Tema
Muhamedi (a.s) është padyshim krijesa më e mirë e njerëzimit, për arsye se mirësia e tij nuk u kufizua brenda një shoqërie apo një kombi, por përfshiu gjithë kombet dhe komunitetet. Ai është njeriu i vetëm të cilit bota, pa marrë parasysh kufijtë e saj gjeografikë, besimet apo dallimet racore, i detyron borxhin më të madh të mirënjohjes.
Kurani i emërton në veçanti tre idhuj . . .
Por, pse?
Duke e përcaktuar kuptimin e vërtetë të jetës Kurani i udhëzon njerëzit në qëllimin e ekzistimit. Nëse çështje kryesore për njeriun është ngrënia, pirja, të kënaqurit, të fituarit dhe të grumbulluarit e të mirave materiale (pasurisë) së kësaj bote, atëherë nuk është sipas konceptit të gjykimit drejt për jetën, ngase në këtë rast jeta nuk është kuptuar drejt sepse qëllimi kryesor në këtë jetë nuk është te këto që u përmendën, ndonëse edhe këto nuk guxojnë të lihen anash dhe të neglizhohen, ngase janë nevojë permanente për të jetuar.
Njeriu është një krijesë e përsosur me veçantitë e tij, me përshtatshmërinë anatomike dhe bukurinë fizike, sidomos me dhuntinë e të menduarit dhe mendjen e shëndoshë për të gjykuar drejt dhe për të kuptuar esencën e jetës dhe jetën. Këto janë pasuri e veçantë, dhe vijnë si dhunti nga Zoti i Madhërishëm, e të cilat në asnjë mënyrë nuk mund të kompensohen me
pasuritë tjera, si dhe dallojnë nga krijesat tjera.
Që nga dita e parë e ardhjes në këtë botë njeriu e ka të domosdoshme të jetë i sigurt nga çdo gjë që do ta rrezikonte apo dëmtonte atë.
Të mësuarit pa dyshim se është shumë i rëndësishëm për secilin njeri, por shëndeti (ruajtja e tij) ka edhe më shumë rëndësi.
Seid El-Huderij r.a. transmeton se Pejgamberi a.s. ka thënë: "Kur zgjohet njeriu, të gjitha gjymtyrët e tij i kthehen gjuhës duke i thënë: "Ke frikë Allahun lidhur me ne, sepse ne jemi me ty. Nëse ti je në rrugë të drejtë, edhe ne jemi në rrugë të drejtë, e nëse ti lajthit, edhe ne kemi lajthitur" (Tirmidhiu, nr. 2407)
Në Kuranin famëlartë tregohet se e keqja ka dy burime kryesore. Njëri nga burimet është epshi, i cili gjendet brenda njeriut, dhe atë e urdhëron dhe e nxit vazhdimisht të bëjë punë të liga dhe të pahijshme. Pra, epshi me sugjerimet e tij të vazhdueshme mundohet që njerëzit t'i nxisë të largohen nga rruga e drejtë, e të këqijat dhe të ligat ua tregon si të mira. Në këtë mënyrë ai, me nxitjet e vazhdueshme për keq, njerëzit mundohet t'i dërgojë në humnerë dhe në shkatërrim.