Omer ibn el-Hattabi ishte i rreptë dhe i vendosur, i pajisur me njohuri dhe fuqi. I rritur në skamje, varfëri dhe në situata të rënda jetësore.
Babai i tij ishte i rreptë ndaj tij. Rreth ashpërsisë dhe vrazhdësi tregon edhe Omeri, kur një ditë si Emirul-Mu'minin kaloi pranë vendit Daxhnan, vend i pyllëzuar me drunj të shpesh, "La ilah illellah" (Nuk ka të adhuruar tjetër pos Allahut) tha: "I kam mbajtur devetë e babait tim në këtë luginë. E kisha të veshur një mantel – pelerinë të leshtë me një të hapur përpara. Hattabi ishte i pa mëshirshëm ndaj meje: më ngarkonte me punë të rënda, lodhesha shumë, më rrihte kur nuk punoja. Më arrinte nata, por vetëm Allahu i Lartësuar ishte mbi mua."
Dëshironte të tregohej në mesin e të rinjve Mekkas, që të dallohej me diçka mbi ta, ashtu siç ata në përparësi për nga vlera e pasurisë dhe e prejardhjes.
Iu përkushtua shkencës dhe leximit të urtësive të shkruara, i mbante ne mend vargjet e asaj kohe.
Ishte ndër të paktit në numër që dinin shkrim lexim. Në tërë Mekken kanë qenë vetëm shtatëmbëdhjetë vet, të cilët kanë ditur të shkruajnë dhe të lexojnë, kur kishte filluar t’i vinte shpallja Muhamed ibn Abdullahut, s.a.v.s.
Omeri që nga fëmijëria e kishte dashur kalërimin me kuaj, qitjen në shenj, shkathtësinë me shpata dhe pjesëmarrjen në dyluftime. Me trupin e tij të fuqishëm i mundte të gjithë garuesit trima të asaj kohe.
Ishte veçanërisht i gjatë, mbi dy metra, konstrukt të fort, muskulaturë të zhvilluar. Flokët i kishte të kuqërremta të ndritshme dhe lëkurën e fytyrës të bardhë. Ishte mëngjarash (majtak). Kur ecte, ngutej ashtu që të jepte përshtypjen se është duke vrapuar, ai i cili ecte me te do të ngelte prapa.
Avf ibn Malik kishte parë një grup njerëzish të tubuar në një vend, në mesin e tyre edhe një njeri i cili i tejkalonte të gjithë. Kishte pyetur për të, e ata i kishin thënë se është Omer ibn Hattabi.
Në pamje, gjatësi dhe fuqi trupore më së tepërmi i ngjante Halid ibn el-Velidit, aq sa në shikim të parë ishte vështirë t’i dallosh.
Skamja në fëmijëri kishte ndikuar në atë, që ta ruante pasurinë e tij.
Varfëria e kishte përcjell gjatë gjithë jetës së tij, prandaj kishte kursyer për vete. Ndaj të tjerëve ishte bujarë, e donte maturinë në dhënie dhe nuk shkapërderdhte pa nevojë.
Sipas porosisë së Ebu Bekrit, Omeri është zgjedhur për halife, e lutja e parë e tij ishte: "O Zoti im, unë jam i vrazhdë dhe i ashpër, më bëj të butë. Zoti im, unë jam i dobët, më forco. Zoti im unë jam koprrac – dorështrënguar, më bëj bujarë."
Edhe përkundër euforisë, me të cilën ishte i dalluar dhe përkundër ashpërsisë shkretinore, në raportet me njerëzit në kohën e hilafetit të tij, Omer ibn Hattabi ishte i ndjeshëm ndaj njerëzve, i mëshirshëm ndaj të pafuqishmëve, i butë ndaj të varfërve, fisnik ndaj nevojtarëve.
Asnjëherë nuk ka menduar që të përvetësoj thesaret e arit dhe të argjendit, por shumicën e pasurisë së tij iu shpërndante nevojtarëve.
E tregon një ngjarje interesante rreth vetvetes. Thotë se e kishte ndërtuar një idhull nga hurmat dhe e kishte adhuruar një kohë, dhe kur e merrte uria, të njëjtin e hante. E kur zoti i tij gjendej në barkun e tij, turpërohej nga ai veprim, e aq më tepër kur e nxirrte nga barku i tij.
Omeri, r.a. ka lindur trembëdhjetë vite pas vitit të elefantit, që do të thotë se ishte më i ri për trembëdhjetë vjet se Pejgamberi s.a.v.s. Ishte halife i dytë i drejtë, këshilltar i halifes së parë dhe muslimani 40-të.
Omeri r.a. ishte martuar shumë herë në kohën e injorancës – xhahiljetit dhe kishte shumë fëmijë. Emrat e fëmijëve të tij ishin: Abdullah, Abdurrahmani i vjetër, Abdurrahmani i mesëm, Abdurrahmani i ri, Asimi, Hafsa dhe Fatimja. Kur u bë halife, u martua me vajzën e Ali ibn Ebi Talibit dhe Fatimes, motrën e imam Hasanit dhe Hysenit dhe mbesën e Pejgamberit, s.a.v.s., të quajtur Ummu Kulthum.
