Dispozitat e përmendjes se emrit të Allahut para therjes së shtazës, dhe dispozitat për mishin e kafshëve për të cilat dyshohet nëse janë prerë në emër të Allahut xh.sh..
Transmetohet nga Aisheja r.a., se një grup njerëzish i thanë Pejgamberit s.a.v.s.: "Me të vërtetë njerëzit na sjellin mish, dhe ne nuk e dimë nëse (në prerje) është përmendur emri i Allahut xh.sh. apo jo. Ai tha: "Përmendeni ju emrin e Allahut, dhe hajeni atë (mish). Aisheja tha: "Ata ishin fillestarë (sapo e kishin braktisur fazën e mosbesimit).(1) Në transmetim të Ebi Davudit thuhet: "Anëtarët e grupit (sapo e kishin braktisur fazën e injorancës) ishin fillestarë (në fenë islame). " Në transmetimin e En Nesaiut: "Njerëzit nga fshatrat sjellin mish(2)…" Në transmetimin e Malikut: "Kjo ishte në fillim të Islamit."
Senedi i hadithit
Disa dijetarë thonë se në senedin e tij ka mangësi, sepse është mursel. Kjo nuk është mangësi, sepse Buhariu dhe disa të tjerë këtë sened e kanë transmetuar të bashkëngjitur - meusulen. Ibën Haxheri thotë: "Nga kjo metodë e Buhariut mund të përfitohet se hadithi që diskutohet se a është mursel apo me sened të ngjitur do të gjykohet si i ngjitur, me dy kushte:
I pari: Numri i transmetimeve të ngjitura është më tepër se numri i transmetimeve me sened mursel. I dyti: Dëshmia që përforcon transmetimin e ngjitur, pasi Urve bin Zubejr është i njohur për transmetimet nga Aisheja r.a. Këtu shihet se kemi më shumë dëshmi se ky transmetim është i rregullt te të gjithë ata që e patën marrë transmetimin të ngjitur nga Hisham bin Urveja, sesa dëshmia se ky transmetim është mursel.(3)
Dispozitat e hadithit dhe mendimet e dijetarëve
Hadithi tregon se nuk është kusht që besimtari të ketë njohuri se a është përmendur emri i Allahut xh.sh. apo jo në mishrat që shiten në treg, dhe a janë prerë kafshët nga myslimanë apo nga ithtarë të Librit (çifutë dhe të krishterë), sepse myslimani e ka të qartë se përmendet Allahu xh.sh. kur priten kafshët, si dhe atë (dispozitë) se lejohet të hahet mishi i kafshëve të prera (e kanë të qartë përmendjen e Allahut). Allahu xh.sh. thotë: "Edhe ushqimet (therjet) e ithtarëve të Librit janë të lejuara për ju. " (El Maide, 5)
Ibën Abdul Berri thotë: "Myslimani, për çdo gjë nuk mendon ndryshe, përveçse mirë, përderisa të zbulohet e kundërta e kësaj."
Ibën Et Tijni thotë: Me shprehjen ettesmijetu "Për mendja" e Allahut xh.sh. ka mundësi ta ketë qëllim vetëm përmendja e Tij gjatë ngrënies. Këtë e ka pohuar edhe En Neveviu. Sa i përket përmendjes së Allahut kur theren kafshët, ai që e ther e ka për detyrë, mirëpo ata që nuk e dinë (se kush e ka therur), nuk kanë përgjegjësi për të (në përmendje), por mishi mund të jetë i palejueshëm, nëse vërtetohet e kundërta (se ai që e ka therur nuk e ka përmendur emrin e Allahut xh.sh.).
Ka mundësi që pas shprehjes-tesmije, që ka të bëjë me përmendjen e Allahut, të lejohet ngrënia pas therjes, edhe nëse nuk dihet a është përmendur emri i Allahut apo jo, nëse prerësi është aso që i lejohet mishi kur e përmend emrin e Allahut.
