Aktualitete

Haxhi Islam Rexha nga Gjakova ka dhuruar 13 ari tokë si vakëf për Këshillin e Bashkësisë Islame të Gjakovës.

Sot, më 19 shkurt, nën organizimin e Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, u nis grupi i radhës për kryerjen e Umres

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiu Naim ef. Tërnava me bashkëpunëtorë po qëndron për vizitë zyrtare në kryeqytetin e Katarit, Doha

Me rastin e fatkeqësisë së ortekut në Bahcesaraj të Turqisë dhe aksidentit të ndodhur në aeroportin Sabiha Gokcen në Stamboll, kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava i ka dërguar telegram ngushëllimi presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan dhe kryetarit të Dijanetit të Turqisë prof. dr. Ali Erbash në të cilin shkruan:

Nën patronatin e presidentit të Kroacisë Kollinda Grabar Kitaroviç, kryeministrit të Kroacisë z. Andreja Plenkoviç, kryetarit të Parlamentit z. Gordan Jadronkoviç dhe Sekretarit Gjeneral të Ligës Islame (RABITA) dr. Al Isa; në Zagreb po mbahet konferenca ndërkombëtare e ndërfetare me titullin “Vëllazëria njerëzore- bazament i paqes dhe sigurisë në botë”.

Shoqata Humanitare “Bereqeti” dega në Gjakovë shpërndan 50 pako ushqimore për familjet në nevojë

Departamenti i Gruas i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, në bashkëpunim me Medresenë “Alaudin” dhe me Fakultetin e Studimeve Islame, të enjten me datë 30 janar 2020, për nder të Ditës Botërore të Shamisë, organizoi tribunën me temën “Mbulesa – identiteti, krenaria dhe zgjedhja jonë”, në të cilën të ftuara ishin znj. Besa Ismaili Ahmeti, deputete, njëherësh profesoreshë në Fakultetin e Studimeve Islame, znj. Gyltene Dërguti, psikologe dhe znj. Azemine Kukaj Kajoshi, biologe.

Pas përfundimit të Konferencës së organizuar nga Al Az’hari mbi “Përtëritjen e Mendimit Islam”, Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava u prit nga shkëlqesia e tij imami i madh i Al Az’harit në audiencën e tij

Gjatë qëndrimit zyrtar në Egjipt, kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava u prit edhe nga Myftiu i nderuar i Egjiptit prof. dr. Shevki Allam për të vendosur një nga hapat e parë të bashkëpunimit nderinstitucional në disa fusha me interes e në veçanti në fushën e ngritjes se kapaciteteve të kuadrit profesional në fushën e Fikhut gjegjësisht të Fetvave.

Sot, më 29.01.2020, në Medresenë e Madhe në Gjakovë, me fillim pune në ora 10:00, u mbajt kuvendi zgjedhor për zgjedhjen anëtarëve të Këshillit të Bashkësisë Islame Gjakovë, për mandatin e ardhshëm katër vjeçar, 2020-2024, ku të pranishëm ishin edhe anëtarë nga KBI-së në nivelin qendror, Prof. Asoc. Dr. Fahrush Rexhepi dhe Mr. Besim Mehmeti.

Video

Bashkësia Islame e Kosovës shënon 40 vjetorin e përkthimit të parë të Kuranit në shqip

Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!