Fjala salname e ka prejardhjen nga gjuha persiane, sal do të thotë vit, dhe name do të thotë letër, libër, dhe, kur të bashkohen këto të dy fjalë - salname, në gjuhën shqipe përafërsisht kanë domethënien vjetar. Salname në gjuhën frënge domethënë Annuaire, në gjuhën angleze Year book, ndërsa në gjuhën gjermane Almanak.
Në periudhën e fundit të Perandorisë Osmane botoheshin salnametë-vjetarët, në të cilët përshkruhej gjendja ekonomike, politike, sociale, kulturore, shoqërore gjatë një viti, e një vendi të caktuar të Perandorisë Osmane. Salnametë-vjetarët janë botuar brenda një periudhe 75 vjeçare të ekzistimit të Perandorisë Osmane, prej vitit 1847 e gjer në vitin 1922.
Në këto salnametë-vjetarët janë përshkruar me një stil të posaçëm dhe prezantoheshin një varg njohurish nga fushat të ndryshme, si nga historia, shkenca, politika, ushtria, kultura, shoqëria e fusha të tjera. Salnametë - vjetarët ndaheshin në katër grupe: salnametë - vjetarët shtetërorë, salnametë- vjetarët e vilajeteve, salnametë - vjetarët nazaret si dhe salnamet - vjetarët personalë.
Salnametë - vjetarët shtetërorë përmbanin njohuri dhe përshkrime më të gjera dhe u botuan për një periudhë më të gjatë kohore. Salnameja- vjetari i parë shtetëror është botuar në vitin 1847 dhe ka vazhduar të botohej pandërprerë deri në vitin 1912. Për shkak të pasojave të Luftërave Ballkanike dhe Luftës së Parë Botërore, pasoi ndërprerja e përkohshme prej vitit 1912 e deri në vitin 1916. Salnameja - vjetari i fundit shtetëror në nivel të Perandorisë Osmane, është botuar në vitin 1918.
Salnametë - vjetarët e vilajeteve janë botuar me ndërprerje të kohëpaskohshme, kështu që kishte raste të një botimi të vetëm një salnameje- vjetari të një vilajeti të caktuar, kurse, nga ana tjetër, edhe deri 35 botime të një salnameje - vjetari të një vilajeti. Termi vilajet gjatë kohës së Periudhës Osmane nënkuptonte një territor shumë të gjerë, si në ditët tona një Republikë në kuadër të një federate apo konfederate të caktuar. Perandoria Osmane përbëhej atë kohë prej shumë vilajetesh. Njëri prej vilajeteve të shumta ka qenë edhe vilajeti i Kosovës. Vilajeti i Kosovës përbëhej nga sanxhaqet - rrethet e Shkupit, Prishtinës, Prizrenit, Pejës, Yenipazarit (Pazari i Ri), dhe Plevljes. Salnameja - vjetari i parë i botuar i një vilajeti, ka qenë ai i vilajetit të Bosnjës, i vitit 1866, ndërsa salnameja - vjetari i fundit i botuar ka qenë i vitit 1918 i vilajetit të Bolusë, nënkuptohet gjatë periudhës së ekzistimit të Perandorisë Osmane.
Salnametë - vjetarët nazaret kanë qenë vjetarë që botoheshin pranë ministrive të caktuara të Perandorisë Osmane, si për shembull, Ministrisë së Punëve të Jashtme, Ministrisë së Arsimit, Ministrisë së Mbrojtjes, apo institucioneve të lidhura me ministritë përkatëse, si për shembull të Gjysmëhënës së kuqe, apo të shërbimit të doganave, ose të marinës ushtarake, e kështu me radhë.
Salnametë - vjetarët personalë kanë qenë vjetarë që botoheshin kohë pas kohe, të personave të caktuar të Perandorisë Osmane, si për shembull salnameja - vjetari i Ali Suavit në Paris, botuar 3 vjet rresht, apo i Ekrem, Reshat dhe Osman Feridit, ose i Tevfik bejt e kështu me radhë.
