Aktualitete
Organizuar nga Bashkësia Islame e Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (KNKK) me seli në Gjenevë të Zvicrës; u mbajt një takim me kryetarët e këshillave të BIRK-ut që të kërkohet roli i autoritetit fetar për të ndihmuar të pagjeturit dhe të prekurit e luftës në Kosovë dhe për t’u lehtësuar dhimbjet dhe ankthin familjeve të cilave u mungojnë anëtarët e tyre qe 20 vjet.
Në ambientet e Medresesë në Prishtinë u mbajtën garat e Kuranit edhe me paralelen e djemve, të klasave të njëmbëdhjeta dhe të dymbëdhjeta.
Në ambientet e Medresesë në Prishtinë u mbajten garat e Kuranit, me paralelen e vajzave, të klasëve të njëmbëdhjeta dhe dymbëdhjeta.
Me rastin e 7 dhe 8 marsit, Drejtoria e Arsimit në Prishtinë dhe Medreseja "Alauddin" organizuan një program të larmishëm kulturo-artistik.
Shoqata Islamike Shqiptare Australiane (AAIS) është themeluar nga emigrantët shqiptarë në vitin 1963 dhe njëherit është njëra nga organizatat më të mëdha fetaro-shqiptare si dhe më prestigjoze në Australi.
Në kuadër të manifestimit të përgjithshëm për “Epopenë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës” dhe me rastin e 20- vjetorit të rënies së komandantit legjendar Adem Jashari; Myftiu i Republikës së Kosovës Naim Tërnava me bashkëpunëtorë vizituan Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz dhe u lutën për familjen Jashari.
Me këtë rast, delegacioni i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, të cilit i printe Myftiu Tërnava, kënduan nga një “fatiha” për shpirtrat e tyre./bislame/
Deklarimi i të ashtuquajturit Myftiu i Beogradit Jusufspahiq që Kosova është Serbi, për Kryesinë e BIK-ut, besimtarët myslimanë të Kosovës dhe ata të Kosovës Lindore (Luginës së Preshevës), si dhe për gjithë popullin e Kosovës është treguesi më i mirë për politizimin e fesë për interesa të ulëta e meskine të një njeriu që veten e quan myfti dhe që me vetëdije është vënë në shërbim të politikës serbe.
Shoqata humanitare bamirëse “Bereqeti”, dega në Gjakovë, ka shpërndarë pako ushqimore për familjet të cilat jetojnë në kushte të renda socio-ekonomike.