Zbulohet pllaka përkujtimore në xhaminë e Krumës së Hasit


Në prag të festës së 28 Nëntorit, në Xhaminë e Krumës së Hasit u mbajt ceremonia e zbulimit të pllakës përkujtimore, në shenjë respekti dhe mirënjohjeje për rolin e kësaj xhamie dhe qendrës së saj kulturore gjatë luftës së Kosovës, në vitet 1998-1999.
Sipas të dhënave të përfshira në pllakën përkujtimore, gjatë luftës kjo xhami dhe qendra e saj kulturore shërbyen si strehë, vendpushim dhe pikë furnizimi për ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga anë të ndryshme të Kosovës.
Në këtë organizim morën pjesë Myftiu i Hasit, Sadik Ukperaj, nënkryetarja e Bashkisë së Hasit, Shyrete Koka, kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, dega në Has, Xhevdet Thaqi, ish-imami i Xhamisë së Krumës, Refik Murati, si dhe dr. Bedri Muhadri nga Instituti i Historisë dhe dr. Hysni Hoxha, përgjegjës i spitalit ushtarak gjatë luftës. Të pranishëm ishin gjithashtu imamë, mjekë, aktivistë dhe ish-ushtarë e veteranë të UÇK-së nga Hasi i Kosovës dhe i Shqipërisë.
Pllaka përkujtimore u vendos nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, dega në Has, ndërsa në përmbyllje të aktivitetit u ndanë edhe mirënjohje.





 


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

“Origjina e numrave” – arti, matematika dhe shpirtërorja në një ekspozitë