Përkufizimi njoftues i cili jepet nga ana e studiuesve për një lëmi të caktuar shkencore, filozofike apo shoqërore ka një rëndësi të veçantë. Sa më i qartë, sa më bindës që është definicioni aq më mirë dhe aq më fuqishëm akceptohet materia referuese nga ana e studiuesve. Për Kur'anin ekzistojnë definicione nga më të ndryshmet, të cilat janë evidentuar nga studiuesit që në kohët e hershme, e të cilat vazhdojnë edhe në kohën e sotme bashkëkohore.
Vlen të përmendet në këtë rast se definicionet për Kur'anin janë prezentë në vet tekstin e tij(1)
Në mesin e shumë studiuesve të Kur'anit në botë, bëjnë pjesë edhe shqiptarët, të cilët gjatë kohës kanë dhënë mendime dhe vlerësime për Librin e shenjtë të myslimanëve - Kur'anin. Shqiptarët, librin e Zotit e identifikonin përmes emrave të quajtur: Mushaf-i, Kur'ani-Qerim, Qelamullah, Qitab-i etj. Gjatë shekujve, ai ka fituar me përmbajtjen e tij të gjerë shumë emra si: Këshillë, Libër i Zotit, Dritë, Udhërrëfyes, Paralajmërues, Njoftues etj. Ndër të parët që u morën me studimet e Kur'anit në mbarim të shekullit XIX dhe në fillim të shek.XX-të, ishin Hafiz Ali Korça, Haxhi Vehbi Dibra, Ismet Dibra, Ibrahim Dalliu, Ferid Vokopola, Sadik Bega, H. Sherif Ahmeti, dr. Feti Mehdiu etj. etj. Këta studiues padyshim bëjnë pjesë në mesin e studiuesve më të famshëm shqiptarë të Kur'anit gjatë shekullit që lamë pas. Në revistat islame: "Zani i Naltë" dhe "Kultura Islame" hasim në punime të rëndësishme të renditura në rubrikën e caktuar nga redaksia enkas për Kur'anin të titulluar "Ç'është Kur'ani" dhe "Fleta e Tefsirit". Kurse, më vonë, punime të rëndësishme për Kur'anin kanë dhënë edhe shqiptarët jashtë vendit të tyre amë përmes punimeve - botimeve të ndryshme., pra vet Kur'ani definon veten,
mirëpo, pavarësisht nga kjo, studiuesit e tij vazhdimisht kanë shprehur qëndrimet e tyre për të dhënë një definim të tyre të pavarur për Librin e Zotit.
Hfz. Ali Korça ishte njëri nga njohësit më të thellë të Kur'anit dhe vlerave të tij për kohën në të cilën jetoi. Zotërimin dhe af-tësinë e tij në shpjegimin e fjalës së Zotit më së miri e vërejmë në komentimin që ai i bënë dhjetë kaptinave të pjesës së fundit të Kur'anit(2)
Në mesin e shumë opinioneve dhe qëndrimeve të tij për Kur-anin në këtë kontekst mund të seleksionohet ky pohim i tij: "Kur-ani dhe çdo ajet i tij është burim i kulturës së lulëzimit jo vetëm i myslimanëve, kulturë e cila ka pjellë edhe kulturën Evropiane të sotme.(3)
Ndërsa Vehbi Dibrapoashtu njohës i madh i Kur'anit dhe disiplinave islame në përgjithësi, kur fletë për Kur'anin, së pari pranon se është shumë i vetëdijshëm se sa do që të shkruaj për të nuk do t'ia dalë që të cilësojë me gjithë cilësitë dhe vetitë që ai meriton. Kështu, ai para se të flasë gjerësisht mbi elementet identifikuese dhe vlerat e shumta e shumëdimensionale të Kuranit, tregohet shumë modest para tij me fjalët: "Cila është ajo pendë kompetente e cila mundet me shpreh dhe me përshkru madhështinë dhe hapësirën shum të naltë të këtij oqeani të pafund të diturisë dhe filozofisë. Me gjithë këtë mungesë brumi që gjejë në veten time nuk mundem me heshtë përpara fakteve e mbresave shpirtërore që në këto momente i ndiej para këtij libri të shenjtë".(4)
