Familja dhe interneti - Rregulla dhe parime

Përfitimi dhe dobitë e familjes nga interneti dhe përdorimi i tij janë të pamohueshme, por, në rast shpërdorimi, ai mund të jetë i rrezikshëm dhe me pasoja të mëdha për të, andaj, në vijim, keni disa nga rregullat e përdorimit të duhur të tij:

1. Udhëzimin e familjes në përdorimin e duhur të tij.
2. Mësimin praktik dhe shfletimin e përbashkët të disa faqeve me interes, në mënyrë që të njihen me to dhe t’i shfletojnë dhe më pas.
3. Angazhimi i tyre me punë që kanë të bëjnë me kompjuterin dhe internetin, si:
1) shtypja e artikujve të dobishëm,
2) mbledhja e artikujve dhe punimeve të rëndësishme në një dosje të veçantë, të cilën më pas do ta emërtonte me një emër të veçantë (p.sh. punime që kanë të bëjnë me besimin, adhurimin, moralin, edukimin e fëmijëve, etj.),
3) edukimi i fëmijëve nëpërmjet përdorimit të programeve për pikturim të disa gjërave që i kanë fëmijët për qejf,
4) ushtrimi i familjes për të projektuar ndonjë punim të thjeshtë në flash animacione apo foto-shop, etj.
4. Vendosja e kompjuterit në një hapësirë brenda shtëpisë ku mund të shihet nga të gjithë.
5. Vëzhgimi i faqeve të vizituara nëpërmjet programeve përkatëse, në mënyrë që të mos lejohet shfletimi i faqeve që janë të dëmshme, qoftë për besim, qoftë për moral.
6. Vënia e fjalës kaluese (paswordit) në përgjegjësi të ndonjë anëtari të familjes. Pra, përdorimi i kompjuterit me dijeni të familjes. Kjo ka të bëjë sidomos me fëmijët dhe adoleshentët.
7. Ushtrimi i fëmijëve për përdorim të disa lojërave jo të dhunshme.
8. Bashkëpjesëmarrja në disa mundësi kontaktimi në të cilat nuk ka shkelje të rregullave fetare si dhe nuk rrezikon të orientohesh në faqe të dëmshme –hapje të tyre vetvetiu.
9. Edukimi i familjes për ta patur në hatër dhe konsideratë vëzhgimin e Allahut të Madhëruar në çdo rast dhe gjendje.



Burimi: http://denana.com/supervisor/articles.aspx?selected_article_no=10280
Përshtati në shqip: Sedat ISLAMI


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

"Disiplinë dhe rregull" - Visar ef. Koshi