Sedat ef.Islami
Falënderimi i takon Allahut. Atë e falënderojmë dhe prej Tij falje dhe ndihmë kërkojmë. Kërkojmë mbrojtje nga Allahu prej të këqijave të vetvetes dhe të veprave tona. Kë e udhëzon Allahu s’ka kush e lajthit dhe kë e largon nga rruga e vërtetë, s’ka kush e udhëzon. Dëshmoj se s’ka hyjni tjetër përveç Allahut , i Cili është Një dhe dëshmoj se Muhammedi është rob dhe i dërguar i Tij.
“O ju që keni besuar, keni frikë All-llahun me një frikë të denjë dhe mos vdisni, pos duke qenë muslimanë!” (Ali Imran: 102)
“O ju njerëz! Keni frikë Zotin tuaj që ju ka krijuar prej një veteje dhe nga ajo krijoi palën e saj, e prej atyre dyve u shtuan shumë burra e gra. Dhe keni frikë All-llahun që me emrin e Tij përbetoheni, ruajeni farefisin, se All-llahu është Mbikqyrës mbi ju.” (En-Nisa:1)
“O ju besimtarë, keni frikë All-llahun dhe thuani fjalë të drejta. Ai (All-llahu) ju mundëson të bëni vepra të mira, jua shlyen mëkatet e juaja,e kush respekton All-llahun dhe të Dërguarin e Tij, ka shpëtuar me një shpëtim të madh.” (El-Ahzab:70:71)
Të nderuar vëllezër besimtarë!
Ndarja nga Ramazani për muslimanët kosovarë këtë vit ishte më e dhimbshme se kurrë më parë. Festa e Fitër Bajramit gjeti besimtarët me emocione të përziera; të gëzuar dhe të mërzitur në të njëjtën kohë. Në fakt, kur muslimanët po bëheshin gati për një festë të dyfishtë, ata morën një grusht të rëndë nga përfaqësuesit e tyre politikë saqë as festës së Fitër Bajramit nuk ia ditën lezetin. Nuk di a u zgjodhën djajtë e tërbuar para kohe apo çka ndodhi vetëm se parlamenti ynë me shumicë absolute muslimanësh zgjodhi që në vend të urimeve të vjell vrer mbi muslimanët. Jo vetëm që nuk përmbushi kërkesat legjitime të tyre por ata reaguan aq ashpër dhe me një fjalor fyes dhe ofendues saqë nuk mund t’i besoje syve dhe veshëve atë që shihnin dhe dëgjonin. A janë muslimanë ose të paktën a kanë fe dhe a besojnë në diç këta që flasin?!
Habia nuk mbaron këtu, ajo bëhet edhe më e madhe kur kemi parasysh se para një viti, pikërisht në Ramazan, madje në Natën e (madhe të) Kadrit, Prishtina, një qytet me shumicë muslimane po celebronte hapjen e një katedraleje, e cila ‘atëbotë’ shihej si simbol tolerance tek shqiptarët. Siç duket toleranca paska vetëm kuptim të njëanshëm, ngase kur bëhet fjalë për të drejtat e muslimanëve që të kenë një xhami të përmasave të katedrales, kjo –në radhë të parë- në sytë nën syze të katedrales nuk shihet tolerancë dhe është aq e dhimbshme saqë bën të parin e Prishtinës të qajë me lot krokodili se nuk mund të bëjë ballë dot ta rrënojë një çerdhe për ndërtimin e xhamisë ani pse i pari i tij e pati rrënuar një shkollë me nam për hatër të katedrales. E nga roli i cinikut ai di të kalojë edhe tek komiku duke thënë se për BIK-un do të ndante leje edhe në vendin ku është Grandi, kuptohet nëse BIK-u ka para –shton ai. Hiç më mirë se ky nuk është as Kryeministri, i cili në kohën kur formalisht deklarohet për muslimanët, konkretisht vepron për ortodoksët. Ridërgimi i projektit për miratim në Kuvend e që ka të bëjë me të drejtat ekskluzive të Kishës ortodokse në Prizren, për emrit të së cilës lidhet edhe një pjesë e historisë së kasapit të Ballkanit, Millosheviçit, Kryeministri ehte shumë vigjilent ndaj kësaj çështjeje derisa për riprocedim të projektit për edukimin fetar as që i bie ndërmend. Sikur barrën ia ka hedhur dikujt tjetër dhe më nuk ka punë me të.