Dibra Kur'anit i jep një definicion të fuqishëm dhe përmbajtjesor, sa që vështirë se gjendet edhe në vet literaturën burimore islame: "Kur'ani i madhnueshëm është një libër hyjnor i cili shpërndan dhe përhap dritë gjithkah. Ai mbështjell gjithë naltësinat, përfshinë të gjitha burimet e virtyteve të larta të njerëzisë. Ai shpjegon dobitë dhe dëmet e atyre që ju shtrohen dispozitat e tij shumë të shenjta. Ai merr nën mbrojtje dhe garanton të drejtat e të gjitha kombeve dhe krejt popujve musliman e jo musliman. Është dekret hyjnor dhe Akt kredencial (5) që dokumenton dërgaten hyjnore mbi Profetin Muhammed a.s."(6) Ky Kur'an tash e 13 shekuj thërret krejt botën njerëzore e gjinore(7) në konkurs e në provë, i propozon artistëve letrar që të hartojnë një vepër të tillë, që t'i ngajë së paku edhe një kaptine më të vogël të tij, mirëpo të gjitha përpjekjet e tyre kanë përfunduar në disfavor. Letrarët më të famshëm të botës nuk kanë arritur me hartue as edhe një frazës të shkurtë e cila do të krahasohej me naltësinë letrare të kësaj vepre, që s'është vepër por fjalë e Amshueshme e të Madhit Krijues.(8) Ky libër nuk është krijesa e mendjes njerëzor, por është drejtpërdrejtë fjala e Mrekullueshme që ka buruar nga Selia e padukshme e Unitetit të amshueshëm, si një dhuratë e mëshirës së Naltë, e si një dritë e mrekullueshme e së vërtetës së Plotë për me forcue e vërtetue pejgambërllukun e të dërguarit të tij Muham-medit a.s."(9) Dibra ngrit lartë rëndësinë e Kur'anit dhe pazavendsueshmërinë e tij jo vetëm në rrethanat në të cilat u bë shpallja e tij, por si-pas tij i tillë do të vazhdojë të jetë përgjithmonë. Vlerësimet e Vehbi Dibrës për librin e 1.5 miliardë myslimanëve në botë janë aktuale edhe sot, bile më se të domosdoshme edhe në këto kohë kur tensionet mes botës perëndimore dhe asaj lindore në baza fetare janë në rritje si rezultat i shtrembërimeve që bëjnë mediet e sotme feve qiellore :
"Në një kohë kur ishte shkatërrue rregulli i shoqërisë njerëzore, në një kohë kur vogjëlia e mjerë po lëngonte dhe po shtypej ndër kthetrat e torturës barbare, në një kohë kur popujt dhe kombet luftoni mes tyre pa mëshirë, vetëm për plaçkë e gjak, në një kohë kur njerëzve nuk u njihej barazimi para drejtësisë, në një kohë kur në botë sundonte vetëm kaosi, (pyet çuditshëm Dibra),a nuk ishte Kur'ani i Madhnueshëm që thirri njerëzinë në "Unitet" e në "Barazim". A nuk ishte ky libër hyjnor që me nor-mat Drejtësisë së Naltë, përthekojë-mbështuell njerzinë nën balancën e së Drejtës, e kjo dritë e vetëtimtë-shpejtë e Kur'anit, shkëlqeu në katër anët e botës, në një mënyrë nga e cila u çuditën të gjitha mendjet e larta të njerëzisë"(10).
Studiuesi tjetër me renome ndërshqiptar H. Ismet Dibranë definicionin e tij për Kur'anin po ashtu edhe prek shumë aspekte dhe dimensione të tij përmbajtjesore. Ai fillimisht sjellë një vlerësim të përgjithshëm për Kuranin me fjalët: "Kur'ani është një libër i diturisë dhe filozofisë së mjaftueshme, veç vlerave tjera që mbështjell në vete është edhe një pasqyrë e vërtetë e së kaluemes dhe një dritë e shkëlqyeshme për të ardhmen. Kurani është një përmbledhës i mistereve të gjithësisë. Kur'ani është një Statut Hyjnor, në bazë të cili duhet rregullohet, të administrohet e të civilizohet trupi njerëzor që jeton në fytyrë të tokës."(11)
Ndërsa për aspektin krahasimtar të Kuranit me librat e më hershme qiellore nënvizon: "Librat e tjerë të shenjtë që grumbullohen nën emrin "Bibël" nuk e ruajtën vlerën e tyre hyjnore. Ato u devijuan me ndërhyrjen e njerëzve duke i përshtatur sipas qejfeve dhe dëshirave të tyre. Kur'anin duhet ta nderojnë edhe ata të cilët e duan Isaun, ngase ky libër bujar është treguar shumë bujar në favor të Krishtit. Me përbuzë Kur'ani është si me krye një vepër e cila përpara mendjes dhe arsyes është një krim"(12)
