Sonny Bill Willimas: Islami më dhuroi lumturinë

Sonny u rritur si i krishterë, në moshën 15 vjeçe ai erdhi në Australi ku për herë të parë mësoi për fenë islame

Momenti vendimtar në konvertimin e tij në Islam ishte takimi me një familje tuniziane . Kjo familja kishte pesë fëmijë dhe jetonte në një banesë një dhomëshe në jug të Francës. Sonny ishte fascinuar me thjeshtësinë dhe modestinë e tyre. Ky ishte detaj i rëndësishëm që e shtyu Sonnyn ta përqafoj Islamin.
"Kontaktova me ta dhe jetova një kohë që t’i ndiej në përgjithësi të gjitha virtytet dhe vlerat e praktikimit të përditshëm të Islamit. E pashë sa të lumtur dhe të kënaqur ishin me gjërat e vogla, të cilat unë kurrë më parë nuk i kam ndjerë. Ata jetonin një jetë të thjeshtë dhe modeste", thotë Sonny.
Është kjo thjeshtësia të cilën e aplikonte në karrierën e tij profesionale sportive si lojtarë i ragbit.
Sonny thotë se Islami i dha një ekuilibër dhe qetës të cilat nuk i kishte më parë. Ai tashmë është duke u zhvilluar sipas parimeve të vërteta morale.
Ai është i sigurt se karriera e tij do të përjeton një sukses të madh, sepse siç thotë ai, është i vetëdijshëm se Zoti të gjithëve u ka dhënë një talent, por pa përpjekje dhe dëshirë për realizim, të gjitha janë të kota.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Rikthimi te rrënjët, vakëfi dhe historia që u ringjall në konferencë