Kështu, për dallim nga herët e kaluara kur në xhumanë e parë pas festës zakonisht flisnim për mënyrat e organizimit të jetës pas Ramazanit, sot, me shkas, ligjëratën tonë do ta përqendrojmë në një tjetër çështje. Do të flasim në vija të trasha pse njerëzit kanë kaq shumë frikë Islamin? Përse janë kaq alergjikë ndaj tij dhe çfarë ka në Islam që nuk iu shkon shtati atyre?
Përse frika prej Islamit?
Realisht, frika prej Islamit nuk daton sot. Ajo është e hershme sa edhe vet Islami. Qysh prej momenteve të para të shfaqjes në skenën njerëzore, Islami u trajtua armiqësisht nga një pjesë e njerëzve. Shkaku ishte se Islami kishte sjellë një sistem të ri vlerash që përcaktonin një ndryshim rrënjësor në sistemin shoqëror, e që nënkuptonte se shumë njerëzve që kishin keqpërdorur situatën dhe pozitën po iu vinte fundi. Kësisoj, ata nuk qëndruan duarkryq, por në klubet e tyre të atëhershme u mblodhën dhe diskutuan për format e rezistencës ndaj Islamit. Ishte ide e përgjithshme se Islami po mohonte të kaluarën e baballarëve, por jo çdo e kaluar duhet të respektohet. Islami mohonte adhurimin e idhujve kështu që paraqiste problem, që madje logjikisht nuk mund të kuptohej.
“أَجَعَلَ الْآلِهَةَ إِلَـهًا وَاحِدًا إِنَّ هَـذَا لَشَيْءٌ عُجَابٌ
A mendon ai t'i bëjë zotat Një Zot? Vërtet, kjo është gjë shumë e çuditshme!” (Sad, 5).
Pra, është çudi me muslimanët se si adhurojnë vetëm një Zot e jo shumë siç bënin ata. Për shkak të besimit e urryen edhe çifutët dhe të krishterët ani pse Islami u tregua shumë i mëshirshëm dhe tolerantë me ta:
“قُلْ يَا أَهْلَ الْكِتَابِ تَعَالَوْا إِلَى كَلِمَةٍ سَوَاءٍ بَيْنَنَا وَبَيْنَكُمْ أَلَّا نَعْبُدَ إِلَّا اللَّـهَ وَلَا نُشْرِكَ بِهِ شَيْئًا وَلَا يَتَّخِذَ بَعْضُنَا بَعْضًا أَرْبَابًا مِّن دُونِ اللَّـهِ فَإِن تَوَلَّوْا فَقُولُوا اشْهَدُوا بِأَنَّا مُسْلِمُونَ
Thuaju (o i dërguar): "O ithtarë të librit (Tevrat e Inxhil), ejani (të bashkohemi) te një fjalë që është e njëjtë (e drejtë) mes nesh dhe mes jush: Të mos adhurojmë, pos All-llahut, të mos ia bëjmë Atij asnjë send shok, të mos e konsiderojmë njëri - tjetrin zotër pos All-llahut"! E në qoftë se ata refuzojnë, ju thoni: "Dëshmoni pra, se ne jemi muslimanë (besuam një Zot)"!” (Ali Imran, 64).
Ata, megjithëse e ditën të vërtetën e mohuan atë. Safijje bint Hujej b. Ahtab, gruaja e Pejgamberit, alejhis selam rrëfen se në kohën kur Muhammedi, alejhis selam pati mbërri në Medinë, babai dhe xhaxhai i saj, që të dy çifutë, kishin shkuar ta shihnin. Duke qenë se dinin përshkrimin e tij në Teurat, ata me të parë Muhammedin, alejhis selam e kishin njohur. Atëbotë xhaxhai i saj kishte pyetur babanë e saj se a ishte ky njeri që po e shihnin profeti i përshkruar në Teurat? Po- i kishte thënë. Po cili është qëndrimi yt ndaj tij: - e kishte pyetur prapë. Armiqësia sa të jetoj- i ishte përgjigjur.
