Fëmijët në zonën e Arafatit, 20 kilometra larg kryeqytetit të Senegalit, Dakar, leximin e Kur’anit e mësojnë në kushte shumë të vështira.
Në Senegal, rreth 92 për qind e popullsisë është muslimane. Në shkollën fillore, "Dara", nxënësit nga mosha pesë e deri në 17 vjeç, leximin e alfabetit arab dhe pjesët nga Kur’ani i mësojnë duke i shkruar në pllaka druri.
Orët e mësimit mbahen në kasolla të improvizuara, ndërsa leximin e Kur'anit e ushtrojnë në pllaka druri duke përdorur qymyr në vend të lapsit.
Pasi të keni mësuar përmendësh vargjet e shkruara në pllaka, i fshijnë dhe i shkruajnë të rejat.
Osman Sow ka shtatë vjet që punon në këtë shkollë, dhe siç thotë ai, pavarësisht mundësive të kufizuara ata japin maksimumin që t’ju mësojnë fëmijëve leximin e Kur'anit.
Edhe pse Sow i mëson nxënësit, ai nuk pret ndonjë kompensim për të.
"Ne u japim mësime rreth 60 nxënësve të moshave të ndryshme. Ata pas shkollës vijnë këtu dhe mësojnë leximin e Kur’anit", thotë Sow.
[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/2_1425388566.jpg[/img]
[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/3_1425388584.jpg[/img]
[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/4_1425388602.jpg[/img]
[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/5_1425388623.jpg[/img]
[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/6_1425388640.jpg[/img]
[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/7_1425388663.jpg[/img]
[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/8_1425388682.jpg[/img]
[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/9_1425388698.jpg[/img]