Duke qenë i drejtë ndaj premtimit

Në dimrin e vitit 1990, kur vajza ime e dytë kishte lindur e kishin lëvizur nga dhoma e lindjes në njësinë e kujdesit intensiv të Neonatalës pasi që u diagnostikua me një koarktacion të aortës.

Kjo do të thotë një ngushtim kritik i arteries kryesore të zemrës. Trupi i saj kishte marrë një ngjyrë blu të metalit nga gjoksi deri të maja e këmbës, nga që trupi i saj nuk merrte gjak të mjaftueshëm dhe indet e saj po mbyteshin.
Kur mësova diagnozën u tmerrova. Duke qenë një mjek e kuptova se kjo do të thotë një operacion emergjent në kraharor me një shans të vogël të një mbijetese afatgjate. Një kirurg konsulent i kardiotoras ishte thirr nga spitali pediatrik i qytetit të Uashington, D.C. dhe me ardhjen e tij më detyruan të largohem nga dhoma e kujdesit intensiv ngase emocionet më kishin kapluar. Me asnjë shoqërues përveç frikës dhe asnjë vend ku do të mund të qetësohesha deri në pritjen e rezultatit nga ekzaminimi i konsulentit, shkova tek dhoma e lutjeve brenda spitalit dhe rashë në gjunjë.

Për herë të parë në jetën time jam lutur me sinqeritet dhe përkushtim. Duke kaluar jetën time si një ateist, kjo ishte hera e parë që kam njohur edhe atë pjesërisht Zotin. Them pjesërisht, sepse edhe në këtë kohë të panikut nuk besoja plotësisht, dhe lutesha me skepticizëm në të cilën lutje i premtova Zotit, nëse kishte Zot, se nëse ma shpëton vajzën atëherë do të kërkojë dhe pasoj fenë me të cilën Ai është i kënaqur. 10 deri ne 15 minuta pas kësaj, kur u ktheva në ICU-në e Neonatalës isha i shokuar kur konsultanti më tha se vajza ime do të shërohet. Dhe, doli e vërtetë vlerësimi i tij u pa brenda dy ditëve kur gjendja e saj u stabilizua pa mjekim apo operim, dhe më pas ajo u rrit si një fëmijë krejtësisht normal.
Tani, e di se ka një shpjegim mjekësor për këtë. Siç thashë, jam një mjek. Pra, kur konsulenti shpjegoi për një dukje të “arteriosis ductus” , një oksigjenim i ulët dhe një shpërbërje përfundimtare spontane, mu duk e kuptueshme. Por, thjeshtë nuk më kishte shkuar mendja. Më e rëndësishmja, se edhe Intensivistit – specialistit të neonatales në ICU që e bëri diagnozën edhe atij nuk i kishte shkuar mendja. Deri në këtë ditë e mbaj mend kur e shihja atë duke qëndruar me fytyrë të nemitur dhe pa fjalë.

Por, në fund, konsulenti kishte të drejtë dhe gjendja spontanisht u normalizua dhe vajza ime Hana u largua nga spitali si një fëmijë normal në çdo aspekt. Dhe këtu është pengesa - shumë nga ata që bëjnë premtime ndaj Zotit në momentet e panikut, posa të kaloj rreziku i gjeni pastaj duke shpikur apo gjoja arsyetuar për t’i ikur premtimit.
Si një ateist, do të kishte qenë e lehtë për ta ruajtur mosbesimin tim në Zot, duke ia caktuar shpjegimin e mjekut si shkas për rimëkëmbjen e vajzës time në vend se kjo të t’i atribuohet vet Zotit. Por, nuk mundesha.
Ne kishim bërë më herët dhe më vonë ultratinguj kardiak duke treguar kufizim nga dita në ditë dhe e tëra që mendoja ishte se Zoti bëri atë që premtoi dhe kështu duhej ta bëja të njëjtën, dhe edhe nëse ka qenë një shpjegim adekuat mjekësor nënkupton që edhe ky shpjegim ka qenë nën kontrollin e Allahut të plotfuqishëm kështu që me çfarëdo mënyrë Allahu ka zgjedhur për efekt të dekretit të Tij. Ai i ishte përgjigjur lutjes sime. Periudhë, ku nuk shihja dhe nuk shoh shpjegim më të mire.
Vitet e ardhshme u përpoqa për ta plotësuar anën time të marrëveshjes, por nuk ia arrita. Kam studiuar judaizmin dhe një numër të sekteve të krishterimit, por kurrë nuk ndjeja se kisha gjetur të vërtetën. Me kalimin e kohës kam marrë pjesë në një shumëllojshmëri të gjerë të kishave të krishtera, duke kaluar periudhën më të gjatë kohore në mbledhinë e kishës katolike romake. Megjithatë, kurrë nuk e kam përqafuar besimin e krishterë. Nuk munda kurrë për arsyen e thjeshtë se nuk mund të pajtohesha me mësimet biblike të Jezusit, me mësimet e sekteve të ndryshme të krishterimit. Përfundimisht rrija vetëm në shtëpi dhe lexoja, dhe gjatë kësaj kohe u njoha me Kur'anin e Shenjtë dhe me biografinë e të dërguarit Muhammed (paqja dhe mëshira qoftë mbi të) në librin e Martin Lings i titulluar “Muhammedi, jeta e tij i bazuar në burimet më të hershme“.