Për të tillët vlen ajeti:
“وَجَحَدُوا بِهَا وَاسْتَيْقَنَتْهَا أَنْفُسُهُمْ ظُلْمًا وَعُلُوًّا فَانْظُرْ كَيْفَ كَانَ عَاقِبَةُ الْمُفْسِدِينَ
Dhe, edhe pse bindshëm të besueshëm në to (se ishin nga Zoti), i mohuan në mënyrë të padrejtë e me mendjemadhësi, pra shikoje se çfarë ishte fundi i shkatërrimtarëve.” (en-Neml, 14).
Çka i frikëson tek Islami?
Islami është një fe komplete, e cila shoqërisë njerëzore i ofron modelet me të përsosura të zhvillimit të jetës dhe këtë në të gjitha aspektet. Këtë mbase e dëshmon fuqishëm historia dhe realiteti se si islami fuqishëm nuk ka arritur asnjë fe t’i mbijetojë kohës. Madje Islami edhe sot e kësaj dite mahnit mendjet e ndritura kështu që në kohën kur luftohet nga njëra anë, në anën tjetër ne shohim njerëz që nga të gjitha anët e botës përqafojnë atë.
Kështu, ajo që këta njerëz i bën të ndiejnë frikë prej Islamit është në radhë të parë:
• Sistemi politik i Islamit ose Hilafeti ose bashkimi i muslimanëve. Paramendoni sot në botë çdo i katërti njeri është musliman dhe si do të ishte puna nëse këta njerëz do të dirigjoheshin vetëm nga një njeri, do të kishin vetëm një prijës, një lider fetar që do t’i udhëhiqte ata. Si do të ishte harta e botës ose kujt do t’i dëgjohej zëri? Mos harroni se shtetet bashkëkohore perëndimore kanë ndërtuar këtë kapital dhunshëm, duke shtypur popuj dhe duke skllavëruar ata, e madje edhe sot e kësaj dite vazhdojnë që të veprojnë kështu. Andaj nga kjo pozitë ata nuk kursejnë asgjë që ta ruajnë fudullëkun e tyre. Kanë provuar se kalaja e muslimanëve mposhtet vetëm nga brenda kështu që kanë qëlluar pikën më të ndjeshme të tij – hilafetin. Muslimanët tashmë kanë qendra të ndryshme koordinimi në të shumtën e rasteve të papërputhshme ndërmjet vete. Kësisoj edhe e kanë më të lehtë t’i
mbajnë të shtypur.
• Zbatimi i Islamit në jetën e përditshme e që është paksa bezdisës për ta. Stili i jetesës së tyre nuk mund të shkojë baskë me jetën e muslimanëve dhe këtë vetëm për një arsye: se muslimanët janë moralisht të pastër. Nëse në të kaluarën populli i Lutit, alejhis selam refuzuan bashkëjetesën me të për shkak se:
“وَمَا كَانَ جَوَابَ قَوْمِهِ إِلَّا أَن قَالُوا أَخْرِجُوهُم مِّن قَرْيَتِكُمْ إِنَّهُمْ أُنَاسٌ يَتَطَهَّرُونَ
Përgjigjja e popullit të tij nuk ishte tjetër vetëm se të thonë: "Dëboni ata (Lutin me besimtarë) nga vendbanimi juaj, ata janë njerëz që ruhen shumë (i largohen të shëmtuarës).” (el-A’rafë, 82).
...sot, refuzohet bashkëjetesa me këtë dhe arsyetime shumë të ngjashme. Protestat kundër xhamisë në Nju Jork zbuluan këtë. Një nga protestuesit tha se Islami ndalon homoseksualizmin. Ne themi se Islami ndalon homoseksualizmin, kurvërinë, pedofilinë, ndalon shthurjen në çfarëdo forme qoftë ajo dhe do t’i themi vazhdimisht edhe nëse kosto e kësaj është gjithë ky refuzim.
