Aktualitete

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, ditën e premte, më 29 nëntor, në të gjitha xhamitë e Kosovës, pas namazit të xhumasë, organizon aksionin për grumbullimin e mjeteve financiare për ndihmë të prekurve nga tërmeti i ditës së sotme në Shqipëri.

Me shqetësim të thellë mora lajmin për viktimat dhe të lënduarit nga pasojat e tërmetit të sotëm në Shqipëri i përcjell me dëme të mëdha në objekte banimi në disa lokalitete në Shqipëri.

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, gjatë ditës së sotme të qëndrimit në Rijad të Arabisë Saudite, vizitoi ambasadën e Kosovës në Rijad

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, sot u prit nga Shërbëtori i Dy Xhamive të Shenjta, Mbreti Salman bin Abdulaziz Al Saud

Sot, redaksia e revistës ‘Takvimi” ka mbajtur mbledhjen e saj të rregullt. Mbledhjen e hapi kryeredaktori i revistës “Takvimi”, njëherësh sekretari i përgjithshëm i BIRK-ut, prof. Ahmet ef. Sadriu

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, me ftesë nga ministri për Çështje Fetare të Arabisë Saudite, po qëndron në vizitë zyrtare disaditore në Arabinë Saudite. Në ditën e parë të vizitës zyrtare, Myftiu Tërnava u prit në takim nga ministri për Çështje Fetare të Arabisë Saudite dr. Abdul-latif Al-Shejh.

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, për nder të muajit të lindjes së Pejgamberit, Muhamedit a.s., apo siç njihet ndryshe edhe si muaj i Mevludit ,organizoi manifestim kushtuar kësaj date historike.

Sonte, e mbarë bota islame shënon ditëlindjen e krijesës më të dalluar, Pejgamberit të fundit, mëshirës së njerëzimit, Muhammedit a.s.. Lindja e tij ishte dhe mbetet dhuratë hyjnore për njerëzimin. Allahu e dërgoi mëshirë për ne.

Garat e Kuranit në nivel të medreseve të Ballkanit, të cilat u mbajtën nën patronazhin e kryetarit të Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, Myftiut Naim Tërnava, dhe të organizuara nga Medreseja e Mesme “Alauddin”, përfunduan sot.

Sot në ditën e dytë po zhvillohet gara e Kuranit në nivel të medreseve të Ballkanit, të cilat po mbahen nën patronatin e kryetarit të Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, Myftiut Naim ef. Tërnava, në amfiteatrin e Medresesë së Mesme “Alauddin” në Prishtinë