Ibën Haxheri thotë: "Nga kjo mund të përfitohet se çdo gjë (prej mishi) që gjendet në tregun e myslimanëve është e vlefshme, por janë të vlefshëm edhe mishrat që prehen nga bedevijtë (fshatarët) myslimanë, sepse ata, pothuajse të gjithë, e kanë të njohur se duhet të përmendet Allahu gjatë therjes. Këtë të fundit e ka pohuar edhe Ibën Abdul Berri, i cili thotë: "Atë shtazë që e ka prerë myslimani, mishi i saj hahet dhe konsiderohet se për të është përmendur emri i Allahu xh.sh., pasi që myslimani në çdo gjë nuk mendon ndryshe, përveçse mirë, derisa të vërtetohet e kundërta".
El Hatabiju thotë: "Këtu (në hadith) ka argument se ettesmijetu - përmendja e Allahut xh.sh., kur theren kafshët, nuk është kusht, sepse sikur të ishte kusht nuk do të lejohej të hahej ai mish në të cilin çështja (e përmendjes) është e dyshimtë. Po ashtu, edhe sikur të paraqitej dyshimi për të njëjtin mish, pra se nuk dihet a është prerë sipas normave të caktuar apo jo:
(4) فلم يعلم هل وقعت الذكاة املعتربة او ل .
Andaj, pas sqarimit të hadithit nga ana e dijetarëve të kësaj shkence, e shohim të rrugës t'i përmendim edhe mendimet më kryesore të juristëve islamë, pra sa i përket normës së përmendjes së emrit të Allahut para therjes së shtazës: Mendimet e dijetarëve lidhur me përmendjen e Allahut xh.sh., kur theren kafshët janë të shumta, por ne po i përmendim më të njohurat:
Shumica e dijetarëve: Ibën Abasi, Maliku, hanefinjtë, Eth Thevriju, thonë se të përmendurit e Allahut xh.sh. gjatë prerjes është kusht, dhe nuk lejohet që një besimtar qëllimisht ta anashkalojë përmendjen e Allahut gjatë therjes së shtazës. Mirëpo, (te hanefinjtë) nëse një gjë e tillë ndodh nga harresa, atëherë lejohet, ngase besimtarët nuk kanë përgjegjësi për atë që ndodh nga harresa dhe pa dëshirën e tyre, duke theksuar se edhe po të ketë harruar s`ka gjë. Argument i tyre është fjala e Allahut xh.sh.: "Mos hani nga ajo që (para therjes së saj) nuk është përmendur emri i Allahut xh.sh., vërtet ajo (ngrënia) është mëkat." (El Enamë, 121) Ky hadith është i transmetuar nga Ibën Hatim, dhe thuhet: "Mos e ha atë (kofshën që ta solli qeni), se ti e ke përmendur Allahun xh.sh. kur ke lëshuar qenin tënd dhe nuk e ke përmendur emrin e Allahut për qenin e tjetërkujt." Pra, nuk ka dallim ndërmjet gjuetisë dhe prerjes së shtazës, pra sa i përket përmendjes së Allahut xh.sh., se ajo është kusht për prerjen e kafshës, si me qëllim ashtu edhe për harresë, përveçse Allahu xh.sh. atë që bëhet nga harresa nuk do ta marrë në konsideratë. Prandaj, përmendja mbetet detyrim për atë që ka për qëllim të therë.