• Frika nga misioni i Islamit. Islami nuk është fe për vetveten. Roli dhe misioni i tij si fe janë udhëzimi i njerëzve në mësimet dhe porositë e Zotit me të cilat edhe duhet ta udhëheqin jetën e tyre. Këtë e konsiderojnë si shkelje e të drejtave njerëzore, si dhunë, por harrojnë se janë vet ata që në emër të lirisë dhe demokracisë intervenojnë në shtete të ndryshme. Më thuani ku qëndron dallimi ndërmjet misionit islam dhe misionit të tyre? Dallimi i vetëm se islami i cliron njerëzit dhe i lë të lirë ndërsa ata pas lirisë së tyre kërkojnë interesat materiale. Pse u pushtua Iraku? Për shkak të Sadam Husejnit. Sadamin e mbytën. Pse vazhduan edhe më tutje. Përgjigja: interesat materiale apo nafta.
• Faktorizimi i Islamit. Islami dita ditës po dëshmon se më nuk është jashtë rrjedhave. Ai ende nuk po e përcakton rendin e ditës porse ne tryezën e diskutimeve tanimë e ka vendin.
• Injoranca në raport me Islamin. Në debatet përkitazi me rolin e Islamit në Kosovë, jo vetëm në parlament por edhe më gjerë, mund të hasësh njerëz që shfaqin rezervë ndaj Islamit për shkak se -siç thonë ata-:
• Islami është kundër kombit. Ky është keqkuptim. Islami nuk është kundër kombit, përkundrazi, Islami e fuqizon ndjenjën për komb vetëm se ndalon fanatizmin që çon në nënçmimin e tjetrit. Njerëzit nuk janë të mirë nëse kanë këtë ose atë përkatësi kombëtare, të mirë janë vetëm nëse jan të devotshëm dhe përfillin mësimet fetare. Në Kur’an, Allahu ka thënë:
“يَا أَيُّهَا النَّاسُ إِنَّا خَلَقْنَاكُم مِّن ذَكَرٍ وَأُنثَى وَجَعَلْنَاكُمْ شُعُوبًا وَقَبَائِلَ لِتَعَارَفُوا إِنَّ أَكْرَمَكُمْ عِندَ اللَّـهِ أَتْقَاكُمْ
O ju njerëz, vërtet Ne ju krijuam juve prej një mashkulli dhe një femre, ju bëmë popuj e fise që të njiheni ndërmjet vete, e s'ka dyshim se te All-llahu më i ndershmi ndër ju është ai që më tepër është ruajtur (këqijat)...”. (el-Huxhurat, 13)
Islami pranon se dashuria për vatan është e lidhur ngushtë me shpirtin e njeriut dhe se si ndjenjë e tillë ka qenë edhe tek krijesa më e dashur e Allahut, Muhammedi, alejhis selam. Buhariu përmend se kur Muhammedit, alejhi’s selam i tha Verek b. Neufel në çastet e para të pejgamberllëkut se populli yt do të largojnë, ai, alejhi’s selam, i çuditur pyeti: “Pse, a do të më nxjerrin me forcë ?”. Vereka ia ktheu: “Po, nuk ka ardhë asnjë njeri me këtë që erdhe ti e të mos jetë persekutuar. Nëse më zë dita jote, do të ndihmoj...”. Ka thënë Suhejliu: Nga ky hadith përfitohet mësimi se ndarja nga vatani është shumë e rëndë ngase kur Muhammedit, alejhi’s selam i tha Vereka se do të keqtrajtohesh, përgënjeshtrohesh e persekutohesh, ai nuk u bezdis shumë por kur ia përmendi largimin nga atdheu, shpirti i tij lëvizi për dashurinë që kishte për vatan dhe tha: Pse a do të më nxjerrin me dhunë prej tij?!
