Aktualitete

Nën patronatin e kryetarit të Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, Myftiut Naim ef. Tërnava, Medreseja e Mesme “Alauddin” organizon garat e Kuranit në nivel të medreseve të Ballkanit

Mbrëmë në Prizren, në institutin “Yunus Emre”, u mbajt programi fetaro-kulturor me temën “Xhamitë dhe nëpunësit fetar”, i organizuar nga zyra për çështje fetare pranë Ambasadës së Republikës së Turqisë në bashkëpunim me Bashkësinë Islame të Kosovës.

Në ambientet e medresesë së mesme “Alauddin”, me një program të pasur kulturor, u shënua 68 vjetori i themelimit të këtij institucioni. Në këtë solemnitet morën pjesë kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, i shoqëruar nga një pjesë e kabinetit të tij, drejtori i Medresesë, Jakup ef. Çunaku, stafi mësimdhënës dhe nxënës.

Nga 1 deri në 3 nëntor organizohen garat e Kuranit në nivel të medreseve të Ballkanit, të cilat do të mbahen nën patronazhin e kryetarit të Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, Myftiut Naim Tërnava, e të organizuara nga Medreseja e Mesme “Alauddin”

Në kuadër të aksionit “Libri më afër lexuesit”, sot me datë 30 tetor 2019, drejtori për Kulturë dhe Veprimtari Botuese të BIK, z.Ramadan Shkodra dhe zëvendëskryeimami, Fatmir ef. Iljazi, të shoqëruar edhe nga kryetari i Këshillit të BI të Gjakovës, Ahmet ef. Hoxha, vizituan bibliotekën “Ibrahim Rugova” në Gjakovë, ku u pritën nga drejtori i bibliotekës, z. Engjëll Berisha.

Me nismën e Drejtorisë për Kulturë e Veprimtari Botuese, Kryesia e BIK që nga sot ka filluar realizimin e aksionit “Libri më afër lexuesit” me ç‘rast sot kanë vizituar bibliotekën “Azem Shkreli” në Pejë, të cilës i kanë dhuruar literaturën e botuar nga Kryesia e BIK, respektivisht shtëpia botuese “Dituria Islame”.

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, takoi mualimet e këshillave të Bashkësisë Islame të Kosovës

Organizuar nga Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, sot në ambientet e këtij institucioni për herë të parë u mbajt provimi vlerësues i hifzit, me qëllim të licencimit të tyre si hafëz

Në të gjitha xhamitë e Kosovës u mbajt hytbe kushtuar dukurisë së trafikimit të qenieve njerëzore dhe dukurisë e lypjes

Me rekomandim të kryetarit të Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiut Naim ef. Tërnava, nesër në të gjitha xhamitë e Kosovës do të mbahet hytbe e përbashkët

Video

Bashkësia Islame e Kosovës shënon 40 vjetorin e përkthimit të parë të Kuranit në shqip

Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!