Shafiinjtë, një transmetim nga Ibën Abasi, Maliku në një transmetim, Ahmedi, thonë se përmendja e Allahut në prerje është sunet. Argument i tyre është fjala e Alla hut xh.sh.: "Ju ndalohet të hani mish të ngordhësirës… dhe atë që e ka ngrënë egërsira, përveç asaj që arrini ta therni (para se të ngordhë)." (El Maide, 3) Në këtë ajet është lejuar prerja pa u kushtëzuar me përmendjen e Allahut xh.sh. Fjala e Allahut xh.sh. "Edhe ushqimet (të therura) e ithtarëve të Librit për ju janë të lejuara." Është e ditur se ata (çifutët dhe të krishterët) nuk e përmendin Allahun xh.sh., ose për mishin e tyre men dohet se është përmendur emri i Allahut xh.sh. Hadithi bazë i Aishes r.a., i përmendur më lart, dhe hadithi që transmetohet me sened mursel: "Kafshës që pritet nga myslimani lejohet t`i hahet mishi, qoftë i përmendur apo jo emri i Allahut." Por, hadithi mursel nuk shërben si argument tek ata që nuk veprojnë me të.(5) Përgjigjja për argumentet e atyre që përmendjen e Allahut xh.sh. e bëjnë kusht me rastin e prerjes është fjala e Allahut xh.sh.: "Mos e hani atë për të cilën (para therjes së saj) nuk është përmendur emri i Allahut!" Këtu flitet më tepër për atë që është prerë për idhujt, sepse Allahu xh.sh. thotë: "Është e ndaluar për ju ajo që është therur për idhuj." (El Maide, 3)
"Ajo që është therur jo në emër të Allahut."; "Vërtet ajo (ngrënia) është mëkat". Atëherë ajo nuk hahet, se është mëkat, pasi nuk është përmendur Allahu xh.sh.
Sa i përket hadithit të Adij bin Hatimit, ky ka të bëjë me gjuetinë. Prerja e kafshës ndryshon nga gjuetia, sepse në gjueti prerja nuk bëhet në vend të caktuar, kështu që përmendja e Allahut konsiderohet përforcim në gjueti.
Dhahirinjtë thonë se nuk lejohet të hahet (mishi) për të cilin kur është prerë kafsha nuk është përmendur emri i Allahut xh.sh., madje edhe në qoftë se vetvetiu harrohet. Këta janë bazuar sipas tekstit të ajetit të lartpërmendur të Kuranit, ndërsa hadithin e Adij bin Hatimit e kanë marrë si hadith të komentuar nga teksti i Aishes.(6)
Rreth lejimit të mishit të ithtarëve të Librit, se ata nuk e përmendin emrin e Allahut xh.sh., Dhahirinjtë u përgjigjën se: ata kur presin kafshët e tyre e përmendin Allahun xh.sh.
Duke u mbështetur në mendimet e mësipërme dhe në provat e tyre, mund të përfundojmë se nuk duhet të hahet mishi i atij që me qëllim lënë pa e përmendur emrin e Allahut xh.sh. Por, nëse ka mbetur pa u përmendur pa qëllim, mishi hahet. Sa i përket mishit për të cilin dyshohet se është apo s`është përmendur emri i Allahut, kur mishtari ka qenë mysliman ose prej atyre nga therjet e të cilëve lejohet ngrënia e mishit të kafshëve të lejuara, mishi i tillë duhet të hahet vetëm pasi të përmendet emri i Allahut xh.sh. Këtë e mbështetim në hadithin bazë që e transmetoi Aisheja, se Pejgamberi s.a.v.s. tha: "Përmendeni ju emrin e Allahut xh.sh. para ngrënies, dhe hajeni atë (mishin)!" Ose, në transmetimin tjetër, ku thuhet: "Ju përmendeni emrin e Allahut, dhe hani."