• Islami i dhunshëm. Ende jetojnë me pallavrat se kinse Islami ka ardhur në këto troje me dhunë, se ne e kemi pranuar Islamin për shkak se kemi qenë frikacakë ndërsa trima janë vetëm ata që kanë ruajtur krishterimin. Këto janë pallavra, as më shumë dhe as më pak. Sikur Islami të kishte ardhur me dhunë sigurisht se sot nuk do t’i kishim këto probleme ngase nuk do të kishte as katolikë dhe as ortodoksë, fakt që e kanë dëshmuar edhe vet të krishterët, por toleranca islame ka bërë që krahas xhamisë të jetë kisha e sinagoga, krahas myslimanit të jetojë i krishteri dhe çifuti. Përkundrazi, Islami ka ruajtur identitetin kombëtar të shqiptarëve. Ju lutem vetëm hidhni një sy shqiptarëve ortodoksë në Maqedoni, as që kanë ndonjë lidhje me shqiptarët, janë asimiluar tërësisht dhe janë shkrirë në sllav. “Shqiptarët po të mos ishin muslimanë do të ishin shumë -thoshte Faik Konica- por nuk do të ishin
shqiptarë”, do të ishin sllav.
• Modelet e këqija. Thënë të vërtetën, edhe ne i kemi fajet deri diku ngase nuk po arrijmë mirë dhe denjësisht të demonstrojmë islamin e vërtetë. Ndonjëherë nga injoranca e herën tjetër nga ngutia bëjmë veprime që nuk përkojnë aspak me Islamin. Rast i fundit në Zvicër që vrau gruan dhe që bëri bujë për të keq, u tha se njeriu ishte fanatik fetar. Unë nuk e mohoj se ekstremet mund të jenë të të dyja anëve, ekstrem në të drejta duke shkelur kështu fenë dhe traditat dhe ekstrem në keqinterpretimin e fesë. Në asnjë rrethanë Islami nuk lejon që ekzekutimi të bëhet privatisht. Vetëm shteti ligjor mund të shqiptojë dënime, ndryshe për këtë dhe problemet e ngjashme duhet drejtuar mjeteve legjitime, qofshin këto konsultat familjare apo edhe gjykatat si hap i fundit nëse veç shihet se më nuk ka pajtim ndërmjet tyre. Apo rasti i atij që vrau ushtarët amerikanë ne Gjermani e që tani del dhe kërkon
falje. Këto veprime të pa mençura rëndojnë dhe shtrembërojnë imazhin islam në botë. Islami është i distancuar nga veprimet e ithtarëve injorantë.
Bukuritë e Islamit
Është gabim i madh që Islami të gjykohet nga distanca. Islami nuk është ashtu si e përshkruajnë armiqtë ngase kësisoj do të na duhej t’i themi sheqerit i hidhur vetëm pse një të sëmuri i është dukur ashtu. Në vijim do të përshkruaj vetëm disa nga bukuritë dhe mirësitë e Islamit e që besoj dë të mjaftonim për të ndërruar mendje karshi tij.
- Islami është feja e te gjithë profetëve, duke filluar nga i pari e deri tek i mbrami. Allahu ka thënë:
“شَرَعَ لَكُم مِّنَ الدِّينِ مَا وَصَّى بِهِ نُوحًا وَالَّذِي أَوْحَيْنَا إِلَيْكَ وَمَا وَصَّيْنَا بِهِ إِبْرَاهِيمَ وَمُوسَى وَعِيسَى
Ai ju përcaktoi juve për fé atë që ia pat përcaktuar Nuhut dhe atë që Ne ta shpallëm ty dhe atë me çka e patëm porositur Ibrahimin, Musain dhe Isain...” (esh-Shura, 13).
- Islami nuk urren tjerët, misioni i tije shte t’i afrojë ata e jo t’i largojë. Allahu ka thënë në Kur’an:
“يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آَمَنُوا كُونُوا قَوَّامِينَ لِلَّهِ شُهَدَاءَ بِالْقِسْطِ وَلا يَجْرِمَنَّكُمْ شَنَآَنُ قَوْمٍ عَلَى أَلا تَعْدِلُوا اعْدِلُوا هُوَ أَقْرَبُ لِلتَّقْوَى وَاتَّقُوا اللَّهَ إِنَّ اللَّهَ خَبِيرٌ بِمَا تَعْمَلُونَ
O ju që besuat! Bëhuni plotësisht të vendosur për hir të All-llahut, duke dëshmuar të drejtën, dhe të mos u shtyjë urrejtja ndaj një populli e t'i shmangeni drejtësisë; bëhuni të drejtë, sepse ajo është më afër devotshmërisë. Kini dro All-llahun se All-llahu di hollësisht për atë që veproni.” (el-Maide, 8).
