Histori e vërtetë nga sheshi Tahrir

Mos harro ta përshëndetësh për mua, zotërinë tonë Hamza Ibn Abdul Mutalib

Është një ngjarje që i ka ndodhur shejhut Safut Hixhazi, gjatë revolucionit egjiptian (revolucioni i 25 janarit 2011), histori që shejhu e tregoi në universitetin El-zakazik, qau ai dhe qanë edhe ata që ishin në sallë.
Gjatë ditëve të qëndrimit në Tahrir, bëhej një jetë e plotë, deri sa edhe flinin në këmbët e urës Kubra Kaser El-Nil (urë që lidh Kajron me Gizen); njëri prej njerëzve që shoqërohej me te (me shejhun), lahej në lumin Nil kur u vinin era djersë, ishte bashkë me të tjerët në përballjet me policinë qysh në ditën e parë, në ditën e zemërimit; në përballjet me snajperët; në përballjet me "baltaxhijat" (2-3-4 shkurt); në luftën me devetë; kur u goditën me armë dhe përballuan vështirësitë.
Ishte një grup prej 12 vetash me shejhun Safut Hixhazi; rinia ishte e frikësuar se mos i ndodhte ndonjë gjë shejhut në këto përballje, por shejhu nuk kishte dëshirë tjetër veçse të ishte në rreshtin e pare, derisa njëri i dha një tenxhere që ta vinte në kokë, një tjetër i dha një kaskë që ta vinte në kokë për t’u mbrojtur.
Thotë shehu, gjatë kohës kur ishin në sheshin Abdylmenam Rijad dhe ishte bashkë me te një djalë nga prefektura e Sharkijas, quhej Abdylkerim, ecte me shejhun gjatë gjithë kohës, dinte përmendësh 25 xhuze nga Kur`ani dhe i premtoi shejhut se pas revolucionit, do të plotësonte hivzin e 5 xhuzeve të mbetura në një muaj, për të marrë Igaza nga ai (shejhu).
Ezani i sabahut. Shejhu i ndau në dy grupe: një grup që do falej dhe grupi tjetër do t’i ruante, dhe pastaj do ndërroheshin ashtu siç veprohet në gjendje lufte në islam. Shejhu i dha leje që të falej me ata, AbdulKerimit; pas namazit u ul me atë dhe djaloshi e pyeti: “O shejh Safut, nëse ne vdesim, vdesim shehida?”
Atëherë shejhu i kujtoi hadithin shih "Zotëria i shehidëve është Hamza dhe një njeri i cili shkon te tirani dhe e urdhëron që të ndalojë nga të punuarit keq dhe vritet.”
Tha djaloshi: “Allah, Wallahi kam mall për ta takuar zotërinë tonë Hamza; për Zotin nëse ti shejh vdes para meje, mos harro ta përshëndesësh për mua zotërinë tone Hamza; dhe nëse unë vdes para teje, do ta përshëndes për ty. Pastaj kërkoi leje për t’u ngritur, dhe sa u ngrit u qëllua nga një plumb në kokë dhe vdiq duke rënë i vdekur mbi shejhun.
Shehu betohet se kur preku gjakun e tij, ishte më i mirë se aroma e miskut, dhe e thirri shejhu një djaloshi kristian, me emrin William, i cili rrinte me ta; kur pa djaloshi kristian këtë pamje dhe nuhati aromën e këndshme të gjakut, e tha shehadetin.
(në një situatë kur ka vetëm lufte, lodhje, erë djerse, tension një pamje e tillë të mrekullon)
Qau shejhu dhe qau edhe kush ishte në sallë, dhe tha:
- Unë mendoj se ai e përshëndeti zotërinë tonë Hamza.



përshtati nga arabishtja në shqip
Klodiana Xhaferaj


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Gara ndërkombëtare e Kuranit në Kosovë: Juria e vlerëson si ndër më të mirat e organizuara deri tani