Sufjan el Hatashenshir(1)
Bota islame çdo vit e feston fillimin e muajit muharrem, vitin e ri hixhri, që shënon shpërnguljen(2) e të Dërguarit fisnik a.s. dhe shokëve të tij nga Meka në Medine. Kjo është ngjarje, përbënë një pikë kthese dhe një ndryshim të spikatur në historinë islame, meqë ajo mbarti Islamin si një besim, kulturë dhe opinion të ri në arenën e luftës civilizuese ndërmjet popujve. Atëbotë, i Dërguari a.s., vendosi gurthemelin e parë për ndërtimin e shtetit dhe shoqërisë, që më pas ai shtet do ta ketë fjalën e tij ndërmjet shteteve dhe perandorive, që sundonin në atë periudhë kohore. Pavarësisht nga dallimi ndërmjet Islamit si besim e fe hyjnore dhe ndërmjet historisë së myslimanëve si qenie njerëzore me përvojat, gabimet dhe sukseset e tyre, hulumtimi në çështjen e shpërnguljes nga këndvështrimi islam kërkon një hulumtim bashkëkohor në aspektin e metodës dhe përmbajtjes, që tejkalon shumë korniza tradicionale në tezën islame, me një tendencë historike, që trajton ngjarjen e shpërnguljes të të Dërguarit a.s. nga Meka në Medine, me një qasje narrative, pa u kredhur në dimensionet e ngjarjes dhe filozofisë së saj historike.
Sipas mendimit tonë, mendësia tradicionale islame e ka mangësinë e pajisjes metodologjike shkencore, që do t'i mundësonte asaj të zbërtheje ngjarjen dhe të eksplorojë thellësitë e saj, dhe kjo nuk bie ndesh me Kuranin fisnik. Në të gjejmë shumë simbolika dhe frymëzime, që i japin realitetit historik, dimensione ideore dhe filozofike, tejkalojnë thjesht përshkrimin, tregimin dhe narrativin në horizonte më të gjëra se mendimi filozofik dhe filozofia historike. Tashmë Kurani fisnik na e paraqet shpërnguljen si një ligj i thellë filozofik dhe shoqëror përtej pikëpamjes historike të shpërnguljes në historinë islame, si shpërngulje e myslimanëve nga Meka në Abisini apo Medine. Prandaj shpërngulja është një faktor nga faktorët e zhvillimit dhe qytetërimit. Kështu, qytetërimet që janë krijuar gjatë historisë, të gjitha ishin rezultat i shpërnguljeve, që kanë ndodhur më parë, si për shembull shpërngulja bashkëkohore në ShBA.
Meqë shoqëria beduine fisnore nuk zhvillohet për të formuar një qytetërim dhe një kulturë të re, për sa kohë ajo mbetet permanent në vendin e saj. Shoqëria që mbyllet në vetvete, nuk lejon që ajri të hyjë në shtëpinë e saj nga jashtë, që refuzon të presë ndonjë të huaj apo vizitor, dhe e cila përçmon këdo që nuk i ngjan në formë apo në përmbajtje të saj, atëherë ajo bëhet një shoqëri e prapambetur. Historiani më i shquar i botës bashkëkohore, Arnold Tojbeni,(3) në studimin e tij të mrekullueshëm për analizën e historisë, tregon për një teori të quajtur origjina e shpërnguljes dhe e kthimit. Ai shprehet se: "Personalitetet e mëdha në historinë e njerëzimit, që i ndërtuan qytetërimet, krijuan besime dhe formuan shoqëritë, ata në fillim të fazës së parë të jetës tyre braktisen shtëpitë e tyre dhe dolën nga mjedisi i tyre shoqëror dhe nga toka e tyre. Mirëpo, ata pas një periudhe të mungesës, që u përgatiten për kryerjen e misionit të tyre të rëndësishëm, ata u kthyen në mjedisin dhe popullin e tyre, dhe filluan veprimtarinë e tyre!"