Mjetet e prerjes dhe çka duhet të pritet nga venat
Transmetohet nga Rafi bin Hudejxhi, se gjyshi i tij i kishte thënë të Dërguarit s.a.v.s.: "Me të vërtetë shpresojmë ose frikësohemi ta takojmë armikun të nesërmen e të mos kemi thika, por a do t`i presim (kafshët) me thika?" Pejgamberi s.a.v.s. tha: "Atë që derdh gjak dhe përmendet emri i Allahut, haje! Nuk do t`i presim me dhëmbë e me thonj, por do t`ju tregoj për këto. Sa i përket dhëmbit, ai është eshtër, ndërsa thonjtë janë traditë e mjeteve habeshite. "Nga çdo mjet (i mprehtë) që shtazës i derdhet gjaku, dhe i përmendet emri i Allahut, ushqejuni prej saj, por mos i preni ato me dhëmb ose thonj, ngase dhëmbi është asht (jo mjet i prerjes), e thonjtë janë zakon i habeshitëve."(7)
Fjalët e panjohura
Fjala e tij: "el-kasabu", është mjet i llojit të thikave, i njohur tek arabët. Ka teh të fortë dhe të mprehtë, e atë që e godet e pret shpejt dhe fuqishëm:
Fjala e tij: "muda", është shumësi i fjalës "mudjetun", një lloj thike. Është quajtur me këtë emër ngase ua merr jetën kafshëve.
Fjala e tij: "enhere eddeme", do të thotë "Rrodhi dhe u derdh shumë gjak".(8)
Në një transmetim tjetër ka ardhur: "Me të vërtetë nesër do ta takojmë armikun". Kjo shprehje tregon se ata frikëso heshin se mos nuk do të kishin thika për ta prerë plaçkën që do ta merrnin nga armiku, d. m. th. të mos kenë frikë nga takimi me armikun. Këtë e vërteton më së miri pyetja: "A do t`i presim (kafshët) me thika (el kasab)?"
Dispozitat e hadithit dhe mendimet e dijetarëve
Në hadith tregohet se përmendja e Allahut xh.sh. "ettesmijetu" dhe derdhja e gjakut janë kusht për atë që ther kafshën. Pejgamberi s.a.v.s. çështjen e ngrënies e lidhte me dy gjëra të përbashkëta: "Hajeni atë që i derdhet gjaku dhe që përmendet emri i Allahut!"
Hadithi tregon se edhe therja është e vlefshme me çdo mjet me të cilin derdhet gjaku, përveç dhëmbit dhe thoit (të kafshëve).
Dijetarët nuk kanë mendim të njësuar se çka është e vlefshme të pritet te kafsha. Të gjithë dijetarët kanë mendim të njësuar se therja më e plotë është ajo kur i kafshës i priten katër vena: fyti, nga i cili qarkullon frymëmarrja, ezofagu (gabzherri) nga i cili qarkullojnë ushqimi dhe lëngjet prej fytit deri në lukth, dy enët e qafës, që e rrethojnë fytin dhe me këtë del shpirti më lehtë. Megjithëkëtë nga këto katër vena disa dijetarë mendojnë se mund të priten vetëm disa prej tyre, por disa të tjerë thonë se duhet edhe më tepër se këto.
Hanefinjtë thonë se në therje mjafton të këputen dy enët e qafës, pra që e rrethojnë fytin, dhe fyti pritet në dy enët e qafës me ezofag. Pra, mjafton prerja në tri pika, siç ka thënë Pejgamberit s. a. v. s: "Preni enët e qafës, si të doni!". Kjo shprehje ka ardhur në shumës, e më së paku shumësi është tre.(9)
Shafiu, dhe një transmetim nga Ahmedi, thonë: "Mjafton prerja e grykëfytit dhe e ezofagut", sepse fyti është vendqarkullimi i frymëmarrjes, kurse ezofagu është vendqarkullimi i ushqimit, dhe se pa këto të dyja asnjë kafshë nuk mund të mbetet gjallë.(10)
Këtij mendimi duhet t`i kundërvihemi se do të mjaftonin prerjet vetëm në dy venat, aq sa të shkaktohet derdhja e gjakut, që është kusht që prerja të konsidero het e lejueshme.
Maliku thotë: "Mjafton të priten fyti dhe dy enët e qa fës". Në këtë medhheb është bërë gjithashtu e njohur se për prerje mjafton gjysma e fytit dhe dy venat e qafës.(11)
Thamë se hadithi vë në pah se lejohet prerja me çdo mjet, përveç dhëmbit dhe thoit.