Imam Ahmedi me sened sahih trasmeton nga Xhabir Ibn Abdullahu se në Mina në ditët e Bajramit ka mbajtur hutbe dhe ka thënë:
“يا أيها الناس, ألا إن ربكم واحد, ألا إن أباكم واحد, ألا لا فضل لعربي على عجمي ولا لعجمي على عربي ولا لأسود على أحمر ولا لأحمر على أسود إلا بالتقوى إن أكرمكم عند الله اتقاكم
O ju njerëz, vëni re, Zoti juaj është Një, babai juaj (Ademi) është një! Vëni re, nuk ka vlerë arabi ndaj joarabit dhe as anasjelltas, sikur që nuk ka vlerë i ziu ndaj të kuqit dhe as anasjelltas, përveç me devotshmëri. Vërtetë, më i ndershmi prej jush është më i devotshmi juaj.”
- Nëse është misioni Islam qe ta përhapë fjalën e Allahut, atëherë bazat e tij janë ato qe kane qene dhe sot e kësaj dite:
“ادْعُ إِلَى سَبِيلِ رَبِّكَ بِالْحِكْمَةِ وَالْمَوْعِظَةِ الْحَسَنَةِ وَجَادِلْهُمْ بِالَّتِي هِيَ أَحْسَنُ
Ti (Muhammed) thirr për në rrugën e Zotit tënd me urtësi e këshillë të mirë dhe polemizo me ata (kundërshtarët) me atë mënyrë që është më e mira...” (Nahl, 125).
Musai dhe Haruni, alejhimas selam u urdhëruan që kur të shkojnë tek faraoni të jenë të butë ndoshta pendohet:
“اذْهَبَا إِلَى فِرْعَوْنَ إِنَّهُ طَغَى * فَقُولا لَهُ قَوْلاً لَيِّنًا لَعَلَّهُ يَتَذَكَّرُ أَوْ يَخْشَى
Shkoni që të dy te faraoni, se ai vërtet e ka tepruar. 44. Atij i thuani fjalë të buta, ndoshta ai mendohet a frikësohet.” (Taha, 43-44).
E sekreti i tërë kësaj qëndron në faktin se ne jemi urdhëruar vetëm të kumtojmë, asgjë më shumë. Ne nuk imponojmë. Islami kumton dhe nuk imponon:
“وَلَوْ شَاءَ رَبُّكَ لآمَنَ مَنْ فِي الأَرْضِ كُلُّهُمْ جَمِيعًا أَفَأَنْتَ تُكْرِهُ النَّاسَ حَتَّى يَكُونُوا مُؤْمِنِينَ
Sikur të kishte dashur Zoti yt, do t'i besonin çka janë në tokë që të gjithë. A ti do t'i detyrosh njerëzit të bëhen besimtarë?” (Junus, 99).
“وَقُلْ الْحَقُّ مِنْ رَبِّكُمْ فَمَنْ شَاءَ فَلْيُؤْمِنْ وَمَنْ شَاءَ فَلْيَكْفُرْ
E ti thuaj: "E vërteta është nga Zoti juaj, e kush të dojë, le të besojë, e kush të dojë, le të mohojë. ...” (Kehf, 29).
Përmbyllje
Vëllezër të nderuar!
Islami gjithsesi se me lejen e Allahut do të mbetet në skenë. Sulmet dhe intrigat e armiqve atij vetëm sa do t’ia shtojnë fuqinë dhe ndikimin, por për të kursyer njerëzit nga paragjykimet, hamendja dhe konfuzion, le t’iu ofrojmë shembuj të gjallë të Islamit, le t’iu ofrojmë modele origjinale dhe imazhe të vërteta të tij. Le t’i thërrasim njerëzit me veprat dhe edukatën tonë para se këtë ta bëjmë me fjalët tona.