Dy shokë të vegjël po luanin dhe rrëshqisnin mbi sipërfaqen e një liqeni të ngrirë.
Ishte një ditë e ftohtë dhe me re, por kjo nuk i pengonte djemtë të shijonin lojën e tyre. Ata rrëshqisnin mbi akull pa frikë, duke qeshur dhe duke u argëtuar.
Papritur, akulli u ça dhe njëri prej tyre ra në ujë. Uji nuk ishte i thellë, por akulli përreth tij filloi të forcohej dhe të mbyllej përsëri, duke ia vështirësuar daljen.
Shoku i tij vrapoi drejt bregut, mori një gur dhe u kthye me nxitim. Me gjithë forcën që kishte, filloi të godiste akullin. Pas disa përpjekjesh, arriti ta çante mjaftueshëm, e kapi shokun për dore dhe e nxori nga uji.
Kur mbërritën zjarrfikësit dhe kuptuan se çfarë kishte ndodhur, të habitur e pyetën:
- Si ia dole? Si munde, me një gur kaq të vogël dhe me duart e tua të dobëta, të thyeje një akull kaq të trashë?
Në atë çast, një plak që ndodhej aty pranë tha:
- Unë e di se si ia doli!
- Si? - e pyetën zjarrfikësit.
Plaku u përgjigj:
- Sepse në atë moment nuk ishte askush aty për t'i thënë se ishte e pamundur.
Për atë që beson, edhe ajo që duket e pamundur mund të bëhet e mundur.