Këtij kthimi të jashtëzakonshëm dhe të rëndësishëm, në fakt, i parapriu një shpërngulje e qetë dhe e heshtur, e cila luajti një rol themelor në ndërtimin e shpirtit dhe gjenialitetit të atyre personaliteteve. Studimi i feve, shoqërive dhe qytetërimeve të hapura dhe të mbyllura në historinë e njerëzimit dëshmon të vërtetën shkencore siç vijon: "Njëmend shpërngulja është shkëputje e raportit të shoqërisë me tokën, që e ndryshon vizionin e njeriut ndaj botës dhe e shndërron atë në një vizion gjithëpërfshirës!"
Kështu si rezultat, ajo,(4) shkrin akullin e stagnimit, rënien sociale, intelektuale, emocionale dhe kështu shoqëria e klasifikuar dhe ndenjur arrijnë jetë dhe lëvizshmëri. Me fjalë të tjera, vërtet, në saje të ekzistencës së shpërnguljes dhe vetë lëvizjes së madhe njerëzore, ajo shpërndan në vizionin e shoqërisë frymën e lëvizjes. Dhe, si pasojë ajo përkund shoqërinë, e zhvendos atë nga korniza e saj e ngurtë në shkallët e ngritjes të sofistikimit dhe përsosmërisë. Nga këtu, pas shfaqjes së çdo qytetërimi fshihet ndonjë shpërngulje, dhe kur ne dëgjojmë historinë e ndonjë shoqërie të madhe, atëherë ne gjejmë gjuhën apo mitet e saj që tregojnë për një shpërngulje specifike.
Shpërngulja në historinë e Islamit është Kurani dhe jetëshkrimi i Pejgamberit a.s., e nuk është vetëm një fakt i kësaj historie, por ajo është një bazë kryesore shoqërore. Kështu, nëse e shqyrtojmë Islamin me një kujdes të përpiktë, atëherë do të gjejmë se çështja e kësaj trajte është se myslimanët u shpërngulen dy herë në Abisini me urdhër të Pejgamberit a.s.. Për herë të parë, shpërngulet një grup njerëzish arab, i cili jetonte në një luginë të tij, e rrethuar nga malet, ku gjendet fisi i tij në qytetin Meka, që braktisi tokën e tij, madje bëri shpërngulje kolektive në një vend të jashtëm. Ai grup përshkon detin dhe shkel në një kontinent tjetër, që të jetojë në një mjedis të ri shoqëror, politik dhe etnik dhe më pastaj është shpërngulja e madhe drejt Medinës. Kjo shpërngulje hapi dyert e mbyllura të Medinës për botën e jashtme, siç i njohu ajo me 'të shpërngulurit' nga Kurejshët në një shoqëri, mjedis dhe rrethana të reja.
Pejgamberi a.s. bëri përpjekje që të hapë horizonte për shoqërinë fisnore arabe dhe zhvillimin e vizionit të tij për botën. Ai nëpërmjet një politike që mbështetet në kontakte me fiset fqinje synoi zgjerimin e rrethit të ndikimit të tij deri në kufijtë më të largët të mundshëm, duke pranuar delegacionet, si dhe duke dërguar emisarë dhe ambasadorë në periferi të Gadishullit. Madje ai edhe përtej kufijve kishte kontaktet me persët, romakët lindorë, Egjiptin, Jemenin dhe vendet e tjera. Dhe, nuk dëftojnë vetëm këto fakte për të gjitha të dhënat në jetën e Pejgamberit a.s., por madje tekstet, fjalët e Pejgamberit a.s. dhe ajetet e Kuranit i konsideronin shpërngulje, veçmas formën më të mirë të tij 'shpërngulja intelektuale dhe akaidore'(5) si një origjinë e shenjtë, për më tepër një detyrim njerëzor. Kështu që, ajetet janë të qarta në këtë fushë: "Me të vërtetë ata që besojnë dhe të cilët shpërngulen dhe luftojnë në rrugën e Allahut, të tillët meritojnë të shpresojnë në mëshirën e Allahut. Dhe Allahu është Gjithëfalës dhe Mëshirëplotë!" (El Bekare, 218).