Kalimi i Omerit r.a., në Islam ...
Omer ibn Hatab, r.a., e ka pranuar Islamin pas Hamzes r.a., disa thonë se vetëm tri ditë më vonë. Para konvertimit të tij në Islam, Muhamedi s.a.v.s., e lexoi këtë lutje: "O Allahu im, ndihmoje Islamin me njërin prej dyve që janë më të dashur për Ty: Omer ibn Hatabin, r.a., ose Amr ibn Hishamin (Ebu Xhehlin). Omeri r.a., pasi dëgjoi se Hamza r.a., e kishte përqafuar Islamin, dhe se muslimanët kanë emigruar me sukses në Abisini, u hidhërua dhe vendosi që problemin ta zgjidhë në fillim, në mënyrë që të vriste Muhamedin, s.a.v.s. Pasi që e mori shpatën dhe u nis në drejtim të Muhamedit, s.a.v.s., gjatë rrugës u takua me një musliman të fshehur, Nuajm ibn Abdullahun, i cili e pyeti se për ku ishte nisur. Kur ia tregoi synimin e tij të keq, Nuajmi i përkujtoi një gjë tjetër, vetëm që ta largonte nga ajo. I tha se motra e tij Fatimeja dhe dhëndri i tij Saeid ibn Zajd e kanë pranuar islamin. Kur u ishte afër shtëpisë së motrës së tij e dëgjoi leximin e Kur'anit. Në atë moment, motra dhe dhëndri i tij, mësonin Kur'an nga Habbab ibn Ereti r.a. Hyri në shtëpi dhe filloi ta godas motrën e tij, ndërsa Habbabi ishte fshehur. Në atë moment ata e thirrën Habbab ibn Eretin, r.a., për të dalë dhe me kërkesën e Omerit r.a., të lexonte ajetet Kur'anore që ishte duke ua mësuar atyre. Atëherë, Habbabi i lexoi disa ajete të sures Ta-Ha dhe Omeri r.a. e pranoi Islamin. Muslimanët, pas kalimit të Omerit r.a., në Islam, për herë të parë e kanë falur namazin me xhemat.
Umeri r.a., pas pranimit të Islamit ...
Në orët e para të Islamit, Omeri r.a. e shikoi Muhamedin s.a.v.s., dhe tha: "A nuk jemi në të vërtetën?" Pejgamberi s.a.v.s. tha: “Po!” Omeri r.s., përsëri e pyeti. “A nuk janë ata në rrugë të gabuar?" Pejgamberi s.a.v.s., tha:”Po”. Më pas Omeri r.a. tha: "Pse atëherë po fshihemi?” Pejgamberi,s.a.v.s., e pyeti: "E çfarë mendon të bëjmë?” Omeri r.a. i tha: "Të shkojmë në mesin e tyre dhe publikisht të deklarojë se nuk ka zot përveç Allahut”! Pejgamberi s.a.v.s., buzëqeshi dhe tha: “Po, o Omer...” Muslimanët doën në dy saffa. Në krye të njërit ishte Hamza r.a., e në të tjetrin ishte Omeri r.a. Filluan t’i shqiptojnë fjalët e shehadetit. Omerit, r.a., nuk i mjaftoi kjo, por shkoi te Ebu Xhehli dhe Ebu Sufjani dhe iu tha se e kam pranuar Islamin. Pas kësaj Omeri r.a. u drejtua kah Qabeja, ku politeistët – mushrikët e sulmuan. E rrahën deri në lodhje. Më pas shkoi në shtëpi ...
Omeri r.a., i mblodhi të gjithë anëtarët e familjes së tij dhe u tha se e kishte përqafuar Islamin, iu tha atyre se ai nuk do t’iu flasë deri sa ta pranoni Islamin. Atëherë u ngrit Abdullahu (biri i tij) dhe i tha: "Unë jam që moti musliman". Umeri e goditi dhe i tha: "A ke dashur të lejosh që babai të shkon në xhehenem?!" Sa herë që i kujtohej Omerit kjo ngjarje, zemërohej në djalin e tij.
Omeri, r.a. ishte i vetmi person (as-hab) i cili bëri Hixhretin publikisht. E bëri tavafin rreth Qabes dhe i fali dy rekat namaz, pastaj iu kthye Mekasve dhe iu tha: "Fytyrat ju nxifshin! Allahu ju poshtëroftë”! Kush dëshiron që fëmijët e tij të mbesin jetimë, e nëna e vetme, e gruaja e ve, le të më presin pas kësaj lugine, sepse unë nesër do të bëjë hixhret.
Arritjet e Omerit ...
Omeri r.a., ka qëndruar në pushtet për dhjetë vjet, gjashtë muaj e katër ditë. Gjatë kësaj periudhe ai ka përfunduar projekte të mëdha. Edhe pse periudha e hilafetit të tij ishte e gjatë, projektet ishin më të mëdha.