Bejdaviu, me fjalën e Pejgamberit s.a.v.s., "Dhëmbi është asht.", thotë se është analogji që paramendohet të jetë në pjesën e dytë, e që nuk është përmendur për shkak të njohjes tek ata: "Sa i përket dhëmbit, ai është asht, e neve me asnjë asht nuk na lejohet të presim."
Ibën Salah thotë: "Kjo tregon se Pejgamberi s.a.v.s. e ka përkufizuar se prerja nuk mund të bëhet me eshtra".
En Neveviju e ka komentuar ndalimin e prerjes me eshtra, se ato janë të ndyta dhe ushqim i xhindeve. Edhe ndalimin e prerjes me thonj e kanë komentuar kështu: se thoi është mjet prerës i habeshive. Ibën Salah, i pasuar nga En Neveviu, thotë se ndalesa me këto të dyja është bërë për shkak se me to torturohet kafsha. Në shumicën e rasteve këto i shkaktojnë vetëm ngufatje, por me këtë nuk arrihet therja. Ata thanë se habeshitët praktikonin prerjen e deles me thonj, derisa asaj i dilte shpirti nga ngufatja.
Thuhet se thonjtë janë mjete të habeshitëve, që janë të krishterë, por krahasimi me ta është i ndaluar. Disa i kundërvihen këtij mendimi duke thënë se, sikur ky të ishte qëllim, atëherë nuk duhet t`i përdorim as thikat as mjetet e tjera që cilat përdoren nga jobesimtarët. Përgjigjja për këtë mënyrë prerjeje është se prerja me thikë është e lashtë dhe nuk është karakteristikë e tyre.(12)
Shumica e dijetarëve e ndalojnë prerjen me dhëmbë dhe me thonj. Hanefinjtë thonë se lejohet prerja me thonj, me dhëmbë dhe me brinjë, kur janë të veçan ta për të, apo nuk janë pjesë përbërëse, personale e therësit, porse kjo prerje është mekruh.(13)
Në hadithin bazë konsiderohet se thonjtë dhe dhëmbët nuk janë të dedikuar për therje. Atyre u përgjigjemi se nuk ka argumente për këtë, se këto të dyja janë të ngjitu ra, dhe se hadithi bazë e përcakton kuptimin e përgjithshëm të hadithin: "Prija venat e qafës si të duash."
________________________________________
(1) Sahihul Buhari, vëll. IV, f. 277; Fet`hul bari, vëll: 12, f. 54. Sunen Ebi Davud, vëll: 3, f. 137. Ibën Maxhe, vëll: 2, f. 1060.
(2) Sunen En Nesaij, Kitabul Edahij, vëll: 7, f. 237.
(3) Fet`hul Bari, vëll: 12, f. 54-55.
(4) Fet`hul bari,v12,f. 56.
(5) Fet`hul Bari, vëll: 12, f. 56. Subulu Selam, vëll: 4, f. 85.
(6) El Mugnij li ibni Kudame, vëll: 8, f. 565. El Hidaje lil merginanij, vëll: 4, f. 47. El Muhedhib, vëll: 1, f. 252.
(7) Fet`hul bari, vëll: 12, f. 47-48. Nejlul Evtar. v 8, f. 147.
(8) Po aty.
(9) El Hidaje ,vëll: 4 f. 48. Bidajetul Muxhtehid, vëll: 1, f. 445.
(10) El Muhedh-dhib, vëll: 1, f. 252. El Mugnij, vëll: 8, f. 575.
(11) Muhtesar halil, f. 90. El Mugnij, vëll: 8, f. 575.
(12) Fet`hul bari, vëll: 12, f. 48.
(13) El Hidaje. Vëll: 4, f. 48-49.
Dr. Prof. As. Musa Vila
Dituria Islame 310