I shpërnguluri (المهاجر) në rrugën e vërtetë, sipas ajetit, ai nuk qëndron vetëm në rreshtin e luftëtarit (المجاهد) , por ai i prinë atij, siç mund të vërejmë, meqë pas besimit vjen shpërngulja drejtpërdrejt si bazë praktike më madhore dhe veprimtari e shenjtë njerëzore. Kjo lëvizje përpara apo prapa është një dëshmi në kontekstin kuranor dhe meriton një qëndrim dhe meditim për të, andaj nuk është kot dhe rastësi absolutisht. "...Dhe atyre që u shpërngulen, u dëbuan nga shtëpitë e tyre, u munduan në rrugën Time, luftuan dhe u vranë, Unë do t'ua mbulojë veprat e këqija dhe do t'i shpie në kopshte, nëpër të cilat rrjedhin lumenj, si shpërblim nga Allahu. Dhe shpërblimi më i mirë është tek Al l a h u ." (Ali Imran, 195); "Ata që, pasi vuajtën të shtypur, u shpërngulën për hir të Allahut, Ne do t'i vendosim në vendbanime të mira në këtë botë! Vërtet shpërblimi që i pret në botën tjetër, është edhe më i madh, sikur ta dinin ata!" (Nahl, 41).
Shpërngulja në këto ajete është e qartë si një faktor në rrugën e jetës, që është më e parapëlqyer për të nëpërkëmburit dhe motiv për të drejtën e shfrytëzimit më të madh si dhe puhi e jetës në këtë botë. Këtë të vërtetë dhe realitet e njeh historia më mirë se sa që e njeh ndonjë person tjetër. Andaj, ajeti në vijim për shembull, është thirrje për njerëzit, të cilët i binden realitetit dhe nuk merren me ndonjë motiv të përkatësisë së tyre për lidhje emocionale dhe tradita shoqërore apo zotërimin e vizionit politik konvergjent...
"Kur melaqet ua marrin shpirtrat atyre që e kanë ngarkuar veten me faje, u thonë: "Ku ishit?" Ata përgjigjen: "Ishim të pafuqishëm në Tokë." (Melaqet )do të thonë: "A nuk qe Toka e Allahut e gjerë që të shpërnguleni në të?" Këta janë ata, vendbanimi i të cilëve është Xhehenemi! Dhe sa i keq është vend banimi! Me përjashtim të meshkujve të pafuqishëm, grave dhe fëmijëve, të cilët nuk kanë as fuqinë e as mundësinë të drejtohen në rrugë. Mbase Allahu i fal, se Allahu me të vërtetë është Gjunahfalës dhe Gjithëfalës. Kush shpërngulet për çështjen e Allahut, ai gjen shumë vendbanime dhe begati në Tokë. Kush lë shtëpinë e vet, duke u shpërngulur për tek Allahu dhe i Dërguari i Tij dhe ndodh që t'i vijë vdekja, atëherë Allahu me siguri do ta shpërblejë. Allahu është Gjithëfalës dhe Mëshirëplotë!" (En Nisa, 97100).
Në dritën e persekutimit për stilin e Kuranit fisnik, atëherë gjejmë se kur ai flet për shpërnguljen e përshkruan atë me: "Ecje mbi tokë dhe dëbimi nga shtëpitë" etj..
