Tema

Ebu Hurejreja r.a. tregon se vërtet Resulullahu s.a.v.s. ka thënë: "Njerëzit janë metale, sikurse metalet e arit dhe argjendit. Të zgjedhurit e tyre në injorancë (para Islamit) janë të zgjedhur edhe në Islam, nëse ata mësojnë. E shpirtrat janë një grup ushtarësh, ata që e njohin njëri-tjetrin duhen, e ata që largohen prej njëri-tjetrit, do të kundërshtohen. "(1)

Allahu i madhërishëm në Kuranin fisnik urdhëron e thotë: “Kush bën vepër të mirë, qoftë mashkull ose femër, e duke qenë besimtar, Ne do t'i japim atij një jetë të mirë (në këtë botë), e (në botën tjetër) do t'u japim shpërblimin më të mirë për veprat e tyre.” (En - Nahl, 97)

Kurani famëlartë është fjalë e Allahut Fuqiplotë dhe paraqet një ndër mrekullitë (muxhizet) më të mëdha të të dërguarit tonë, Muhamedit (a. s.). Kurani është udhëzues dhe shpëtim për njerëzit e devotshëm dhe për ata që marrin mësim nga Ai. Leximi i Kuranit është ibadeti, adhurimi më i madh dhe kontakti i robit me krijuesin

Ebu Hurejre transmeton se Pejgamberi, alejhi’s selam ka thënë: “Mos ia paraprini Ramazanit me agjërim të një apo dy dite, përveç nëse ndonjëri ka bërë agjërimin traditë (agjëron rregullisht të hënave e të enjteve, apo tri ditët e bardha, apo një ditë po e një jo), atëherë le të agjëroj.”
Kurse në versionin e Buhariut qëndron: “Le të mos ia paraprijë ndokush prej jush Ramazanit me agjërim të një apo dy dite përveç njeriut që ka agjëruar agjërimin e tij; ai le ta agjërojë atë ditë.”

Asnjë fe nuk mund ta lejojë vrasjen, madje, juristët islamë janë unanim se Sheriati islam u vu në mbrojtjen e pesë domosdoshmërive, pa të cilat nuk ka jetë, e ato janë: feja, shpirti, mendja, origjina dhe pasuria.

“Thuaj (o Muhamed) O zot ma shto diturinë”.

Sistemi më ideal?

Islami e fton njeriun në të vërtetën dhe suksesin. I ofron njeriut daljen nga errësira në dritë dhe i tregon mënyrën më të mirë për të jetuar. I tregon njeriut se jeta e jetuar në përputhje me të vërtetën është e vetmja që mund t’i sigurojë suksesin e vërtetë. I ofron njeriut bazat e qëndrueshme mbi të cilat mund të ndërtojë jetën e qetësisë dhe paqes, dhe i tregon se si ta
bëjë

Nëse një religjion favorizon një racë duke i quajtur pjesëtarët e saj si “njerëz të zgjedhur”, është e qartë se ky religjion nuk është universal. Ndarja e njerëzve në raca dhe ndërtimi i raporteve hierarkike mes tyre, është shembull i favorizimit.

“E lartë është fama e Atij që robin e Vet, për t’i treguar disa nga argumentet, e dërgoi në një pjesë të natës nga Mesxhidi Harami në Mesxhidi Aksa që ia kemi bekuar mjedisin. Është ai që dëgjon e sheh çdo gjë!” (Kur'an, Isra, 1)