Pas vdekjes së Ebu Bekrit r.a., Omeri ra.a, e mori pushtetin. Në hutben që ua mbajti banorëve, ndër të tjera tha: "Nëse nuk më urdhëroni në të mirë dhe nuk më ndaloni nga e keqja, dhe nuk më këshilloni, do të ankohem për ju në Ditën Gjykimit te Zoti i Plotfuqishëm"!
Kalendari i Hixhretit
Gjatë hilafetit të Omerit r.a., dokumentet nuk ishin të datuara. Ai dëshiroi që organizoj këtë, për shkak se ishte e nevojshme të dinin datat e dokumenteve. Omeri r.a., e ndjeu nevojën për një kalendar. I sugjeruan të përdorë kalendarin romak apo persian, por ai nuk pranoi. Ai donte muslimanët të kenë një kalendar të veçantë, për t’u dalluar nga kombet tjera në të gjitha sferat. Disa i propozuan që fillimi i epokës të jetë lindja e Pejgamberit s.a.v.s., ose Israja dhe Mi’raxhi. Omeri r.a, i refuzoi ato sugjerime dhe e mori Hixhretin si fillim të epokës muslimane. Kjo tregon në pikëpamjet e largëta të Omerit r.a., sepse kishte vërejtur se kjo ngjarje do të thotë fillimi i krijimit të shteti islamik.
Rregullimi i rrugëve
Omeri është i pari që i ka rregulluar rrugët. Fjalët e tij ishin: "Nëse në Irak rrëzohet një mushkë, Allahu do të më pyet për të!"
Ixhazetet
Umari r.a., ishte i pari që filloi të lëshoi ixhazete për mësimin e Kur'anit përmendësh.
Konferencat vjetore me udhëheqësit dhe sundimtarët
Omeri r.a., çdo vit mblidhte udhëheqësit dhe qeveritarët, dhe të gjithë ata që kishin ndonjë përgjegjësi në mbledhjen vjetore që u mbajt gjatë Haxhit në Mina.
Makam Ibrahim
Omeri r.a., është i pari që e lëvizi Makami Ibrahimin, vendin ku Ibrahim a.s. qëndroi përderisa po ndërtonte Qaben. Makami Ibrahim ishte i ngjitur për Qabe. Kur muslimanët donin të kryenin Tavafin, duhet të largoheshin nga Mekami. Duke parë këtë, Omeri r.a., urdhëroi që Makami Ibrahim të largohet pak nga Qabeja, për të ndihmuar njerëzit më lehtë të kryejnë Tavafin.
Zgjerimi i Xhamisë së Pejgamberit
Omari r.a., dëshiroi ta zgjeroi Xhaminë e Pejgamberit sa.v.s. Dëshiroi të marrte shtëpinë e Abbasit dhe në hapësirë ta zgjeroi. Abbasi refuzoi për t’ia dhënë. Sa që iu ankua Aliut r.a., i cili ishte gjykatës. Gjykimi i Aliut r.a., ishte në anë të Abbasit, sepse Islami respekton të drejtat e individëve. Pasi që Aliu r.a., gjykoi në atë formë, Abbasi tha: "Tani, ta falë shtëpinë! Këtë e kamë bërë vetëm për të rritur shenjtërinë e muslimanëve!"
Xhizja
Omeri r.a., përcaktoi që xhizja të jetë në përputhje me kushtet e jetës, e ndryshme për çdo individ. Lartësia e Xhizjes të cilën e paguanin të varfëritë e Ehlul kitabije ndryshonte nga Xhizja që paguhej nga të pasurit.
Të arriturat në politikën ushtarake:
1. Omeri r.a., e organizoi ushtrinë e rregullt.
2. E futi rekrutimin e detyrueshëm.
3. Vendosi njësitë ushtarake në vendkalimet kufitare.
4. E kufizoi kohën e largimit nga shtëpia për katër muaj.
5. Organizoi forcat rezerve, të cilat numëronin 30 mijë kalorës.
6. Urdhëroi komandantët ushtarak që t’i dërgojnë raporte të veçanta për ushtarët.
7. E futi shërbimin që trajtonte listat emrave dhe pagat e ushtarëve.
8. E futi pagën e përhershme për ushtarët.
9. Në ushtri dërgoi mjekë, përkthyes, gjyqtarë dhe edukatorë.
Arritjet në fushën e administrimit publik:
1. Themeloi institucionin e divanit.
2. Themeloi një lloj ministrie të furnizimit.
3. Themeloi Ministrinë e Vakufit.
4. Regjistroi pasurinë e tërë stafit dhe guvernatorëve.
5. Themeloi Thesarin-Ministrinë e Financave
6. Ka marrë zeqatin për kuaj
7. Ka siguruar pasurinë nga thesari publik për të varfëritë
8. Ka shpërndarë ushqimin në mes të rajoneve
9. Ka caktuar një shtëpi të veçantë për pritjen e delegacioneve
10. Ka caktuar vende për të pushuar në mes të qyteteve dhe rrugëtimeve
11. Ka filluar dhënien e kredive nga arka e shtetit, tregtarëve
12. Ka ndërpre monopolin mbi ushqimin
13. Ka mbrojtur kullosat e shtetit ...
Përshtati: Esat Rexha