Nga këtu shpjegohet qartë se Islami stimulon në braktisjen e vendlindjes, familjes, vatanit dhe shoqërisë për shpëtimin e nderit individual dhe të lirisë nëpërmjet besimit. Ngjarja e shokëve të shpellës (أصحاب الكهف) është tejet shprehëse e tërheqëse, e po ashtu edhe shpërngulja në Abisini, është arritje e potencialeve të reja, rrethanë mbështetëse jashtë mjedisit shoqëror dhe ekonomik. Janë zgjerim, freskim i mendimit dhe besimit në një vend dhe shoqëri të tjera për të kryer mesazhin njerëzor dhe botëror është detyrë e çdo myslimani. Ai mban përgjegjësinë para njerëzimit në vetëdijesimin, emancipimin, lumturinë e tyre dhe dërgimin e mësimdhënësve jashtë Medinës dhe vendeve islame. Studimin e botës dhe njohjen e saj me një njohje shkencore që përfshinë natyrën, veçmas gjeografinë natyrore, humane, ekonomike, gjeologjinë, botanikën, hidraulikën, aerologjinë...po kështu edhe antropologjinë.
Është detyre njohja e popujve, mileteve dhe origjinës racore, shoqërive, stileve të jetës shoqërore, politike dhe ekonomike, zakoneve, traditave dhe feve, me një ilustrim të përgjithshëm. Po ashtu çdo gjë që ka të bëjë me njohurinë e njeriut dhe shoqërinë e tij, me shprehje përmbledhëse dhe të përpiktë ai vetë nxjerrë përfitim nga Kurani fisnik: "Ne do t'u tregojmë atyre shenjat Tona në hapësirën tokësore dhe qiellore, sikur që është detyrë njohja e natyrës dhe jetës." (Fusilet, 53)
Andaj, Ku'ani fisnik nuk e kufizon propozimin e studimit të shkencave humane, madje edhe historinë, që ende është shumë larg çështjeve thjesht nga shkencat, bile është detyrë fetare studimi për ndonjë shpërngulje shkencore: "...Vallë, a nuk kanë udhëtuar ata nëpër botë për të parë se si ka qenë fundi i popujve, që ishin para tyre?" (Ali Imran, 137). Çështja është shumë e rëndësishme mbi tezën 'e shpërnguljes', në një dritë siç na qartëson Kurani fisnik, ku koncepti I shpërnguljes është i pambarim, dhe zgjerimi i fushës së tij është, se kjo fjalë është përdorur në Kuranin fisnik me një kuptim të përgjithshëm e të pa përkufizuar. Kurse në gjuhën e sociologjisë, njëmend shkalla e kuptimit të kësaj fjale arriti apogjenë, që është ngritur mbi nivelin tokës.
Shpërngulja nga një pikë në tjetrën, është lartësuar në nivelin e frymës së lartë, në kulmin e spirtualitetit dhe moralit, revolucionet ideore dhe shpirtërore. Në këtë dritë ne ballafaqohemi në fillim me një origjinë të madhe, të thellë dhe serioze që quhet shpërngulje. Në parim, mund të kuptojmë dimensionin dhe vlerën e saj, nga do që mund të marrim dije, andaj myslimani që e kupton Kuranin, pas besimit, ai do ta gjejë veten i ballafaquar ndaj një origjinë të madhe dhe urdhër të prerë: Të shpërngulet ai nga jashtë dhe të shpërngulet nga brenda! Që ai të udhëtojë nëpër tokë dhe udhëtim në thellësi të shpirtit. Të shpërngulet nga ai vendi që nuk ka mbetur ndonjë gjendje e stabilizuar, dhe të largohet prej tij atëherë kur nuk është i aftë të marrë ndonjë nismë. Shpërngulja nuk kufizohet në largimin nga vendlindja, por ajo përfshin po ashtu edhe largimin nga vetvetja.
