Henryk M. Broder, intelektual i famshëm gjermano-hebre, pranon fenë islame

Broder është intelektual i famshëm gjermano-hebre (61 vjeç). Prindërit e tij i mbijetuan "holokaustit" polak.

Henryk M. Broder ka deklaruar konvertimin e tij në Islam në xhaminë Rida në Newcoln, pas një serie të gjatë shkrimesh armiqësore ndaj Islamit dhe muslimanëve.

Broder është gazetar veteran i revistës gjermane prestigjioze Spiegel DER. Ai është autori i librit më të shitur në Gjermani në vitin 2007, me titull: "Hurra, Wir Kapitulieren," ("Hurray! We're Capitulating").

Në vitin 2007 ka marrë shpërblimin për librin e vitit në gjuhën gjermane.

Disa prej thënieve të tij të njohura, para pranimit të Islamit, janë: “Unë nuk dua që Evropa t’iu dorëzohet muslimanëve... Evropa nuk do të mbetet kështu pas më shumë se njëzet vjetëve. Evropa po kthehet në Islam demografikisht. Ne po ushtrojmë një lloj të çuditshëm paqësimi në përgjigje ndaj veprimeve të fundamentalistë ve islamikë.”

Broder sipas revistës javore egjiptiane “El misrijeh”, ka thirrur: ‘Ejani dhe më dëgjoni mua! U bëra musliman.’

Njoftimi i pranimit të Islamit nga ana e tij, para imamit të xhamisë Rida në Newcoln, ka ardhur si rezultat i konfliktit të ashpër të brendshëm me veten e tij për shumë vite. Ai përmend se, në fund, është liruar duke shpëtuar nga shtypja e vërtetë që ia ngushtonte shpirtin.

Duke komentuar pyetjen në lidhje me braktisjen e fesë çifute, ai ka thënë se nuk e ka lënë fenë, por "Është kthyer në Islamin e tij, që është feja e natyrës njerëzore, natyrë me të cilën lindin të gjithë njerëzit."

Shkrimtari gjerman e ka thënë dëshminë islame para dy dëshmitarëve dhe është quajtur Henry Muhamed Broder. Duke e komentuar këtë me krenari, ai thotë: “Unë tani jam anëtar i një komuniteti numri i të cilit është një miliard e treqind milionë, i një komuniteti që i është ekspozuar vazhdimisht ofendimeve. Për shkak të këtyre fyerjeve ka pasur edhe kundër reagime nga ana e tyre. Unë jam i lumtur që jam kthyer në shtëpinë ku kisha lindur."

Sipas agjencive, pranimi i Islamit nga ana e Henry Broderit, i cili më herët ishte një sulmues i madh i besimit islam, është pritur shumë mirë nga muslimanët.

Paqja e Zotit qoftë mbi ata që e pasojnë udhëzimin vërtet.



Përgatiti: A. Sinani


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Myftiu i Kosovës viziton Panairin e Librit në Ulqin, mbështet kontributin e “Dituria Islame”