Fëmijët e sotëm janë shpresa e të nesërmes. Fëmijëria është guri esencial në ndërtimin e formimit të besimit, në pranimin e vlerave të larta dhe në përgatitjen e natyrshmërisë së fëmiut për pranimin e besimit të shëndoshë sikurse ka thënë i Dërguari i Allahut: “Çdo fëmijë lindë në natyrshmërinë e tij.”
I Dërguari i Allahut kishte një kujdes të veçantë ndaj fëmijëve dhe kujdesej për ta sikur që kujdesej për të rriturit. Në momentin kur i Dërguari i Allahut ftoi Ebu Bekrin për ta pranuar islamin, e ftoi edhe Aliun dhe në atë kohë Aliu ishte në moshën shtatë apo dhjetë vjeçare.
Periudha më ndikuese në formimin e fëmijëve është mosha 0 - 6 vjeçare. Është fjala për një periudhë kur fëmija nuk është njohur ende me ndonjë rreth tjetër shoqëror përveç familjes. Si rezultat i kësaj, fëmijët në këtë periudhë “kopjojnë” çdo fjalë dhe veprim të prindërve, disa prej të cilave i përvetësojnë dhe i praktikojnë gjatë gjithë jetës. Kjo periudhë përbën bazën e edukimit të fëmijës me etikën e të ushqyerit, të fjeturit, me ndjenjën e respektit ndaj të mëdhenjve, me ndjenjën e mikpritjes, të mëshirës ndaj nevojtarëve dhe të dobëtëve. Përcjellja dhe adaptimi i këtyre parimeve realizohet me anë të dashurisë, interesimit dhe besimit që kemi tek fëmijët.
Fëmijët e rritur me përkëdhelje, fjalë të bukura dhe me dashurinë e prindërve zotërojnë një karakter të qetë, kanë besim në vetvete që janë në gjendje të përballojnë më sukses vështirësitë nga më të ndryshmet.
Profeti (s.a.v.s.) ishte shumë i ndjeshëm në këtë aspekt, përkëdhelte dhe përqafonte çdo fëmijë. Tregon Xhabiri (r.a.): “Fala namazin e drekës bashkë me Profetin (s.a.v.s.), pastaj u drejtuam për në shtëpi. Rrugës takuam disa fëmijë, ndërsa Profeti i mëshirës përkëdheli kokën e çdo fëmije, përkëdheli edhe kokën time. Ndjeva në dorën e tij një freski dhe një erë të mirë, aq sa m’u duk sikur dora e tij të kishte dalë nga një shishe misku (erë e mirë)”. (Tirmidhi)
Interesimi tek fëmijët me të cilët bashkëpunojnë dhe interesohen familjarët, kanë prirjen të jenë më aktivë se fëmijët e tjerë, shohin çdo çështje me pozivitet dhe në përgjithësi zotërojnë një karakter të fortë.
Hz. Aliu (r.a.) ka thënë: “Luani me fëmijët deri në moshën 7 vjeçare, silluni si shokë me fëmijët deri në moshën 15 vjeçare, ndërsa pas kësaj moshe konsultohuni me ta duke marrë mendimin e tyre në çështje të ndryshme. Si rezultat, në të ardhmen këta fëmijë zotërojnë ndjenjën e përgjegjësisë në çdo hap të jetës së tyre.”
Fillimisht, duke ua bërë me dije fëmijëve që ata janë një amanet i Allahut, duhet t’u shprehim në çdo çast dashurinë e madhe që kemi për ta, sepse bazë e ndjenjës së besimit janë dashuria dhe respekti.
Vlerësimi, besimi dhe përkujdesja e vazhdueshme ndaj fëmijëve ndikon thellë në formimin e karakterit të tyre. Jahja bin Muadh (r.a.) ka thënë: “Çdo fjalë e thënë, çdo reagim, shton një tullë në “ndërtesën” e karakterit të fëmijës, ose heq një të tillë.”
________________________________________
KBI në Gjakove ka hapur institucionin parashkollor – kopshtin e fëmijëve “FILIZAT”, i cili gjendet në rr.Hasan Dashi nr.4 (afër xhamisë së Hadumit) në Gjakove.
Kjo çerdhe e fëmijëve ofron ambient modern, bashkëkohor dhe kuadër profesional në këtë lëmi.
Për informata më të hollësishme mund të kontaktoni ne mob. 045-317-001, ose të njoftoheni nëpërmes faqes në facebook (Kopshti për fëmijë FILIZAT).