Në këtë dritë, Islami synon lëvizjen e shoqërisë, por nuk ndalet në ndonjë pikë dhe të mbarojë. Ai synon po ashtu lëvizjen e individit, andaj njeriu thërret për lëvizje nga jashtë dhe për revolucion nga brenda, që ta ruajë atë nga ndërprerja e ndonjë veprimi, rënie morale dhe ngrirje që zgjat vazhdimisht. Ai e shtyn atë në lëvizje, ngritje dhe revolucion permanent. Andaj, Islami e bën këtë nëpërmjet mrekullisë shkencore që është shpërngulja. Shpërngulja horizontale dhe shpërngulja tokësore. Vërtet përcjellja e veprave shkencor të shpërnguljeve me dy dimensionet e saj në dritën e sociologjisë dhe psikologjisë nuk na mundësohet dhe nuk mund që me një artikull të këtillë të shpjegohen vlerat e mëdha të kësaj origjine.
Por ajo që nuk mund të neglizhohet këtu është se, Islami e përmend shpërnguljen me vëmendje shkencore të përpiktë mbi veprat e shpërnguljes të mahnitshme në ngritjen e personaliteteve të mëdha dhe qytetërimet kolosale. Emërtimi i pasuesve dhe përkrahësve të parë të Pejgamberit a.s. me të shpërnguluri (بالمهاجرين)', vetë dëshmon për këtë orientim, nga vetë emërtimi i Pejgamberit a.s.: "Të parët e mëdhenj nga shokët e tij ishin të shpërngulurit!"
Nga të gjitha vetitë, që mund t'i quante ata, ai e zgjodhi vetinë "i shpërngulur". Sikur të mos ishte shpërngulja me një rol të madh në mendimin islam, atëherë ajo nuk do të printe ndaj të gjitha vetive të tjera, dhe e cila mund t'i përshkruajë ata. Këto veti janë që luajtën një rol në ndërtimin e rilindjes islame, si të parët dhe përkrahësit e Pejgamberit a.s., veçmas në ditët e vështira, andaj ai i përballoi lëndimet, ndëshkimet fizike dhe përballjen e rreziqeve.
Po ashtu, rol në ndërtimin e rilindjes islame ishte çiltëria, altruizmi, flijimi dhe adhurimi ndaj të Vërtetit Absolut. Kështu anashkalimi i pasurisë, vetes, familjes, konsideratës shoqërore, sigurisë, rehatisë dhe kënaqësisë, dëshmon për këtë orientim në një formë të përkryer, dhe vetë ai përfaqëson një karakteristikë dhe veçori të Islamit. Zgjedhja e shpërnguljes së parë të myslimanëve nga Meka në Medine si një fillim i historisë. Kjo zgjedhje meriton meditim të thellë, meqë zakoni historik përherë zgjedh lindjen e liderit për rilindje apo fenë, apo zgjedh fitoren e madhe fillim i historisë. Kurse në Islam nuk e zgjodhën asnjërën prej tyre, as lindjen e Pejgamberit a.s., as çlirimet e mëdha, madje as çlirimin e Mekës, që ka qenë dashur të zgjedhin ato si fillim të historisë. Në dritën e zakonit dhe traditës së historisë, madje është e çuditshme se ata nuk e zgjodhën as shfaqjen e misionit të Pejgamberit a.s., por hixhretin e konsideruan fillim i historisë. Ja këtu fshihet një rëndësi, madje edhe madhështia e hixhretit në vizionin e këndvështrimit islam!
_________________________
1. Sufjan el'Hatashenshir (ar. سفيان الحتاشنشر) Rrjeti "Delilu er'Rijf" 15.10.2015.,
2. هجرة d.m.th. emigrim, migrim, migracion, dyndje, shpërngulje kurse ne gjatë përkthimit e kemi përdorur vetëm fjalën shpërngulje
3. Arnold Tojbeni (ar. أرنولد تويبنى).
4. D.m.th. shpërngulja
5. Shpërngulja intelektuale dhe akaidore'( الهجرة الفكرية و العقائدية(
Përktheu nga gjuha arabe: Mulaim Shehu