Gjatë viteve të mia të studimit kam hasur shkrimet e shenjta hebreje duke referuar pasimin e tre pejgamberëve . Musën me Gjon Pagëzori dhe Jezu Krishtin duke u bërë dy, duke mbetur një sipas dhiatës së vjetër dhe në dhiatën e re Krishti vetë Jezusi foli për ta pasuar Pejgamberin e fundit. Dhe deri sa kam gjetur Kur'anin e Shenjtë ku na mëson njëshmërinë e Allahut të njëjtën si na kishte mësuar Musai dhe Isai a.s, dhe pyetja ishte, apo e konsideroja të dërguarin Muhammed (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të) dhe a u binda? Jo, derisa fillova ta lexoj biografinë e Muhammedit (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të)

Dhe kur u binda përnjëherë gjithçka kishte kuptim. Vazhdimi zinxhiror i të dërguarve të Allahut dhe shpalljen e njëshmërisë së Allahut të Madhërishëm dhe kompletimi i shpalljes të Kur’anit hyjnor bëri kuptim të përsosur dhe ishte ky momenti kur u bëra Musliman.
Goxha mençuri, huh? Jo aspak. Do të ishte gabim në masë të madhe në qoftë se do të besoja se këtë e gjeta vet. Një leksion që mësova gjatë 10 viteve të fundit si Musliman është se ka shumë njerëz që janë më inteligjent se unë, por që nuk kanë qenë në gjendje të kuptojnë të vërtetën e Islamit. Kjo nuk është një çështje e inteligjencës por një ndriçim i mendjes ngase Allahu ka thënë se ata që nuk besojnë do të mbesin pabesimtarë edhe nëse i paralajmëron për dënimin në mos zbatimin e urdhrave të Allahut. Allahu si kthim ua ka mohuar thesarin e besimit në Të.
Siç thotë Allahu në Kur’an:
E ata që mohuan (Kur'anin dhe Muhammedin) për ta është njësoj ua tërhoqe vërejtjen apo nuk ua tërhoqe, ata nuk besojnë. All-llahu ua mbylli atyre zemrat, veshët e tyre dhe në të pamurit e tyre ka një perde, e ata kanë një dënim të madh. (2:6-7)

Por, nga ana tjetër, një lajm i mirë është se ...

"...e kush i beson All-llahut, Ai ia udhëzon zemrën e tij; All-llahu është i gjithëdijshëm për çdo send." (64:11)

"...All-llahu veçon për të (për besim të drejtë) atë që do dhe e udhëzon atë që i drejtohet Atij.." (42:13)
... Dhe:

"...e All-llahu vë në rrugën e drejtë atë që do." (24:46)

Kështu që falënderoj All-llahun që më ka udhëzuar, dhe e atribuoj këtë udhëzim me një formulë të thjeshtë: duke njohur Allahun, duke iu lutur vetëm All-llahut, duke premtuar me sinqeritet kërkimin dhe ndjekjen e fesë së Tij të vërtetë, dhe pastaj, pasi Allahu të mëshiron me udhëzimin e Tij, bëje atë.



Dr Laurence B. Brown
Burimi: www.LevelTruth.com
Përktheu dhe përshtati: Naim Berisha


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Gara ndërkombëtare e Kuranit në Kosovë: Juria e vlerëson si ndër më të mirat e organizuara deri tani