Salnametë - vietarët e vilaietit të Kosovës
Vilajeti i Kosovës është themeluar në vitin 1877; valiu i parë i vilajetit të Kosovës ka qenë Halil Rifat Pasha, i cili udhëhiqte vilajetin e Kosovës. Në përbërje të vilajetit të Kosovës kanë qenë 6 sanxhaqet - rrethet, të cilat i udhëhiqnin muttesarrifët apo kryetarët e rretheve. Në kuadër të sanxhaqeve kanë qenë kazatë, e në kuadër të kazave - nahijet.
lfilajeti i Kosovës.kufizohej në lindje me Bullgarinë, në perëndim me vilajetin e Shkodrës, Malin e Zi dhe Bosnjën e Hercegovinën, në veri me Serbinë dhe në jug me vilajetin e Manastirit dhe vilajetin e Selanikut. Vilajeti i Kosovës, duke filluar në lindje nga qyteti i Shtipit e deri në perëndim tek qyteti i Plevljes, përfshinte një territor shumë të gjerë gjeografik. Në vilajetin e Kosovës jetonin kryesisht shqiptarët, turqit dhe boshnjakët, si myslimanë shumicë, si dhe me pakicë bullgarët, serbët, grekët,vllehtë, si të krishterë. Si kryeqytet i vilajetit të Kosovës ka qenë Prishtina prej vitit 1879 e gjer në vitin 1893, ndërsa prej vitit 1893 e gjer në vitin 1912 ka qenë Shkupi. Në vitin 1893 kishte gjithsej 847.419 banorë, prej të cilëve 507.800 myslimanë dhe 340.339 të krishterë.
Janë botuar gjithsejtë 8 salname - vjetar të vilajetit të Kosovës:
1. Në vitin 1879 është botuar për herë të parë në shtypshkronjën e vilajetit të Kosovës në Prishtinë, dhe kishte gjithsej 154 faqe.
2. Në vitin 1883 është botuar për herë të dytë në shtypshkronjën e vilajetit të Kosovës në Prishtinë, kishte gjithsej 178 faqe.
3. Në vitin 1885 është botuar për herë të tretë në shtypshkronjën e vilajetit të Kosovës në Prishtinë, kishte gjithsej 176 faqe.
4. Në vitin 1887 është botuar për herë të katërt në shtypshkronjën e vilajetit të hëse Rumeli nga Stambolli, falë punës Kosovës në Prishtinë, gjithsej 314 fa- së palodhshme të ekspertëve të gjuhëqe.
5. Në vitin 1888 është botuar për herë të pestë në shtypshkronjën e vilajetit të Kosovës në Prishtinë, kishte gjithsej 283 faqe.
6. Në vitin 1893 është botuar për herë të gjashtë në shtypshkronjën e vilajetit të Kosovës në Shkup, kishte gjithsej 239 faqe.
7. Në vitin 1896 është botuar për herë të shtatë në shtypshkronjën e vilajetit të Kosovës në Shkup, kishte gjithsej 753 faqe.
8. Në vitin 1900 është botuar për herë të fundit në shtypshkronjën e Vilajetit të Kosovës në Shkup, kishte gjithsej 936 faqe.
Koleksioni (përmbledhja) e 8 salnameve - vjetarëve të vilajetit të Kosovës gjendet vetëm në bibliotekën popullore të Fatihut në Stamboll, ndërsa veç e veç ato gjenden të shpërndara nëpër biblioteka të ndryshme, si për shembull: në Bibliotekën të Muzeut Arkeologjik gjenden sallametë - vjetarët e vilajetit të Kosovës të vitit 1883 dhe 1887; në bibliotekën Ataturk në Taksim gjenden salnametë - vjetarët e vilajetit të Kosovës të viteve 1879, 1883, 1885, 1887, 1888, 1896 dhe 1900; në bibliotekën e Arkivit të kryeministrisë osmane gjenden salnametë - vjetarët e vilajetit të Kosovës të viteve 1887, 1888, 1893, 1896; në Bibliotekën shtetërore të Bejazitit gjenden salnametë - vjetarët e vilajetit të Kosovës të vitit 1887; në bibliotekën e Hakkë Tarëk Us gjenden sallametë.- vjetarët e vilajetit të Kosovës të viteve 1893, 1896; në bibliotekën e Universitetit të Stambollit gjenden sallnametë - vjetarët e Vilajetit të Kosovës të viteve 1879, 1888 dhe 1896; në bibliotekën e degës së Historisë të Fakultetit të Letërsisë të Universitetit të Stambollit gjenden salnametë - vjetarët e viteve 1879 dhe 1883. Të gjitha këto 8 salname - vjetarët e vilajetit të Kosovës janë të botuara në gjuhën osmane, të shkruara me alfabet arab. Nga këto salname - vjetarë të vilajetit të Kosovës, Shoqata kulturore dhe përkrasisë osmane përzgjodhi dhe botoi në vitin 2000 në gjuhën turke me alfabet latin, salnamenë - vjetarin e vitit 1896, me titullin në origjinal "1896 (Hicri l314) KOSOVA Vilayeti Salnamesi", që në përkthim domethënë Salnameja e vilajetit të Kosovës e vitit 1896.
Faik Miftari
Dituria Islame 216-217