Në kohën e Pejgamberit (savs), një i ri kishte shkuar në betejë dhe aty ishte zënë rob. Ky i ri kishte qenë i vetëm me prindërit e tij, dhe ata nuk kishin pasur askënd tjetër për t'u kujdesur për ta. Nëna e tij po bërtitte duke mos ditur se çka do të ndodhte me të tani.
Babai i djaloshit shkoi tek Pejgamberi (s.a.v.s.) dhe i tha: "O i Dërguari i Allahut, gjendja jonë është e tillë, çka të bëjmë ne tani?" Pejgamberi (s.a.v.s.) u përgjigj: "Shkoni në shtëpi dhe lexoni: 'La havle ve la kuvvete il-la bil-la hi alijjil adhim' dhe duroni. Me siguri Allahu i Plotfuqishëm do t'ju hapë një derë."(Kuptimi i kësaj është: "Nuk la forcë e as fuqi, veçse me Allahun, të Lartëmadhërishmin, Madhështorin.")
Burri shkoi te gruaja e tij dhe i tha: "Oj grua, Pejgamberi (s.a.v.s.), kështu na ka porositur, do ta lexojmë këtë dhe do të durojmë, Allahu i Plotfuqishëm me siguri do të na hapë një derë!" Për një kohë, ata kështu bënë dhikër dhe duruan. Kur një ditë, e panë të birin e tyre duke u shfaqur, sipas një transmetimi, me një kope të deleve, kurse sipas një transmetimi tjetër, me një kope të deveve. Ata e pyetën atë: „O biri ynë, si ndodhi kjo?"
Djaloshi iu përgjigj kështu: "Një ditë pashë se nuk kishte asnjë nga ata që më mbanin rob. Shkova dhe askush nuk më vuri re. Kur iu afrova fshatit tonë, pashë këto dele (ose deve) që qëndronin të vetmuara pa askënd, i mora edhe ato dhe i solla."
Asgjë nuk mund ta parandalojë që të ndodhë ajo të cilën e dëshiron Allahu i Plotfuqishëm. Prandaj, duhet t'i përmbahemi me vendosmëri besnikërisë ndaj Allahut. Duhet ta dimë se edhe kjo botë edhe bota tjetër do të jetë jona, nëse bëhemi të devotshëm duke e kryer ibadetin dhe duke i zbatuar me përkushtim urdhëresat dhe ndalesat e Allahut. Nëse nuk i bindemi Allahut, nuk do të kemi asgjë, do të jemi në humbje, edhe nëse tërë kjo botë do të ishte jona dhe edhe nëse të gjithë njerëzit e kësaj bote do të na shërbenin neve. Atëherë kur të lidhemi me Allahun, kur të jetë me ne kënaqësia e Allahut, edhe kjo botë, edhe bota tjetër do të jenë tonat.
Andaj duhet ta dimë se shpërblimi është sipas llojit të punës. Kush e kryen për Allahun një vepër të mirë, shpërblimi i Tij do të jetë kënaqësia e Allahut, Xheneti. Ndërkaq, kush bën mëkat ndaj Allahut, ndëshkimi i Tij do të jetë zemërimi i Allahut, Xhehenemi, Allahu na ruajttë prej tij!
Duhet ta dimë se aq sa respekt të kemi ne në zemrat tona ndaj madhërisë së Allahut, aq do të jetë vlera jonë tek Allahu i Lartëmadhërishëm. Sa të tregojmë ne respekt ndaj Allahut, aq do ta njohim madhërinë e Tij dhe, në përputhje me të, do t'u bindemi urdhrave të Tij, dhe aq nder ne do të kemi tek Allahu i Plotfuqishëm.
Pavarësisht se çka është: grua, burrë, djalë i ri, apo njeri i moshuar, cilido qoftë, sa të tregojë ai respekt për Allahun, edhe atë aq do ta respektojnë njerëzit. Pejgamberi (s.a.v.s.) ka shkuar nga kjo botë para më shumë se 1400 vjetëve, por ne ende i dërgojmë salavate, e duam dhe e lavdërojmë. Përse? Sepse ai gjithashtu kishte respekt të madh për Allahun e Plotfuqishëm, andaj Allahu ka mbjellë në zemrat e njerëzve dashuri për të. Allahu i Plot fuqishëm na porosit: "Allahu, me të vërtetë, nuk e humbë shpërblimin e bamirësve." (Hud, 116)
Mu ashtu sikurse peshorja. Sikurse ena e peshores... Sa më shumë që të vendosim në enën e ibadetit dhe nën shtrimit ndaj Allahut, aq më e madhe do të jetë vlera jonë. Nëse e zvogëlojmë, edhe vlera jonë do të jetë më e ulët. Do të thotë, le të presë shpërblim të tillë ai që bën vepra të mira. Nëse e ka nijetin e mirë, nëse veprën e kryen vetëm për Allahun, atëherë le ta presë kënaqësinë e Allahut dhe Xhenetin...
Nëse një person i bën ibadet Alla hut, largohet nga kryerja e mëkateve, pendohet, kthehet menjëherë në nën shtrim ndaj Allahut, kjo do të thotë se ai është banor i Xhenetit. Ndërkaq, ai që bën mëkate te të cilat e udhëheq nefsi, nuk pendohet, nuk bën ibadet, ai me këto bëhet banor i Xhehenemit. Pak a shumë, njeriu këtë mund të dijë.
Në këtë rast, ne vazhdimisht le t'i lute mi Allahut, që Allahu i Plotfuqishëm të mos na lërë me nefsin tonë, por të na udhëzojë që të bëjmë vepra të mira.
Seyda Muhammed Konyevi
Përktheu: Miftar Ajdini
Dituria Islame 341