Një definicion dhe një shtjellim mjaftë domethënës për vlerën, porosinë dhe synimet e Kur'anit, e jep edhe doajeni dhe publicisti më i njohur i islamistikës, në gjithë trojet shqiptare, pas luftës së Dytë Botërore, H.ef. Sherif Ahmeti.Ai në shumë punime të tij, për Kur'anin flet me epitetin më të lartë e nga të cilat veçojmë: "Kur'ani me shprehjet e tij aq sa mund të kuptohet, zgjon ndjenjë të lartë te njeriu për lidhmëni të shumta mes tij dhe Zotit, mes tij dhe botës e cila e rrethon, jep sqarime për madhëri-mendjet kah ligjet dhe rregullat të cilat mbretërojnë në gjithësi, dhe të cilat zhvillohen dhe shfaqen vetëm sipas vullnetit të Tij".(13)
Ndërsa në një punim të tij tjetër jep vlerësimin tjetër "Kur'-ani është fjalë e Zotit, leximi i tij konsiderohet ibadet, është libër i fesë i cili na mëson rregulla dhe dispozita të nevojshme dhe të domosdoshme për të gëzuar jetën e kësaj bote, është libër i pacenueshëm në domethëniet e veta, nuk ndryshon dhe nuk zëvendëso-het me ndonjë thënie tjetër"(14).
Dr. Feti Mehdiu në parathënien e botimit të parë të Kur'anit ofron këtë mendim të tij: "Kur'ani është një libër me karakter universal, me përmbajtje ekonomike sociale, juridike apologjetike etj, kurse në pikëpamje ideo-artistike zë vendin më të lartë poetik"(15) Vlerësimet e lartpërmendura për Kur'anin, nga ana e këtyre dijetarëve të njohur të Kur'anit dhe të Islamit, të cilët vepruan në kohë dhe në rrethana të ndryshme në Shqipëri dhe në Kosovë, të bëjnë të kuptosh se sa i vlefshëm dhe sa vend të lartë ka zënë Kur'ani ndër shqiptar si në formimin dhe kultivimin e besimit fe-tar islam e poashtu edhe në organizimin dhe zhvillimin e jetës në bazë të parimeve të shtrenjta të tij.
Dr.sc. Xhabir Hamiti
1. Vetëm fjala Kur'an - me nyjën shquese dhe pa të është përmendur 59 herë.
2 Korça Ali, Vepra nr. 8 "Komentimi i Kur'anit" Logos, Shkup, 2008
3 H. Ali Korça: "Spjegimi i kuptimit të disa sureve të shkurtra të Kur'anit të Shenjtë" Michigen 1996, fq. 1996 "
4 Po aty.
5 Fjalë latine në kuptimin e ndajfoljes (lat. credere) besojë, (italisht-credenziali) Shih: Mikel Ndreca, Fjalor i fjalëve dhe shprehjeve të huaja, f 413, Prishtinë, 1986.
6 Zani i Naltë, f. 499. nr. 4. viti. 1933.
7 Xhinët janë krijesa të padukshme për të cilat nuk ka të dhëna të detajizuar në literaturën islame, e as në atë shkencore, përveç ajeteve kur'anore të cilat na bëjnë me dije se janë krijesa të padukshme të krijuara nga zjarri.
8 Me këtë fjali, Vehbi Dibra kundërshton mendimin e mu'ëtezilive të cilët mbështesin mendimin e tyre mbi Kur'ani si vepër të krijuar të Zotit. Kjo është problematikë e cila është zhvilluar shumë mes akaidologëve. Aspekti material i Kur'anit është i krijuar, mirëpo fjala e Zotit, Kur'ani është cilësi e Zotit e amshueshme e pa fillim dhe pa mbarim. (Shih: Muhamed Handic: Uvod u tef-sirsku i hadisku nauku, f. 5-6 Sarajevo, 1972).
9 Zani i Naltë, f. 500, nr.4. Viti, 1933.
10 Po aty, f. 500.
11 H. Ismet Dibra, "A ka dyshim në qenien e Zotit", Titulli "Ç'është Kur'ani", Michigen, 1993fq. 2.
12 Ibid, fq. 3.
13 H.Sherif Ahmeti, "Dituria Islame" nr. 35, viti 1988, Prishtinë.
14 H.Sherif Ahmeti, "Edukata Islame", nr. 46/47, faqe: 3, v. 1986, Prishtinë.
15 Kurani dhe hija e tij shqip, botimi II-të, 1999.